By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pas qëndrimit të PK-së, Raskoviq dërgohet në Beograd – shtohen dyshimet se u rrah nga strukturat ilegale serbe?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pas qëndrimit të PK-së, Raskoviq dërgohet në Beograd – shtohen dyshimet se u rrah nga strukturat ilegale serbe?
Lajme

Pas qëndrimit të PK-së, Raskoviq dërgohet në Beograd – shtohen dyshimet se u rrah nga strukturat ilegale serbe?

Momenti
Published: August 12, 2026

Rasti i Nenad Raskoviqit, i cili ka pretenduar se është rrahur nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ka marrë një tjetër drejtim pas reagimit të institucioneve të sigurisë dhe raportimeve se ai është dërguar për trajtim në Beograd.

Policia e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet se pjesëtarë të saj kanë përdorur forcë ndaj Raskoviqit, ndërsa për rastin është angazhuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, i cili pritet të sqarojë rrethanat.

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Dorajet Imeri, thotë se qëndrimi i Policisë dhe zhvillimet që pasuan ngrenë pikëpyetje mbi versionin e prezantuar nga përfaqësues politikë serbë.

Your browser does not support the video tag.

“Policia e Kosovës doli me qëndrim dhe konfirmoi se nuk ka qenë e përfshirë në rast. Tani mbetet që hetimi ta sqarojë plotësisht se çfarë ka ndodhur dhe kush qëndron prapa dhunës së pretenduar ndaj tij”, thotë Imeri, raporton Epoka e Re.

Sipas tij, një nga skenarët që duhet shqyrtuar është mundësia që Raskoviq të ketë qenë cak i strukturave ilegale serbe në veri.

“Ekziston mundësia që personi në fjalë të jetë rrahur nga strukturat ilegale serbe, nëse ato kanë dyshuar se ai mund të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës lidhur me rastet e varrezave masive. Në një skenar të tillë, qëllimi mund të ketë qenë frikësimi dhe heshtja e tij, ndërsa më pas përgjegjësia t’i atribuohej Policisë së Kosovës”, deklaron Imeri.

Ai thekson se kjo mbetet një hipotezë që duhet verifikuar nga organet kompetente dhe jo një fakt i konstatuar.

Imeri: Dërgimi në Beograd e bën më të vështirë sqarimin e rastit. Sipas Imerit, një element tjetër që ngre pikëpyetje është dërgimi i Raskoviqit në Beograd pas publikimit të rastit dhe reagimit të Policisë së Kosovës.

“Me transferimin e tij në Serbi krijohet një situatë në të cilën ai nuk është lehtësisht i qasshëm për institucionet e Kosovës për të dhënë deklaratë dhe për të ndihmuar në sqarimin e plotë të rrethanave. Në të njëjtën kohë, narrativa e akuzave ndaj Kosovës dhe Policisë së Kosovës mund të vazhdojë edhe pa u ballafaquar me një proces të plotë verifikimi të fakteve”, thotë Imeri.

Sipas tij, institucionet duhet të hetojnë jo vetëm pretendimin fillestar ndaj Policisë, por edhe mundësinë e presionit apo frikësimit të personave që mund të kenë informacione për krimet e luftës.

“Serbia është shumë agresive kur bëhet fjalë për informacionet mbi krimet e luftës”

Imeri e lidh rastin edhe me zhvillimet e fundit rreth kërkimeve për varreza masive dhe informacioneve për personat e zhdukur gjatë luftës.

“Serbia është jashtëzakonisht agresive kur bëhet fjalë për rastet e krimeve të luftës dhe sidomos për personat që mund të japin informacione për lokacionet e varrezave masive. Kemi parë edhe raste të tjera të serbëve ndaj të cilëve janë ngritur dyshime apo janë ndërmarrë veprime pasi dyshohej se kishin dhënë informacione për varreza masive”, thotë Imeri.

Sipas tij, pikërisht për këtë arsye hetimi për rastin Raskoviq duhet të shkojë përtej përplasjes së narrativave politike.

“Duhet të sqarohet kush e ka sulmuar, ku ka ndodhur sulmi, kush ka qenë në kontakt me të para dhe pas rastit dhe nëse ky person ka pasur informacione që lidhen me krimet e luftës apo varrezat masive. Vetëm një hetim i plotë mund t’i japë përgjigje këtyre pyetjeve”, përfundon Imeri.

source

You Might Also Like

Tahiri: Kësaj shumice i ka humbur busulla, e po ia humbin edhe popullit e shtetit
Tahiri e Gruda nga PDK: Kurti bëri manovra sipas skenarit të tij, gjithçka qe doli nga ky Kuvend do ta dërgojmë në Kushtetuese
Bajrami: Kurti doli para qytetarëve dhe premtoi atë që s’e bëri qe 6 vjet
Reuters: Kuvendi i Kosovës e rizgjedh Albin Kurtin kryeministër, kriza politike vazhdon
Zemaj – LVV-së: E njëjta propagandë, por tash mashtrimi është deshifruar

LEXO GJITHASHTU

Janë regjistruar 138 zjarre në zonat pyjore, dëmet mbi 4 milionë euro
Janë regjistruar 138 zjarre në zonat pyjore, dëmet mbi 4 milionë euro
TOP Momenti
Gjini: Qeveria e votuar sot është jokushtetuese dhe jolegjitime, Aleanca do t’i drejtohet Kushtetueses
Gjini: Qeveria e votuar sot është jokushtetuese dhe jolegjitime, Aleanca do t’i drejtohet Kushtetueses
TOP Momenti
PDK dhe Aleanca bojkotojnë seancën për Qeverinë, e konsiderojnë jokushtetuese
PDK dhe Aleanca bojkotojnë seancën për Qeverinë, e konsiderojnë jokushtetuese
TOP Momenti
PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese
PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese
TOP Momenti
I la plumbin në derë dhe i kërkoi 300 mijë euro kushëririt, policia e Shqipërisë arreston autorin
I la plumbin në derë dhe i kërkoi 300 mijë euro kushëririt, policia e Shqipërisë arreston autorin
TOP Momenti

You Might Also Like

Çiklizmi në Zvicër është dy herë më i rrezikshëm se në Holandë
Lajme

Çiklizmi në Zvicër është dy herë më i rrezikshëm se në Holandë

September 13, 2026
Me 62 vota, zgjidhet Qeveria Kurti 4, Haxhiu: Urime dhe suksese
Lajme

Me 62 vota, zgjidhet Qeveria Kurti 4, Haxhiu: Urime dhe suksese

September 13, 2026
Simiq: Jemi kundër qeverisë, nuk do jetë jetëgjatë, do ta rrëzojë Kushtetuesja
Lajme

Simiq: Jemi kundër qeverisë, nuk do jetë jetëgjatë, do ta rrëzojë Kushtetuesja

September 13, 2026
Asnjë ndryshim, Kurti prezanton kabinetin e njëjtë për qeverinë e re
Lajme

Asnjë ndryshim, Kurti prezanton kabinetin e njëjtë për qeverinë e re

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?