Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës brenda 24 orëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente 377 persona.
Sipas njoftimit të QKUK-së, numri më i madh i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë ka qenë Emergjencën Internistike.
“Qendra Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit, ndihmë mjekësore emergjente kanë kërkuar gjithsej 377 persona.
Brenda kësaj periudhe janë trajtuar:
59 pacientë në Reanimim;
98 pacientë në Emergjencën Internistike;
75 pacientë në Emergjencën Kirurgjike;
81 pacientë në Emergjencën Ortopedike;
22 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunimi dhe pastrimi i plagëve.
Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar:1 rast i lëndimit nga armët e ftohta; 41 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 28 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së”, thuhet në njoftim.

