By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Komandati i KFOR-it takon Listën serbe: Optimizimi i pranisë në veri do të bëhet gradualisht dhe mund të kthehet prapa
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Komandati i KFOR-it takon Listën serbe: Optimizimi i pranisë në veri do të bëhet gradualisht dhe mund të kthehet prapa
TOP Momenti

Komandati i KFOR-it takon Listën serbe: Optimizimi i pranisë në veri do të bëhet gradualisht dhe mund të kthehet prapa

Momenti
Published: August 12, 2026

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutaş, ka takuar të martën, në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City”, kryetarin e Listës Serbe, Zlatan Elek, me kërkesë të këtij të fundit.

Në takim morën pjesë edhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, deputetja e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Jovana Radosavljeviq, si dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.

Your browser does not support the video tag.

Sipas KFOR-it, gjatë takimit u diskutua për një sërë çështjesh, përfshirë situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe zbatimin e procesit të paralajmëruar për optimizimin e pozicionimit të KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it theksoi se procesi i optimizimit është nisur si rezultat i përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë.

Ai tha se ky proces do të zhvillohet gradualisht, në bazë të kushteve, dhe mund të kthehet prapa nëse zhvillimet relevante ndikojnë në sigurinë afatgjatë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.

Ulutaş theksoi se KFOR-i do të mbetet plotësisht i pajisur dhe i pozicionuar për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi relevant, në përputhje me mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai tha gjithashtu se KFOR-i mbetet reaguesi i parë për sigurinë e Manastirit të Deçanit dhe se është i përkushtuar ndaj mbrojtjes së tij.

Sa i përket urës kryesore në Mitrovicë, KFOR-i bëri të ditur se kalimi gradual i pranisë së tij nga ura ka hyrë në fazën fillestare.

Tutje thuhet se pas përfundimit të këtij procesi, KFOR-i do të mbajë një prani të fuqishme në Mitrovicën e Veriut dhe në pjesën veriore të Kosovës, në interes të të gjitha komuniteteve. /Telegrafi/

You Might Also Like

Shpallet epidemi në disa komuna të Shkupit për shkak të përhapjes së “Etheve të Nilit perëndimor”
“Gjuajtje me ujë, letra, kapje për duarsh”, tensione në Kuvend – deputetët përplasen fizikisht e verbalisht
Tensione në Kuvend, Hamza: Kuvendi nuk është pronë e Albin Kurtit, të thirret seanca konstituive
Qyteti i Shkupit: Nuk ka bakterie në ujin e Shkupit, ky është një sulm i orkestruar
Bytyqi pengon fizikisht hyrjen e Nagavcit në sallë – më pas e gjuan me letra

LEXO GJITHASHTU

Ngjarjet në Kuvend, Blerta Deliu: Po e mbyllim për sot, do të jemi këtu edhe nesër, do të jemi këtu çdo ditë
Ngjarjet në Kuvend, Blerta Deliu: Po e mbyllim për sot, do të jemi këtu edhe nesër, do të jemi këtu çdo ditë
Lajme
Tensionet në Kuvend, Hamza: Kapje brutale e shtetit, parlamenti s’është pronë e Kurtit e as e VV’së
Tensionet në Kuvend, Hamza: Kapje brutale e shtetit, parlamenti s’është pronë e Kurtit e as e VV’së
Lajme
Bekë Berisha i drejtohet Mërgim Lushtakut: Mos fol me ta, e ka çu Mihali për me të qitë keq
Bekë Berisha i drejtohet Mërgim Lushtakut: Mos fol me ta, e ka çu Mihali për me të qitë keq
Lajme
Mërgim Lushtaku shtyhet fizikisht me Adnan Rrustemin gjatë adresimit për media, ndërhyjnë deputetet tjerë
Mërgim Lushtaku shtyhet fizikisht me Adnan Rrustemin gjatë adresimit për media, ndërhyjnë deputetet tjerë
Lajme
Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Listës Serbe se rrahu një serb
Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Listës Serbe se rrahu një serb
TOP Momenti

You Might Also Like

Ganimete Musliu lag me ujë deputeten Arbërie Nagavci
TOP Momenti

Ganimete Musliu lag me ujë deputeten Arbërie Nagavci

August 12, 2026
Andovski: Nuk ka vend për panik, të respektohen masat e mbrojtjes personale nga ethet e Nilit Perëndimor
TOP Momenti

Andovski: Nuk ka vend për panik, të respektohen masat e mbrojtjes personale nga ethet e Nilit Perëndimor

August 12, 2026
“Po të vjen era e gojës”, përplasje verbale në Kuvend, Gërvalla përballet me deputetet e PDK-së
TOP Momenti

“Po të vjen era e gojës”, përplasje verbale në Kuvend, Gërvalla përballet me deputetet e PDK-së

August 12, 2026
Raportimet për keqtrajtim të Nenad Rashkoviqit, Inspektorati Policor fillon hetimet
TOP Momenti

Raportimet për keqtrajtim të Nenad Rashkoviqit, Inspektorati Policor fillon hetimet

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?