Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka vazhduar kontrollet në tregjet e Kosovës për verifikimin e produkteve të qumështit, duke zhvilluar inspektime në rajonet e Prizrenit, Ferizajt, Vushtrrisë dhe Gjilanit.
Gjatë kontrolleve, inspektorët kanë konstatuar se në disa markete vazhdonin të ishin të ekspozuara për shitje produkte të cilat më herët janë ndaluar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
Si rezultat, nga raftet e marketeve të inspektuara janë tërhequr këto produkte:
Qumësht 3.2% VIDAS – 1 L
Holla Cooking Cream – 1 L
Garden Milk – 1 L
Spec me krem VIDAS – 1 kg
Magic Cream – 400 g
Schmand 18% – 800 g
Djath i bardhë 100% – 250 g
Inspektorët e IQMT-së kanë urdhëruar operatorët ekonomikë që produktet e ndaluara të largohen menjëherë nga raftet e shitjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vendimet e autoriteteve kompetente.
IQMT u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që t’i zbatojnë pa vonesë urdhrat për tërheqjen e produkteve të ndaluara nga tregu./teve1.info/

