By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve”
Lajme

Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve”

Momenti
Published: August 12, 2026

Një rreze lazeri e drejtuar nga toka në drejtim të një avioni mund të shkaktojë pasoja serioze për sigurinë e fluturimit, veçanërisht gjatë fazave të ngritjes dhe aterrimit, transmeton albinfo.ch.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kohët e fundit janë shtuar rastet e raportuara të ndriçimit me lazer ndaj avionëve që janë në proces të aterrimit apo ngritjes.

Your browser does not support the video tag.

Kontrollorët e trafikut ajror kanë ngritur shqetësimin për këtë dukuri, duke theksuar se një veprim i tillë mund të rrezikojë qindra pasagjerë në bord, ekuipazhet e fluturimit, por edhe sigurinë e banorëve që jetojnë në zonat përreth aeroportit.

Sipas kontrollorëve, në disa raste dyshohet se pas përdorimit të lazerëve qëndrojnë të rinj dhe adoleshentë, të cilët mund të mos jenë të vetëdijshëm për pasojat që mund të shkaktojë drejtimi i një rrezeje lazeri drejt kabinës së një avioni.

Rrezja e fortë e lazerit mund të shpërqendrojë pilotët, t’ua vështirësojë shikimin dhe, në raste të caktuara, të shkaktojë verbim të përkohshëm. Rreziku është veçanërisht i madh gjatë aterrimit dhe ngritjes, kur pilotët duhet të kenë përqendrim maksimal.

Për trajtimin e rasteve të tilla është angazhuar edhe Policia Kufitare, e cila vepron në hapësirat e aeroportit. Zyrtarët policorë i trajtojnë këto raste me seriozitet, pasi bëhet fjalë për veprime që mund të cenojnë sigurinë e aviacionit.

Personat që përdorin lazerë në drejtim të avionëve mund të përballen edhe me pasoja të rënda ligjore. Sipas policisë së Kosovës  për veprime të tilla mund të shqiptohet edhe dënim me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

Kontrollorët e trafikut ajror kanë bërë të ditur se me lazerë janë shënjestruar edhe helikopterë të KFOR-it.

Në disa raste, pjesëtarët e KFOR-it kanë arritur të identifikojnë personat që dyshohet se kanë përdorur lazerët dhe, sipas kontrollorëve, kanë ateruar në afërsi të tyre, pas së cilës janë ndërmarrë procedurat përkatëse.

Autoritetet apelojnë që qytetarët të mos përdorin lazerë në drejtim të avionëve apo helikopterëve, duke theksuar se ajo që mund të duket si një veprim i padëmshëm mund të shndërrohet në rrezik serioz për jetën e njerëzve dhe sigurinë e fluturimeve./Albinfo

The post Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

‘‘Ke shkel mbi gjakun e UÇK’’, ‘‘Mos rrej’’, përplasje mes Gërvalles e deputetëve të PDK: Thirreni seancën
Gruda, PDK: Kur sot shkelin Kushtetutën, nesër trokasin në dyert e qytetarëve, është fillimi i instalimit të një regjimi autoritar
Sekuenca tjetër e ballafaqimit Çitaku – Haxhiu: “Jeni tu e prishë shtetin”, “për mu situata është shume  normale”
Qorolli për deklarimet e PDK’së në Kuvend: Shprehi për të kundërshtuar institucionet, vetëm kur Dehari e vlerëson thirret seanca
Haxhiu nis ta mbajë një konferencë, largohet pasi sheh deputetët e PDK-së, ata i thonë “thirre seancën”

LEXO GJITHASHTU

MF: 2.9 milionë euro përkrahje e re për investimet e kompanive në Maqedoni, mjetet nga huaja hungareze, nxitje e fuqishme për ekonominë
MF: 2.9 milionë euro përkrahje e re për investimet e kompanive në Maqedoni, mjetet nga huaja hungareze, nxitje e fuqishme për ekonominë
TOP Momenti
Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk
Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk
TOP Momenti
Çitaku përplaset verbalisht me Haxhiun: Do ta ndalim shkatërrimin e shtetit
Çitaku përplaset verbalisht me Haxhiun: Do ta ndalim shkatërrimin e shtetit
TOP Momenti
Vuçiqi akuzoi Malin e Zi për “riedukim” të serbëve, kryeministri malazez i kundërpërgjigjet: Mos u bëj zëdhënës i Rusisë
Vuçiqi akuzoi Malin e Zi për “riedukim” të serbëve, kryeministri malazez i kundërpërgjigjet: Mos u bëj zëdhënës i Rusisë
TOP Momenti
Sot do të ndodh eklipsi, kur mund të shihet në Maqedoninë e Veriut
Sot do të ndodh eklipsi, kur mund të shihet në Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti

You Might Also Like

‘‘Qetësi’’, ‘‘jo s’ka qetësi e nderume’’, përplasen Jashari e Haxhiu, deputetja e PDK: Tregoju t’rinjve çfarë të ardhme e kanë
Lajme

‘‘Qetësi’’, ‘‘jo s’ka qetësi e nderume’’, përplasen Jashari e Haxhiu, deputetja e PDK: Tregoju t’rinjve çfarë të ardhme e kanë

August 12, 2026
Çitaku nga Kuvendi: Na obligon Kushtetuta të vijmë çdo 48 orë deri në konstituim, LVV e suspendoi demokracinë
Lajme

Çitaku nga Kuvendi: Na obligon Kushtetuta të vijmë çdo 48 orë deri në konstituim, LVV e suspendoi demokracinë

August 12, 2026
Tahiri: Bllokimi i Kuvendit është cenim i sovranitetit, s’do të lejojmë të dhunohet  e drejta e qytetarëve
Lajme

Tahiri: Bllokimi i Kuvendit është cenim i sovranitetit, s’do të lejojmë të dhunohet e drejta e qytetarëve

August 12, 2026
Tahiri e cilëson VV ‘‘organizatë banditeske’’: Kur ti s’e respekton Kushtetutën, pse një biznes mos me shkel ligjin
Lajme

Tahiri e cilëson VV ‘‘organizatë banditeske’’: Kur ti s’e respekton Kushtetutën, pse një biznes mos me shkel ligjin

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?