NJOFTIM PËR TENDER
për ofrimin e shërbimeve me qira të autobusëve, minibusëve dhe furgonëve, me shofer, për nevojat e udhëtimit të kontingjentit italian të vendosur në Komandën Rajonale Perëndimore (RC-W) në Kosovë. Vlera e parashikuar e kontratës: 270,000.00 €. Afati: 12 muaj duke filluar nga muaji pas muajit të nënshkrimit të kontratës, me mundësi zgjatjeje tremujore.
Qendra Administrative e Intendencës njofton kompanitë e interesuara se Forca Italiane e Ndërhyrjes në Kosovë (ITALFOR – KOSOVO) synon të marrë me qira autobusë, minibusë dhe minivanë, me shoferë, për nevojat e udhëtimit të kontingjentit italian të vendosur në Komandën Rajonale Perëndimore (RC-W) në Kosovë.
Kompanitë e interesuara mund të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procedurën e tenderit deri në orën 16:00 të datës 22 gusht 2026 duke dërguar një ftesë të shkurtër në adresën e mëposhtme të email-it: kfor.acquisti@gmail.com.
Kërkesat e pjesëmarrjes përfshijnë përshtatshmërinë profesionale, kapacitetin ekonomik dhe financiar, si dhe aftësitë teknike dhe profesionale, siç përcaktohen në letrën e ftesës qe pason. Këto kërkesa do të përbëjnë faktorë thelbësorë dhe vendimtarë në vlerësimin e ofertave dhe ne perzgjedhjen e tenderit.
Gjuha e zbatueshme: Italiano/Albanese/Inglese.
Përgjegjës për fazën e prokurimit
Shefi i Përkohshëm i Shërbimit Administrativ, aktualisht i identifikuar si:
Nenkolonel. com. Christian D’ONGHIA (PEI: cai-csa@kfor.esercito.difesa.it)
Të dhënat e kontaktit për pyetje eventuale.
cai-csa@kfor.esercito.difesa.it
PËRGJEGJËS PËR PROCEDURËN DHE FAZËN E PERZGJEDHJES
Ten. Col. com. Christian D’ONGHIA
The post NJOFTIM PËR TENDER appeared first on Gazeta Express.
