By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?
Lajme

A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Momenti
Published: August 12, 2026

Marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Serbisë nuk janë strategjike, por interesat e ndërsjella që i kanë afruar dy vendet po ndikojnë edhe në mënyrën se si Kievi e trajton çështjen e pavarësisë së Kosovës, vlerësojnë ekspertë të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë.

I gjithë ky diskutim u nxit pas vizitës së parë zyrtare të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd, ku ai tha se respekton integritetin territorial të partnerëve dhe se qëndrimi i Ukrainës ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës “mbetet i pandryshuar”.

Your browser does not support the video tag.

Kateryna Shymkevych, eksperte në Qendrën Analitike për Studime Ballkanike me bazë në Ukrainë, thotë se Kievi e sheh bashkëpunimin me Beogradin si të dobishëm për furnizimin me municion, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe përpjekjet për ta afruar Serbinë, qoftë edhe pjesërisht, me Perëndimin.

Ndërsa Serbia, thotë ajo, ka nevojë për marrëdhënie më të mira me Gjermaninë dhe Francën, dhe e sheh Ukrainën si një urë drejt BE-së, Ukraina ka interesa konkrete në raport me furnizimin me armë dhe municion dhe dëshiron të mbajë një kanal komunikimi me një vend tradicionalisht prorus.

“Ukraina qartësisht e kupton se Serbia është një vend prorus, por t’i thuash Brukselit se ne nuk do të bashkëpunojmë me Serbinë nuk është një opsion i zbatueshëm”, thotë Shymkevych për Radion Evropa e Lirë.

Ngjashëm shprehet edhe Yevhen Mahda, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politikat Botërore në Kiev.

Ai thotë se Ukraina dhe Serbia nuk mund të quhen partnerë strategjikë, dhe vlersëon se ishte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, ai që realisht përfitoi më shumë nga vizita e Zelenskyt.

Por, Mahda s’e përjashton që edhe Ukraina ka interesa në këtë marrëdhënie.

“Shkurtimisht, [Ukraina përfiton] furnizime me municion dhe perspektivën e përdorimit të Serbisë si kanal për negociata me Rusinë”, thotë ai për REL-in.

E, në këtë ekuacion interesash hyn edhe çështja e Kosovës, me mosnjohjen e saj nga Ukraina që ishte një nga pikat e diskutimit gjatë vizitës së Zelenskyt në Beograd.

Pse nuk e njeh Ukraina Kosovën?

Kievi e arsyeton qëndrimin mosnjohës ndaj pavarësisë së Kosovës duke u thirrur në parimin e integritetit territorial, dhe në frikën se njohja mund të përdoret nga Rusia si precedent për territoret ukrainase të pushtuara.

Por, Kosova argumenton se krahasimi nuk qëndron: në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Në një analizë të publikuar këtë javë për Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, Ramadan Ilazi argumenton se Kosova dhe territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia nuk janë raste të krahasueshme, dhe se Ukraina nuk duhet të krijojë “paralele fiktive” mes tyre.

Kosova, tregon ai, fitoi pavarësinë pas viteve të represionit, luftës, ndërhyrjes së NATO-s dhe një procesi të gjatë ndërkombëtar për përcaktimin e statusit. Krimea, në anën tjetër, u pushtua dhe u aneksua nga Rusia përmes forcës ushtarake.

Çfarë ndodhi në Krime?

Edhe profesori i studimeve për paqe dhe konflikt në Universitetin e Dublinit, Gëzim Visoka, e vendos këtë dallim në qendër të kritikës së tij.

Sipas tij, “nuk ka paralele mes Kosovës dhe territoreve ukrainase të pushtuara”, dhe Ukraina do të ishte më mirë ta njihte Kosovën sesa të krijonte krahasime që, në fund, mund t’i shërbejnë interesave të Rusisë për të justifikuar pushtimin e territoreve ukrainase.

“Në këtë kontekst, mendoj se komenti i panevojshëm dhe jomiqësor i Ukrainës për pavarësinë e Kosovës jo vetëm që i jep legjitimitet qasjes penguese të Serbisë, por gjithashtu u ofron edhe një tjetër justifikim pesë shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Kush e njeh Kosovën?

Këtë argument e theksoi edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Glauk Konjufca, duke thënë se shteti i Kosovës lindi nga lufta e popullit për liri, dhe çlirimi më 1999 erdhi pas “vitesh të shtypjes sistematike dhe fushatës gjenocidale të regjimit të Millosheviqit”.

“Ajo që pasoi nuk ishte një akt aneksimi, okupimi apo pushtimi territorial, por një proces gjithëpërfshirës ndërkombëtar nën administratën e Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetësimit ndërkombëtar për statusin final të Kosovës”, tha Konjufca disa ditë më parë.

Për më tepër, Visoka thotë se Kosova ka bërë mjaftueshëm për Ukrainën që Kievi ta konsiderojë njohjen, ndonëse pranon se vendimi ukrainas mund të varet nga përfundimi i luftës dhe drejtimi strategjik që do të marrë vendi.

“Bezdisja dhe reagimi i Kosovës ndaj deklaratës së Zelenskyt në Beograd janë të matura dhe të kuptueshme. Ekziston një kufi për mbështetjen e njëanshme ndaj Ukrainës dhe Kosova mund të ketë arritur tashmë në atë pikë”, thotë Visoka.

Kosova e ka mbështetur Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus, duke u rreshtuar me sanksionet perëndimore, duke ofruar ndihmë dhe strehim për ukrainasit, dhe duke mbështetur politikisht Kievin.

Por, për Kateryna Shymkevych nga Qendra Analitike për Studime Ballkanike, reagimi ndaj deklaratës së Zelenskyt është “i pajustifikuar”.

“Autoritetet ukrainase nuk kanë premtuar kurrë se do ta njohin Kosovën. Kjo mund të jetë një e vërtetë e hidhur, por është e vërteta”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Shymkevych thotë se për Ukrainën shqetësimi nuk lidhet vetëm me Serbinë – ai lidhet edhe me mënyrën se si Rusia e përdor Kosovën si precedent. Moska, shpjegon ajo, e ka përdorur opinionin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën për të mbështetur argumentet e veta rreth Krimesë, Donjeckut dhe Luhanskut. Donjecku dhe Luhansku janë dy rajone në lindje të Ukrainës, të cilat Rusia pretendon se i ka aneksuar, por që ndërkombëtarisht njihen si pjesë e territorit ukrainas.

Kështu, për Kievin, thotë ajo, ekziston një dilemë reale: njohja e Kosovës mund të mos ketë pasoja të drejtpërdrejta në marrëdhëniet me shumicën e vendeve, por mund t’i japë Rusisë një tjetër argument propagandistik.

“Kjo mund të krijojë kaos edhe më të madh në sistemin ndërkombëtar, duke çuar potencialisht në luftëra civile, në erozionin e mëtejshëm apo edhe në shkatërrimin e plotë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare”, thotë ajo.

Mahda e thekson si pasojë të vetme mundësinë e përkeqësimit të marrëdhënieve me shtetet e BE-së që aktualisht s’e njohin Kosovën.

“Brenda Ukrainës, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të ketë asnjë pasojë negative”, shton ai, duke thënë se për këtë u bind gjatë vizitës së tij në Kosovë në dhjetor të vitit të kaluar.

Megjithatë, Shymkevych thekson se mosnjohja nuk e ka penguar Ukrainën të ndërtojë marrëdhënie gjithnjë e më të afërta me Kosovën.

Ajo përmend bashkëpunimin në misionin e paqeruajtësve ukrainas në KFOR deri në vitin 2022, njohjen e pasaportave të Kosovës për qëllime humanitare, lidhjet ekonomike e tregtare, dhe rrjetet e ekspertëve që punojnë kundër propagandës dhe dezinformimit.

Në vitin 2025, Ukraina emëroi edhe një përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri dhe Kosovë.

Në një intervistë të dhënë të hënën për Radion Evropa e Lirë, kreu i Komisionit për Politikë të Jashtme të parlamentit ukrainas, Oleksandr Merezhko, tha se qëndrimi ndaj pavarësisë së Kosovës mund të ndryshojë pas përfundimit të luftës në Ukrainë, varësisht “nga qëndrimi i Bashkimit Evropian dhe i vendeve të tij anëtare”.

The post A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Konstituimi i Kuvendit, AVONET dhe 13 organizata i drejtohen Kushtetueses
Ramadani: Vetëvendosje po e lë Kosovën të ekspozuar ndaj rreziqeve të sigurisë
Spektakli qiellor i 12 gushtit, si do të përjetohet eklipsi i diellit në Evropë?
Dehari thotë se e thirr seancën në “momentin e parë që kemi sinjale” për marrëveshje për formim të të gjitha institucioneve
Muhaxhiri për situatën politike: Kjo është bllokada më e rrezikshme që nga viti ’99

LEXO GJITHASHTU

Policia e Kosovës sekuestron tre kg marihuanë, i del punë të përdorë edhe armën e zjarrit
Policia e Kosovës sekuestron tre kg marihuanë, i del punë të përdorë edhe armën e zjarrit
TOP Momenti
Analisti kroat: Vuçiq po përpiqet ta destabilizojë Podgoricën dhe ta frenojë rrugën e saj drejt BE-së
Analisti kroat: Vuçiq po përpiqet ta destabilizojë Podgoricën dhe ta frenojë rrugën e saj drejt BE-së
TOP Momenti
Një i panjohur e kishte marr me veturë – më pas e sulmoi, ia grabiti paratë dhe telefonin
Një i panjohur e kishte marr me veturë – më pas e sulmoi, ia grabiti paratë dhe telefonin
TOP Momenti
Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet deri një orë për dalje nga vendi
Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet deri një orë për dalje nga vendi
TOP Momenti
Vjedhje e rëndë në Bibaj të Ferizajt, hajnat marrin në një shtëpi stoli ari dhe pistoletë me leje
Vjedhje e rëndë në Bibaj të Ferizajt, hajnat marrin në një shtëpi stoli ari dhe pistoletë me leje
Lajme

You Might Also Like

Pritje deri 15 minuta në pikat kufitare në dalje të Kosovës
Lajme

Pritje deri 15 minuta në pikat kufitare në dalje të Kosovës

August 12, 2026
Trump ia kërkoi personalisht Putinit, Rusia liron ish-marinsin amerikan pas katër vitesh burgim
Lajme

Trump ia kërkoi personalisht Putinit, Rusia liron ish-marinsin amerikan pas katër vitesh burgim

August 12, 2026
PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive
Lajme

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive

August 12, 2026
Rusia i kërkon ndihmë, Kazakistani përpiqet të ruajë neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë
Lajme

Rusia i kërkon ndihmë, Kazakistani përpiqet të ruajë neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?