By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Kujdes, fol mirë”, “Janë 200 vetë jashtë që duan të hyjnë”, krejt çka ndodhi në seancën e Metës?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Kujdes, fol mirë”, “Janë 200 vetë jashtë që duan të hyjnë”, krejt çka ndodhi në seancën e Metës?
TOP Momenti

“Kujdes, fol mirë”, “Janë 200 vetë jashtë që duan të hyjnë”, krejt çka ndodhi në seancën e Metës?

Momenti
SHARE

Gjykata e Posaçme në Shqipëri refuzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili përmes avokatit kërkoi ndryshim të masës së sigurisë.

Sipas Top Channel, mbrojtja ligjore e Metës bëri kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, duke ofruar dhe garanci pasurore.

Gjatë seancës, avokati i ish-presidentit, Kujtim Cakrani ka pasur debate në distancë me prokurorin e çështjes Sotir Kllapi, ndërsa deputetët Klevis Balliu dhe Tedi Blushi kanë kërkuar pjesëmarrjen e qytetarëve që ishin jashtë dyerve të gjykatës në procesin gjyqësor.

Gjyqtari: Çdo shtetas i kësaj republike ka të drejtë të vijë ta ndjekë gjykimin. Por e kemi vendosur që kamerat do të qëndrojnë fare pak.

Avokati: Kam bërë kërkesë që doja ta bëja në prani të kamerave. Në nenin 339 dhe në Konventën Europiane, dhe duke nisur nga koha e diktaturës, proceset e rëndësisë së veçantë, duke nisur nga grupet armiqësore të Enver Hoxhës, janë bërë edhe me altoparlantë.

Gjyqtari: Kjo është një seancë publike.

Avokati: Jo, ju s’po bëni gjykim publik. Edhe salla është e vogël, mbase do të vijë gjithë partia, s’ka vend; ka vend vetëm për 30 veta.

Gjyqtari: Pra ka të tjerë që kanë ardhur e nuk hyjnë dot?

Monika Kryemadhi: Po, po, ja për shembull Miranda Rira, pedagoge. S’është vetëm Miranda, janë 200 veta.

Avokati i Metës: Ja dinjiteti njerëzor, presidenti në kafaz me xhama. Ku e keni dinjitetin me këto sallat e reja? Ja ku janë tenderat. Presidenti në kafaz, me kë talleni ju? S’jemi budallenj.

Klevis Balliu nga salla: Ka njerëz jashtë, 200 veta.

Tedi Blushi: Ka njerëz jashtë që duan të ndjekin gjyqin dhe s’po i lënë.

Gjyqtari: Ky nuk është miting.

Avokati Kujtim Cakrani: Të lejohet transmetimi direkt. Çdo vendim kufizimi të jetë i motivuar, i parashikuar nga konventat e të drejtave të njeriut. Çdo kërkesë që bëjmë e kërkojmë të arsyetuar, bashkë me atë që bëmë seancën e kaluar për kafazin.

Monika Kryemadhi: Jam dakord me kërkesat e avokatit Cakrani. Sallat janë tipike amerikane, por ka një ndryshim: edhe vrasësit serialë atje ulen me avokatin përkrah.

Avokati Kujtim Cakrani: Të lejohet transmetimi direkt. Çdo vendim kufizimi të jetë i motivuar, i parashikuar nga konventat e të drejtave të njeriut. Çdo kërkesë që bëjmë e kërkojmë të arsyetuar, bashkë me atë që bëmë seancën e kaluar për kafazin.

Kryemadhi: Kam marrë prova dhe më është dhënë një USB nga akuza, por nuk hapet. Kërkoj të merren masa të më vendoset siç duhet. Nuk më janë vënë në dispozicion aktet për çdo përgjim të familjarëve.

SPAK: USB-ja është marrë në gjykatë? Do ta zgjidhim, do ta japim.

Monika: Dua edhe përgjimet.

SPAK: Keni çdo gjë në dosje.

Monika: Jo, nuk i keni futur përgjimet.

Gjyqtari: Gjykata nuk ka se si t’ju japë diçka që nuk e disponon, pra s’ka përgjim.

Monika: Në listën e provave thuhet që ekzistojnë mbi 20 përgjime ambientale, kështu që duam t’i marrim. Në ato materiale nuk ekzistojnë.

Gjyqtari: Është detyrim i organit procedurial t’ua vendosë në dispozicion.

Monika: Me çfarë lekësh i bënë këto ambiente?

Nga salla: Me paratë e konfiskuara të krimit.

Kryemadhi, duke iu kthyer avokatit të Metës: Fole sikur në Parlamentin anglez, duhet t’i kishe thënë më shkurt: “Pap, pap, ç’është ky kafaz?”

Gjyqtarja: Gjykata çmon se regjistrimi me kamera ose transmetimi i drejtpërdrejtë i seancës përbën një formë të ekzagjeruar të publicitetit. Mund të cenojë parimin e pafajësisë. Në proces do të thirren dëshmitarë dhe transmetimi i drejtpërdrejtë përbën cenim të jetës private.

Avokatja e Fatime Kryemadhit: Kërkojmë të zbardhur vendimin e mëparshëm.

Avokati i Metës: Ju duhet të shpreheni për kërkesën e gjykimit të shkurtuar.

Gjyqtarja: Do ta bëjmë këtë, por procedura kërkon që njëherë të flasë prokuroria dhe të lexojë kërkesën, sepse është e përcaktuar renditja.

Prokurori i SPAK Sotir Kllapi: Po paraqesim në mënyrë të përmbledhur faktet dhe objektin e akuzës, duke mbajtur në konsideratë edhe kërkesën për gjykim të shkurtuar për ata që e kanë paraqitur këtë kërkesë. Procedimi u regjistrua në vitin 2019, në bazë të kallëzimit të Romeo Karës, i cili kallëzonte zotin Meta se ka influencuar vetë dhe nëpërmjet lidhjeve të tij për finalizimin e marrëveshjes CEZ-DIA.

Meta ndërhyn: Për korrektesë, CEZ nuk është kompani private, por shtetërore.

Kllapi: …dhe si rrjedhojë ka përfituar nga Kastriot Ismailaj. Më pas, në vitin 2022 është regjistruar kallëzimi nga Idajet Beqiri për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Më pas edhe kallëzimi i Halit Valterit. Secili nga këto procese u bë një.

Avokati i Metës: Ec tek fletët ku flet Rama në Parlament më mirë.

SPAK: Avokat, ulu.

Avokati i Metës: Me mua kujdes, fol mirë, korrigjohu.

Gjyqtarja: Qetësi!

Prokurori Arben Kraja: Që kur ka nisur seanca ne nuk kemi ndërhyrë as folur, kërkojmë barazi në gjykim.

Gjyqtarja: Sapo ndërhyra dhe kërkova qetësi.

SPAK: Ata kanë ndikuar tek zoti Haxhinasto që ai të nxjerrë një urdhër dhe konkretisht urdhri i datës 20 mars 2015 i ministrit të Transportit, zotit Haxhinasto, nëpërmjet të cilit është bërë ndryshimi i një urdhri tjetër për rrjetin e fibrave optike.

source

You Might Also Like

Inflacioni në Kosovë arrin 7.5 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta
Duke kënduar e kërcyer me “DJ” të Rezarta Shkurtës, çfarë po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
Në qytetin serb Borovac nis ushtrimi i përbashkët NATO-Serbi, rreth 600 trupa prezente
Siljanovska-Davkova: Shteti ynë ka nevojë urgjente për bashkëpunim me diasporën
Aksident trafiku në rrugën Gradsko – Prilep, humb jetën një person
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
“Apokaliptike”, njerëzit hidhen në oqean për t’iu shpëtuar zjarreve në ishujt e Hawaiit
TOP Momenti

“Apokaliptike”, njerëzit hidhen në oqean për t’iu shpëtuar zjarreve në ishujt e Hawaiit

Momenti
Momenti
May 11, 2026
Skandal korrupsioni në Ukrainë, ish-shefi i stafit të Zelenskyt i dyshuar
Shënohet 28 vjetori i rënies së heroit Agron Rrahmani, Haxhiu: Nga Besiana e deri në Prishtinë u dallua për veprimtari atdhetare
Shqipëria e nis 2026 me bilanc negativ të popullsisë -Në tre mujorin e parë ka më shumë vdekje sesa lindje
“Po vepron si huligan”, Riha: Vuçiq në mbrojtje, duke zhvilluar luftë psikologjike me të gjithë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?