By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga deklarata e Vuçiqit te reagimet e Prishtinës dhe Tiranës – çka po ndodh me Ujmanin?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga deklarata e Vuçiqit te reagimet e Prishtinës dhe Tiranës – çka po ndodh me Ujmanin?
TOP Momenti

Nga deklarata e Vuçiqit te reagimet e Prishtinës dhe Tiranës – çka po ndodh me Ujmanin?

Momenti
Published: August 10, 2026

Deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Beogradi po mbledh ekspertë për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, ka nxitur reagime të forta në Kosovë dhe Shqipëri.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ushtruesja e detyrës së ministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, si dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, e kanë ngritur çështjen e rëndësisë strategjike të sistemit Ibër-Lepenc dhe liqenit të Ujmanit, duke kërkuar që deklarata e presidentit serb të trajtohet me seriozitet nga partnerët ndërkombëtarë.

Vuçiqi kishte deklaruar se Serbia po bashkon ekspertë nga sektori i ndërtimit, inxhinierë dhe profesionistë të tjerë për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit, raporton Telegrafi.

Your browser does not support the video tag.

​Vuçiq me ide të çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

“Kur ata tashmë po i ngacmojnë kaq shumë njerëzit tanë, le të shohim, kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së ujit të Ibrit, kështu që do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen. Ne jemi një vend sovran, e dini, ndonjëherë kemi interesa të tilla, ndonjëherë kemi interesa të tilla dhe do të sillemi në përputhje me rrethanat”, ka deklaruar Vuçiqi.

Presidenti serb e ka lidhur këtë deklaratë me situatën politike dhe trajtimin e serbëve në Kosovë, ndërsa ka thënë se Serbia duhet të veprojë në përputhje me interesat e saj.

Në të njëjtën deklaratë, Vuçiqi ka përmendur edhe raportet e Serbisë me NATO-n, duke thënë se një përballje ushtarake nuk është opsion për Beogradin.

“A është një mundësi për ne në këtë moment të shkojmë në luftë me NATO-n, a është kjo një mundësi? Nuk mendoj kështu. Po bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë jetën, e cila është tmerrësisht e vështirë për popullin tonë, më të lehtë”, ka thënë ai.

Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit duhet t’u bëhen të njohura partnerëve ndërkombëtarë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar shqetësuese deklaratën për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit.

Në Konferencën e nëntë të Ambasadorëve të Kosovës, Haxhiu u ka bërë thirrje diplomatëve kosovarë që këtë çështje ta ngrenë me partnerët ndërkombëtarë në vendet ku shërbejnë, raporton Telegrafi.

“Një tjetër shqetësim serioz që duhet të adresohet me partnerët tanë janë edhe deklaratat e fundit të Vuçiqit për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër”, ka deklaruar Haxhiu.

​Haxhiu me kërkesë ndaj ambasadorëve: Partnerët tanë duhet ta dinë se edhe sot po gjenden dëshmi të krimeve të luftës

Ajo ka theksuar rëndësinë që kanë Ibër-Lepenci dhe liqeni i Ujmanit për Kosovën.

“Siç e dini, Ibër-Lepenci dhe liqeni i Ujmanit janë pjesë e sistemit jetik për furnizim me ujë, për energjinë, bujqësinë dhe jetën e qindra mijëra qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj, një ndërhyrje e njëanshme në rrjedhat ujore do të kishte pasoja përtej aspektit teknik.

“Ndërhyrja e njëanshme në rrjedhat ujore do të kishte pasoja shumë më tej përtej çështjeve teknike. Do të prekte sigurinë ujore, energjetike, mjedisore dhe njerëzore të Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Pacolli: Resurset ujore nuk mund të përdoren si instrument kërcënimi

Edhe ushtruesja e detyrës së ministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratës së Vuçiqit.

Ajo e ka cilësuar deklaratën “thellësisht shqetësuese dhe të papranueshme”, duke argumentuar se resurset ujore nuk mund të përdoren si instrument presioni apo destabilizimi.

“Sipas Konventës së Helsinkit shtetet kanë detyrim të bashkëpunojnë për përdorimin e drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare, të parandalojnë dëmet ndërkufitare dhe të mbrojnë ekosistemet ujore. Resurset ujore nuk mund të përdoren si instrument kërcënimi, presioni apo destabilizimi ndaj një shteti tjetër”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka theksuar se liqeni i Ujmanit dhe sistemi Ibër-Lepenc përbëjnë infrastrukturë kritike strategjike për Kosovën.

“Ky sistem është jetik për furnizimin me ujë të pijshëm të qindra mijëra qytetarëve, për funksionimin e sektorit energjetik, për bujqësinë dhe për ekuilibrin mjedisor të një pjese të rëndësishme të vendit”, ka deklaruar Pacolli.

Pacolli u ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kombeve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë që të reagojnë ndaj deklaratave të tilla.

Shqipëria: Ndryshimi i rrjedhës së Ibrit nuk është çështje e brendshme

Reagim ka ardhur edhe nga Shqipëria.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka shprehur “shqetësim të thellë” për deklaratën e presidentit serb.

Përmes një postimi në platformën X, Hoxha ka theksuar se ndryshimi i rrjedhës së një lumi që është pjesë e një sistemi ujor ndërkufitar nuk mund të konsiderohet çështje e brendshme dhe të bëhet në mënyrë të njëanshme.

“Ndryshimi i rrjedhës së një lumi që përbën pjesë të një sistemi ujor ndërkufitar nuk është një çështje thjesht e brendshme apo një vendim që mund të merret në mënyrë të njëanshme, veçanërisht kur pasojat e tij prekin drejtpërdrejt territorin, mjedisin, sigurinë ujore, furnizimin me ujë dhe jetën e qytetarëve të një vendi tjetër”, ka shkruar Hoxha.

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Ai është thirrur në parimet e së drejtës ndërkombëtare për ujërat ndërkufitare, duke përmendur përdorimin e drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave, parandalimin e dëmeve ndërkufitare dhe detyrimin për bashkëpunim, shkëmbim informacioni dhe konsultim.

“Çdo projekt ose masë që mund të ndikojë në rrjedhën, sasinë apo cilësinë e ujërave që prekin Kosovën duhet të trajtohet me transparencë, mbi bazën e të dhënave shkencore, me vlerësim të plotë të ndikimit ndërkufitar dhe përmes konsultimit me palën e prekur”, ka deklaruar ministri shqiptar.

Hoxha ka theksuar gjithashtu se uji nuk duhet të përdoret si mjet presioni politik.

“Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër”, ka shkruar ai.

Shqipëria ka shprehur mbështetjen për Kosovën në mbrojtjen e burimeve të saj ujore dhe ka kërkuar që çështje të tilla të trajtohen përmes dialogut, bashkëpunimit dhe standardeve evropiane.

Deklarata e Vuçiqit, ndërkohë, nuk paraqet njoftim për nisjen e një projekti konkret, por flet për mbledhjen e ekspertëve dhe shqyrtimin e mundësisë për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit. Pikërisht kjo deklaratë ka nxitur reagimet në Prishtinë dhe Tiranë, për shkak të rëndësisë së lumit Ibër dhe sistemit Ibër-Lepenc për furnizimin me ujë, energjinë dhe bujqësinë në Kosovë. /Telegrafi/

You Might Also Like

Qeveria e RMV-së miraton listën e parë prioritare me 41 propozim-projekte kapitale për vitin 2027
Deri në orën 18:00 u regjistruan 15 zjarre në Maqedoni, gjashtë ende janë aktive
KFOR-i nis kalimin gradual nga ura e Ibrit, Sveçla: Përgjegjësia për sigurinë do t’i kalojë Policisë së Kosovës
Prej UNESCO-s Ohri dhe Struga të njihen në botë, afat deri në vitin 2030 për masat mbrojtëse
MSH i përgjigjet LSDM-së për rastin në Gostivar: Institucionet të vendosin pa ndikime politike

LEXO GJITHASHTU

Spitali i Gjakovës deklarohet për gjendjen e pacientit që u soll i plagosur me armë zjarri
Spitali i Gjakovës deklarohet për gjendjen e pacientit që u soll i plagosur me armë zjarri
Lajme
Thatësira detyron tragetin e Bazelit të pezullojë shërbimin
Thatësira detyron tragetin e Bazelit të pezullojë shërbimin
Lajme
Refuzimi i Netanyahut ndaj planit 15-pikësh të Trumpit për Gazën nuk pritet të jetë fjala e fundit
Refuzimi i Netanyahut ndaj planit 15-pikësh të Trumpit për Gazën nuk pritet të jetë fjala e fundit
Lajme
Të paktën 13 të vrarë në sulmin me dron ukrainas thellë në Rusi
Të paktën 13 të vrarë në sulmin me dron ukrainas thellë në Rusi
Lajme
Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në Huelva të Spanjës, evakuohen 800 persona! Autoritetet: Mund të duhen ditë për ta vënë nën kontroll
Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në Huelva të Spanjës, evakuohen 800 persona! Autoritetet: Mund të duhen ditë për ta vënë nën kontroll
Lajme

You Might Also Like

PDK: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
TOP Momenti

PDK: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

August 10, 2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë në Konferencën e Ambasadorëve
TOP Momenti

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë në Konferencën e Ambasadorëve

August 10, 2026
VLEN: Kaseta e prishur e BDI-së nuk e fshin vendimin e Grubit për kazinotë
TOP Momenti

VLEN: Kaseta e prishur e BDI-së nuk e fshin vendimin e Grubit për kazinotë

August 10, 2026
Ra nga varka teksa po luante me dy shokët e tij, mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit
TOP Momenti

Ra nga varka teksa po luante me dy shokët e tij, mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit

August 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?