Moti gjatë kësaj jave në Kosovë pritet të jetë kryesisht me diell dhe me temperatura të larta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale për disa ditë radhazi do të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.
Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 30 deri në 35 gradë.
Mot me diell dhe temperatura të larta pritet të ketë edhe të martën. Temperaturat minimale do të jenë 12–17 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 30 deri në 36 gradë Celsius.
Edhe e mërkura do të jetë me diell dhe e nxehtë. Në viset e larta malore mund të ketë vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 16 gradë, ndërsa maksimalet nga 30 deri në 36 gradë Celsius.
Ndryshim i motit pritet të enjten. Derisa pjesa më e madhe e ditës do të jetë me diell, gjatë ditës pritet zhvillim i vranësirave konvektive, të cilat mund të sjellin reshje lokale shiu, bubullima dhe stuhi të izoluara.
Temperaturat të enjten do të lëvizin nga 12 deri në 17 gradë Celsius në vlerat minimale, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 34 gradë.
IHMK-ja ka paralajmëruar se gjatë zhvillimit të stuhive mund të ketë edhe rritje të përkohshme të shpejtësisë së erës dhe ndryshim të drejtimit të saj.

