By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​28 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave, Bekim Berisha
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​28 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave, Bekim Berisha
TOP Momenti

​28 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave, Bekim Berisha

Momenti
Published: August 10, 2026

Më 10 gusht të vitit 1998, Bekim Berisha i njohur me nofkën “Abeja” si njëri ndër luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ra heroikisht pas një luftimi disa orësh me forcat serbe.

Bekim Berisha u lind më 15 qershor të vitit 1966 në fshatin Graboc të Pejës. Gjyshi i dëshmorit, Nexhip Selmani, kishte luftuar kundër pushtuesve serbë vite me radhë

Your browser does not support the video tag.

Prindërit Fazli dhe Fahrije Berisha kishin gjashtë fëmijë: pesë djem dhe një vajzë, ndërsa Bekimi ishte fëmija i gjashtë me radhë. Bekim Berisha shkollën fillore e kreu në Gorazhdevc të Pejës, ndërsa shkollën e mesme të artit, në Pejë.

I rritur dhe i edukuar me kujdes dhe krenari nga gjyshi dhe babai, të cilët me dashuri ia kultivuan ndjenjat kombëtare në shpirtin e njomë të luftëtarit të ardhshëm të lirisë së Kosovës, Bekim Berisha, në pamundësi që të vazhdojë studimet, u detyrua ta braktisë Kosovën. Stacioni i parë për mërgimtarin e ri nga Graboci i Pejës ishte Kroacia.

Në fillim punoi si punëtor krahu. U mor me punë të rënda fizike, në mënyrë që të sigurojë ekzistencën, vetëm e vetëm që ta ndihmojë familjen dhe të regjistrohet në Fakultetin e Hotelerisë në Opati dhe atë të Veterinarisë në Zagreb, transmeton KosovaPress.

Të dy këto fakultete i përfundoi me sukses. Sa qëndroi në Kroaci, Bekim Berisha mësoi gjashtë gjuhë të huaja, kështu që arriti të lexojë edhe literaturë të ndryshme, ekonomike, turistike e deri te ajo ushtarake.

Në këtë kohë, në fillim në Kroaci e më vonë edhe në Bosnjë, shpërtheu lufta e kroatëve dhe boshnjakëve kundër regjimit kolonial serb. Edhe pse me profesion nga fusha e turizmit dhe veterinarisë, Bekim Berisha pa hezituar iu përgjigj vullnetarisht ftesës për luftë kundër këtij regjimi. Në këtë kohë Bekim Berisha jetonte në Holandë, por e la jetën perëndimore dhe u radhit përkrah luftëtarëve kroatë përkatësisht njësiteve elite kroate.

Si luftëtar dhe strateg në luftën kundër serbëve në Kroaci, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë kroate e dekoroi Bekim Berishën me gradën e gjeneralit. Nga lufta e Kroacisë, Bekim Berisha kalon në luftën e Bosnjës, përsëri kundër forcave serbe, duke marrë pjesë në shumë beteja të ashpra.

Situata pas luftës në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë tregonte qartë se nuk ishte e largët dita kur edhe në Kosovë do të fillonte lufta. Andaj Bekim Berisha në fillim të marsit të vitit 1998 me një grup shokësh mërgimtarë hyn në mënyre ilegale në Kosovë, duke u sistemuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fillim u sistemua në Açarevë të Drenicës. Këtu filloi organizimin dhe përgatitjet e para me ushtaret e rinjtë për mësimin e artit ushtarak. Më 22 prill 1998 në Açarevë Bekim Berisha me luftëtarë të tjerë të UÇK-së ngriti flamurin shqiptar dhe hapi Akademinë Ushtarake. Mirëpo në këtë kohë luftimet në mes të forcave serbe dhe atyre të UÇK-së u ashpërsuan shumë në Zonën Operative të Dukagjinit. Bekim Berisha bashkë me dëshmorin Bedri Shala shkuan në Gllogjan të Deçanit, duke u bërë kështu krah i fortë i komandantit Ramush Haradinajt dhe luftëtarëve të Dukagjinit. Ketu Bekim Berisha tregoi shkathtësi në përgatitjen ushtarake të ushtarëve të rinjtë, e sidomos edhe në bartjen, sigurimin dhe grumbullimin e armatimit.

Luftëtari i UÇK-së Bekim Berisha, në Betejën e Junikut, më 29 maj 1998, u angazhua në mbrojtje të kësaj zone, e cila kishte një rëndësi të veçantë strategjike, duke dhënë kontributin maksimal në mbrojtjen e këtij fshati që të mos bie në duar të forcave serbe të cilat e kishin rrethuar me një arsenal të madh ushtarak e njerëzor. Dhe pikërisht rënia e Bekim Berishës ne fushë të nderit, bashkë me luftëtarët trima Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulen, Bashkim Lekun etj. bëri që Juniku të bie në duar të forcave serbe. Ishte kjo dita e 10 gushtit 1998 kur nga një predhë topi bie Bekim Berisha, duke hyrë në përjetësinë e luftës për çlirim të Kosovës nga forcat serbe.

Për meritat dhe heroizmin e Bekim Berishës në luftë kundër regjimit të egër serb që sundoi gati një shekull në Kosovë, Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së, pas përfundimit të luftës, e gradoi me gradën Gjeneralmajor. Bekim Berisha në fillim u varros në Junik. Më vonë u bë rivarrimi në vendlindje dhe aty iu ngrit lapidari që shndrit nure dhe është udhë rrëfim për brezat e ardhshëm.

Edhe pse historianët mendojnë se domeni i fushëveprimtarisë së individit e ngushton fushën e interesimit të historianit, figurat markante siç është figura e Bekim Berishës, është përgjegjësi e madhe për çdo pendë historike që do të merret me këtë figurë.

“Serbët nuk donë diplomaci, veç luftë”, thoshte ai në një nga seritë e videove të rralla që AP pati publikuar e ku flet edhe Berisha gjatë luftës.

Ai më pas në një deklaratë tjetër thoshte se serbët nuk kuptojnë dialogun, por vetëm marrëdhëniet “Zjarr për zjarr”. /KP/

You Might Also Like

Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit
Të enjten dhe të premten priten reshje shiu në Maqedoni
Abdullah Prapashtica dhe infiltrimi në Sigurimin Jugosllav – sonte në “Debat Plus”
Kurti: Zgjerimi ushtarak i Serbisë lidhet me synimet e saj hegjemoniste
​Haxhiu me kërkesë ndaj ambasadorëve: Partnerët tanë duhet ta dinë se edhe sot po gjenden dëshmi të krimeve të luftës

LEXO GJITHASHTU

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin!
Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin!
TOP Momenti
Deklaratat skandaloze të Vuçiqit për Ibrin, vjen grafiti kërcënues nga Serbia: Kur ushtria të kthehet në Kosovë
Deklaratat skandaloze të Vuçiqit për Ibrin, vjen grafiti kërcënues nga Serbia: Kur ushtria të kthehet në Kosovë
TOP Momenti
Kuvendi hap dyert tri ditë për bashkatdhetarët
Kuvendi hap dyert tri ditë për bashkatdhetarët
TOP Momenti
Ndalohet një person nga rrethina e Tetovës, voziti pa leje dhe shkaktoi aksident
Ndalohet një person nga rrethina e Tetovës, voziti pa leje dhe shkaktoi aksident
TOP Momenti
Përfundon asfaltimi, hapet për qarkullim segmenti 2 i rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë [video]
Përfundon asfaltimi, hapet për qarkullim segmenti 2 i rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë [video]
TOP Momenti

You Might Also Like

Pacolli: Zgjedhjet duhet të jenë alternativa e fundit, Kosovës i duhet marrëveshje
TOP Momenti

Pacolli: Zgjedhjet duhet të jenë alternativa e fundit, Kosovës i duhet marrëveshje

August 10, 2026
Çmimet e derivateve mbesin të pandryshuara nga dje
TOP Momenti

Çmimet e derivateve mbesin të pandryshuara nga dje

August 10, 2026
​Konjufca: Serbia është burim kryesor i kërcënimit për Kosovën
TOP Momenti

​Konjufca: Serbia është burim kryesor i kërcënimit për Kosovën

August 10, 2026
Konjufca: Do të vazhdojmë përpjekjet për konstituimin e Kuvendit
TOP Momenti

Konjufca: Do të vazhdojmë përpjekjet për konstituimin e Kuvendit

August 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?