By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zjarri përhapet me shpejtësi në Kanadanë perëndimore, mbi 20 mijë persona evakuohen
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zjarri përhapet me shpejtësi në Kanadanë perëndimore, mbi 20 mijë persona evakuohen
Lajme

Zjarri përhapet me shpejtësi në Kanadanë perëndimore, mbi 20 mijë persona evakuohen

Momenti
Published: August 9, 2026

Mbi 20 mijë persona janë evakuuar në Kanadanë perëndimore, pasi një zjarr i madh u përhap me shpejtësi drejt zonave të banuara përgjatë Liqenit Okanagan, në British Columbia.

I gjithë komuniteti i Summerland, ku jetojnë rreth 12 mijë banorë, është urdhëruar të evakuohet. Urdhri është dhënë edhe për rreth 8 mijë banorë në dhe përreth Peachland, ndërsa autoritetet ende nuk kanë përcaktuar numrin e shtëpive të shkatërruara.

Your browser does not support the video tag.

Zjarri i njohur si “Bald Range” u raportua për herë të parë të premten në mbrëmje, por brenda pak orësh u përhap në një sipërfaqe prej rreth 50 kilometrash katrorë. Flakët përfshinë edhe komunitetin e vogël të Faulder dhe përparuan rreth 15 kilometra drejt Summerland.

Zyrtarët e emergjencave e kanë cilësuar zjarrin si një prej vatrave me përhapjen dhe rritjen më të shpejtë që është parë në këtë zonë.

Edhe zyrtari i emergjencave Erick Thompson u detyrua të largohej nga qendra e operacioneve dhe të evakuonte familjen e tij, pasi zjarri u afrua me zonat e banuara.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë banesa të përfshira nga flakët, ndërsa banorët largohen me automjetet e tyre në rrugët e mbuluara nga tymi.

Mes personave të evakuuar janë edhe Kerry Gold dhe bashkëshorti i saj, Mike Elsinga. Çifti u largua nga banesa rreth orës 00:30, pasi pa flakët që po përhapeshin me shpejtësi nga malet përreth. “Është e frikshme. Po lëviz shpejt”, tha Gold, e cila së bashku me bashkëshortin kishte përgatitur edhe kafshën e tyre për evakuim.

Kanadaja është përballur vitet e fundit me sezone gjithnjë e më intensive të zjarreve, të cilat kanë shkaktuar evakuime masive dhe kanë përhapur tym në zona të mëdha të Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara.

Autoritetet vijojnë përpjekjet për të kontrolluar zjarrin, ndërsa banorët e zonave të prekura janë urdhëruar të qëndrojnë larg vatrave të zjarrit.

The post Zjarri përhapet me shpejtësi në Kanadanë perëndimore, mbi 20 mijë persona evakuohen appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zelensky: Deri në 50 mijë ushtarë të Koresë së Veriut do të vendosen në Rusi
Elvis Hoxha kërkoi falje për lajmin e rremë rreth Time Kadriajt, Burim Ramadani ka disa pyetje për të
Time Kadriaj reagon për lajmin e rremë të Elvis Hoxhës: As Beogradi s’ju shpëton
Time Kadriaj reagon pasi Elvis Hoxha e pranon se shpërndau lajm të rremë: As Beogradi s’ju shpëton
24 orë pas deklaratave të Zelenskyt, reagon Konjufca: Keqardhje, qëndruam krah Ukrainës, i vendosëm sanksione Rusisë

LEXO GJITHASHTU

MPB: 15 arrestime për vozitje të rrezikshme, 8 pa patentë, 4 në gjendje të alkoolizuar
MPB: 15 arrestime për vozitje të rrezikshme, 8 pa patentë, 4 në gjendje të alkoolizuar
TOP Momenti
Konjufca i reagon Zelenskyt: Kosova qëndroi krah Ukrainës pavarësisht mosnjohjes
Konjufca i reagon Zelenskyt: Kosova qëndroi krah Ukrainës pavarësisht mosnjohjes
TOP Momenti
Aksident i rëndë në Muhovc të Ferizajt, një i vdekur dhe një i lënduar
Aksident i rëndë në Muhovc të Ferizajt, një i vdekur dhe një i lënduar
TOP Momenti
Hoxha kërkon falje pasi shpërndau ballinë të rreme të gazetës serbe ‘Blic’ për Time Kadrijajn
Hoxha kërkon falje pasi shpërndau ballinë të rreme të gazetës serbe ‘Blic’ për Time Kadrijajn
TOP Momenti
Anëtari i Kryesisë së LVV-së shpërndan ballinë të rreme të “Blic” për incidentin në Kuvend, reagon Aleanca
Anëtari i Kryesisë së LVV-së shpërndan ballinë të rreme të “Blic” për incidentin në Kuvend, reagon Aleanca
TOP Momenti

You Might Also Like

Pas 6 orësh, Elvis Hoxha i LVV-së kërkon falje për lajmin e rremë
Lajme

Pas 6 orësh, Elvis Hoxha i LVV-së kërkon falje për lajmin e rremë

August 9, 2026
Deklaratat e Vuçiq për Ujmanin strategji e tij para zgjedhjeve, Trajkoviq: I ka rënë popullariteti
Lajme

Deklaratat e Vuçiq për Ujmanin strategji e tij para zgjedhjeve, Trajkoviq: I ka rënë popullariteti

August 9, 2026
Kurti mbrëmë shkoi për relaks në Gjakovë, gazetarja e Euronews shihet në shoqëri me të
Lajme

Kurti mbrëmë shkoi për relaks në Gjakovë, gazetarja e Euronews shihet në shoqëri me të

August 9, 2026
Vezët ndaj Kurtit në Kuvend, The Guardian: Në vitin 2015 ngjashëm u qëllua Isa Mustafa
Lajme

Vezët ndaj Kurtit në Kuvend, The Guardian: Në vitin 2015 ngjashëm u qëllua Isa Mustafa

August 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?