Këshilltari ligjor në Qumështoren “Vita” Lekë Sahatqiju, i ftuar në EURO T7, ka thënë se bazë rezultateve laboratorike është vërtetuar që nuk është gjetur qumësht pluhur në produktet e qumështores VITA.
Sahatqiju, ka shtuar se, në këto produkte s’është gjetur as sasi e shtuar e yndyrës bymore.
‘’Këtu veç kanë tentu me qit pluhur, por qumësht pluhur nuk ka, edhe kjo vërtetohet nga rezultatet e analizave. Materiali që testohet është qumështi VITA, janë marrë dy pako, edhe shihet që parametri është rezultati nuk detektuar qumësht pluhur. Pa asnjë dyshim qumësht pluhur nuk ka. Gjithashtu raporti përcakton nuk identifikuar sasi e shtuar e yndyrës bymore, që është vaj i palmës. Përmes këtij dokumente vërtetohet se nuk ka sasi të yndyrës bymore. Vetë raportet e laboratorit të AUVK po tregojnë se gjithçka ka qenë vetëm qumësht pluhur jo. Ata kanë tentu me qit pluhur syve, por këtu po shihet që qumësht pluhur nuk ka te na’’, ka deklaruar ai mes tjerash.



The post Këshilltari ligjor i VITA: Rezultatet e AUV’it tregojnë se në qumështin Vita s’ka as pluhur te shtuar as vaj palme appeared first on Gazeta Express.

