By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: VLEN: Korridori 8 po ndërtohet, deklaratat e BDI-së janë me doza ​humori
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
VLEN: Korridori 8 po ndërtohet, deklaratat e BDI-së janë me doza ​humori
TOP Momenti

VLEN: Korridori 8 po ndërtohet, deklaratat e BDI-së janë me doza ​humori

Momenti
Published: August 7, 2026

VLEN ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së për projektet infrastrukturore dhe punimet në Korridorin 8, duke i cilësuar akuzat e opozitës si propagandë dhe pretendime të pabazuara.

Në reagim, VLEN ironizon deklaratat e BDI-së, duke thënë se ato janë të mbushura me “trillime” dhe “një dozë të lartë humori”.

Your browser does not support the video tag.

“Çka nuk dëgjojmë nga kuzhina propaganduese e BDI-së! Kumtesa jo vetëm të mbushura me trillime, por edhe me një dozë të lartë humori. Tani paskan nxjerrë edhe një matematikë të re, ‘4 me 1’. Shifra të mbledhura kushedi në cilën kafe të partisë”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Sipas koalicionit qeverisës, kritikat e BDI-së ndaj projekteve infrastrukturore vijnë si pasojë e humbjes së ndikimit politik.
“Opozita po i gërryen keq, andaj nga dëshpërimi kanë filluar të bredhin kantier më kantier, duke numëruar bagerët për të parë se ku po punohet më shumë”, deklaron VLEN.

VLEN u bëri thirrje përfaqësuesve të BDI-së që, në vend të akuzave publike, të paraqesin dokumente që, sipas tyre, mbështesin pretendimet e ngritura.

“Në vend që të bëjnë zhurmë si tenxhere boshe dhe ta fusin NATO-n në propagandën e tyre, le të nxjerrin ndonjë dokument me të cilin e mbështesin trillimin ‘4 me 1′”, thuhet më tej në reagim.

VLEN thekson se punimet në Korridorin 8 po zhvillohen sipas planit dhe se projekti mbetet një nga prioritetet strategjike të qeverisë.

Sipas koalicionit, në segmentin Gostivar–Bukojçan puna po zhvillohet në 17 nga gjithsej 31 kilometra, ndërsa aktivitetet vazhdojnë edhe në aksin Tetovë–Gostivar, si dhe në segmentet e tjera të projektit.

“Korridori 8 është projekt strategjik dhe do të realizohet”, thuhet në reagim.

Në përfundim, VLEN akuzon BDI-në për keqqeverisje gjatë kohës sa ishte në pushtet dhe paralajmëron rënie të mëtejshme të mbështetjes politike për këtë parti.

“Gënjyet sa ishit në pushtet, po shpifni edhe tani në opozitë. Reflektoni, meqë qytetarëve u jeni bërë bezdi. Nëse vazhdoni me këtë avaz, do t’ju fshijnë nga harta politike”, përfundon reagimi i VLEN-it.

You Might Also Like

Zyrtare, Marash Kumbulla i bashkohet Rayo Vallecanos
Ngërçi politik – qytetarët duan institucione të reja, jo zgjedhje
Kadrijaj për seancën e jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë, i kemi nënshkrimet
​Murati-opozitës për seancën konstitutive: Çka kanë sot?
Lista Serbe në fokus të drejtësisë dhe sigurisë, 5 zyrtarë të saj nën hetime

LEXO GJITHASHTU

Lushaku e LDK’së: VV ta thërrasë seancën, të konstituohet Kuvendi, e papranueshme të mos bëhet sonte
Lushaku e LDK’së: VV ta thërrasë seancën, të konstituohet Kuvendi, e papranueshme të mos bëhet sonte
Lajme
Kosova shpall ‘non grata’ shefin e Telekomit të Serbisë
Kosova shpall ‘non grata’ shefin e Telekomit të Serbisë
Lajme
Lushaku e LDK’së: VV ta thërrasë sonte seancën, të konstituohet Kuvendi, e papranueshme të mos bëhet sonte
Lushaku e LDK’së: VV ta thërrasë sonte seancën, të konstituohet Kuvendi, e papranueshme të mos bëhet sonte
Lajme
Kraki me një melodi muzikore në prapavijë flet për situatën politike: Gabim e kanë ata që mendojnë se afati përfundon sonte…
Kraki me një melodi muzikore në prapavijë flet për situatën politike: Gabim e kanë ata që mendojnë se afati përfundon sonte…
Lajme
LDK-ja i bën thirrje VV-së ta thërrasë seancën konstituive sonte
LDK-ja i bën thirrje VV-së ta thërrasë seancën konstituive sonte
Lajme

You Might Also Like

Lushaku-Sadriu i bën thirrje LVV-së: Kuvendi duhet të konstituohet sonte
TOP Momenti

Lushaku-Sadriu i bën thirrje LVV-së: Kuvendi duhet të konstituohet sonte

August 7, 2026
​Radhë kilometrike në pikën kufitare në Morinë për të hyrë në Kosovë
TOP Momenti

​Radhë kilometrike në pikën kufitare në Morinë për të hyrë në Kosovë

August 7, 2026
QMK: Deri në orën 18:00 janë regjistruar 18 zjarre të hapura, katër aktive, dy janë nën kontroll
TOP Momenti

QMK: Deri në orën 18:00 janë regjistruar 18 zjarre të hapura, katër aktive, dy janë nën kontroll

August 7, 2026
Aleanca kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte për konstituimin e Kuvendit
TOP Momenti

Aleanca kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte për konstituimin e Kuvendit

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?