By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Lajme

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

Momenti
Published: August 7, 2026

Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës kanë vetëm edhe disa orë kohë për t’u mbledhur, të premten, në ditën e fundit të afatit 30 ditor të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, për përfundimin e seancës konstituive të organit ligjvënës.

Eugen Cakolli dhe Naim Jakaj, njohës të çështjeve juridike, ndajnë mendimin se mosrespektimi i afatit përbën shkelje kushtetuese, por japin interpretime të ndryshme për hapat që duhet ose mund të pasojnë.

Your browser does not support the video tag.

Cakolli: Nga nesër, nuk mund të thirret seanca konstituive

Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit kushtetues do ta fuste Kosovën në një situatë të shkeljes së rëndë kushtetuese, vlerëson Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Ai argumenton se afati i 7 gushtit është absolut, dhe se nuk mund të tejkalohet, pavarësisht se Kushtetuta e Kosovës nuk specifikon se cilat janë pasojat juridike të mosrespektimit të tij.

“Më shumë sesa zbrazëti kushtetuese, mungesa e këtij, le të themi, sanksioni, unë besoj që është fakti që nuk është supozuar kur është shkruar Kushtetuta që mund të arrijmë pikën ku Kuvendi nuk e konstituon as veten”, thotë Cakolli.

Me arsyetimin se duhet kohë shtesë për bisedime për çështjen e presidentit, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, më 6 gusht kërkoi që seanca konstituive të shtyhej, dhe nuk dha emër për kryeparlamentar, duke e ndërprerë procesin e konstituimit të organit ligjvënës.

Por, nëse konstituimi nuk ndodh deri në mesnatë, Cakolli vlerëson se nuk do të ekzistojë më bazë kushtetuese që kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ta thërrasë vazhdimin e saj.

“Unë besoj që është e qartë që deputetët, pas mesnatës së sotme, nuk kanë të drejtë të mblidhen as me vetiniciativë, e lëre më që t’i thërrasë zoti Dehari, në këtë rast, si kryesues i seancës, për shkak të moshës së tij”, thotë Cakolli.

Për të, pasojat e ngërçit nuk kufizohen vetëm te Kuvendi.

Ai argumenton se, pas betimit si deputetë, ministrat dhe zëvendësministrat deri tani në detyrë nuk mund të vazhdojnë njëkohësisht ushtrimin e funksioneve ekzekutive.

Për këtë arsye, ai e konsideron Qeverinë në detyrë të Kosovës “pa legalitet dhe pa legjitimitet”, duke paralajmëruar se vendimet e saj mund të jenë objekt kontestimi në gjykata.

Sipas Cakollit, zgjidhja e parë juridike, në rast të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues, do të ishte inicimi i një rasti në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, ai beson se, në aspektin politik, epilogu është pothuajse i pashmangshëm.

“Zgjedhjet janë të pashmangshme, thjesht mbetet të gjendet rruga drejt tyre”, thotë ai.

Ai shton se vendi tashmë ka humbur kohë me krizat institucionale, dhe se një proces i ri zgjedhor do të ishte skenari më i pafavorshëm, por nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet, ai nuk sheh një rrugë tjetër kushtetuese për dalje nga ngërçi.

Jakaj: Moskonstituimi e fut Kosovën në një situatë të paprovuar kushtetuese

Ndonëse pajtohet se mosrespektimi i afatit për konstituimin e Kuvendit përbën shkelje kushtetuese, Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka një interpretim tjetër për hapat që duhet të ndërmerren pas mesnatës së 7 gushtit.

Jakaj thotë se, meqë nuk është përcaktuar se cili është sanksioni konkret në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afati, është e mundshme edhe thirrja e seancës konstitutive edhe pas 7 gushit.

“Normalisht, që edhe nëse kalon afati i sotëm, ai [kryesuesi Dehari] duhet ta thërrasë seancën konstitutive. Fatkeqësisht, nuk ka pasojë juridike. Sikur të kishte, do të vepronte në mënyrë të detyrueshme”.

Edhe mundësinë e dërgimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese, ai e sheh me rezervë.

Sipas Jakajt, një rast i ri nuk do të zgjidhte domosdoshmërisht krizën politike, pasi Kushtetuesja nuk ka çfarë të thotë tjetër përveç asaj që “deputetët e Kuvendit të Kosovës janë të obliguar që të veprojnë në interesin më të mirë të vendit dhe që [Kuvendi] është dashur të konstituohet brenda 30 ditëve”.

Megjithatë, edhe Jakaj paralajmëron pasoja serioze nëse bllokada vazhdon.

Ai e lidh ngërçin aktual me afatin për zgjedhjen e presidentit, duke kujtuar se ushtrimi i detyrës së presidentit nuk mund të zgjasë më tepër së 6 muaj, përkatësisht deri në fillim të tetorit.

Kryetarja e legjislaturës së 10-të, Albulena Haxhiu, e betuar më 6 gusht si deputete e legjislaturës së 11-të, është ushtruese e detyrës së Presidentes që nga prilli 2026, kur Vjosa Osmanit i përfundoi mandati pesëvjeçar në krye të shtetit të Kosovës.

“Ne do të hyjmë në një situatë të cilën nuk e kemi shkelur asnjëherë… kjo do të prodhojë pasoja të cilat ne nuk i kemi parë më herët, dhe të cilat në rendin demokratik lirisht mund të quhen rrënim i demokracisë”, thotë Jakaj.

Sipas tij, nëse deri në përfundimin e mandatit të ushtruesit të detyrës së presidentit nuk zgjidhen institucionet e reja, Kosova mund të mbetet pa autoritetin që do të mund të shpallte zgjedhjet ose t’ia besonte mandatin për formimin e Qeverisë kandidatit për kryeministër.

Për këtë arsye, ai vlerëson se partitë politike duhet të arrijnë sa më shpejt një marrëveshje që do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit, formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit, në mënyrë që vendi të shmangte, siç e quan ai, një “anarki institucionale”.

Përveç Cakollit dhe Jakajt, edhe pjesëtarë të tjerë të shoqërisë civile në Kosovë kanë bërë thirrje që konstituimi i Kuvendit të përmbyllet brenda afatit kushtetues.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), në një reagim publik, tha “se interesat partiake kanë tejkaluar interesin publik duke bllokuar funksionimin e institucioneve dhe duke dëmtuar besimin e qytetarëve”.

“Sot nuk ka më hapësirë për justifikime, interpretime të gjëra politike apo shtyrje të mëtejshme. Ekziston vetëm një detyrim i qartë, konstituimi i Kuvendit brenda afatit kushtetues. Çdo dështim për ta përmbushur këtë obligim do të ishte shkelje e kushtetutës dhe një akt i papërgjegjshëm politik dhe institucional”, tha GLPS në reagimin e tij./REL/

The post Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Prokuroria publikon pamje nga arrestimit i të dyshuarit të fundit për krime lufte
Nesër vazhdon seanca konstituive, PDK: Kurti e vendosi vullnetin partiak mbi Kushtetutën e Kosovës
Kurti i shkruan Hamzës, ia ofron PDK pozitën e Kryeparlamentarit: Ky do të ishte kontributi juaj me përfitim për partinë
LDK: Shqetësuese moskonstituimi i Kuvendit, VV’ja ta mundësojë mbajtjen e seancës sonte dhe të përmbyllet procesi
Këshilltari i VITA për konferencën e Armend Mujës: Ato dokumente vet ia kemi tregu, ato i qitke kundër neve

LEXO GJITHASHTU

Gjorgjievski: Nga drunjtë e rrëzuar nga moti i keq në Vodno do të ndërtohet park i ri motorik
Gjorgjievski: Nga drunjtë e rrëzuar nga moti i keq në Vodno do të ndërtohet park i ri motorik
TOP Momenti
LDK kërkon që Kuvendi duhet të konstituohet sonte
LDK kërkon që Kuvendi duhet të konstituohet sonte
TOP Momenti
Pajisje ushtarake të fshehura në veri, dyshohet lidhja me “Mbrojtjen Civile” – kapelat përputhen me ato të përdorura nga pjesëtarët e saj
Pajisje ushtarake të fshehura në veri, dyshohet lidhja me “Mbrojtjen Civile” – kapelat përputhen me ato të përdorura nga pjesëtarët e saj
TOP Momenti
Publikohen pamjet e arrestimit të të dyshuarit për krime lufte, J.R.
Publikohen pamjet e arrestimit të të dyshuarit për krime lufte, J.R.
TOP Momenti
Sadiku: Vetëvendosje po e shkel me paramendim Kushtetutën
Sadiku: Vetëvendosje po e shkel me paramendim Kushtetutën
TOP Momenti

You Might Also Like

Durmishi: Inspektorati sot ka tërhequr nga marketet produktet vendore të qumështit, ato të importuara me vaj palme jo
Lajme

Durmishi: Inspektorati sot ka tërhequr nga marketet produktet vendore të qumështit, ato të importuara me vaj palme jo

August 7, 2026
Ish-drejtori i AUV’it për inspektimin në VITA: Mostrat merren edhe në pika të shitjes, rezultatet s’mund të vonohen më shumë se 72 orë
Lajme

Ish-drejtori i AUV’it për inspektimin në VITA: Mostrat merren edhe në pika të shitjes, rezultatet s’mund të vonohen më shumë se 72 orë

August 7, 2026
Këshilltari ligjor i VITA: Rezultatet e AUV’it tregojnë se në qumështin Vita s’ka as pluhur te shtuar as vaj palme
Lajme

Këshilltari ligjor i VITA: Rezultatet e AUV’it tregojnë se në qumështin Vita s’ka as pluhur te shtuar as vaj palme

August 7, 2026
Këshilltari ligjor i VITA’s: Rezultatet e AUV’it tregojnë se në qumështin Vita s’ka as pluhur te shtuar as vaj palme
Lajme

Këshilltari ligjor i VITA’s: Rezultatet e AUV’it tregojnë se në qumështin Vita s’ka as pluhur te shtuar as vaj palme

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?