Gani Durmishi nga Shoqata e Përpunuesve të Qumështit, në Euro T7, duke folur lidhur me situatën në industrinë e qumështit pas inspektimi të Ministrisë së Bujqësisë dhe AUV në qumështore, ka thënë se ndërprerja e grumbullimit të qumështit ka shkaktu dëme të pariparueshme.
Durmishi, ka shtuar edhe se, sipas tij, inspektorati nga Ministria e Industrisë dhe ajo e Bujqësisë, sot kanë grumbulluar nga marketet mallin vendor, ndërsa atë të importeve jo, duke thënë se në to ka vaj të palmës.
‘’Kur i ra veç këtyre, me pastru vetën ju gju krejt sektorit të qumështit, pardje e kanë nal importin, dje e kanë çu një vendim, edhe na e kanë ndërpre prodhimin, me produkte me prejardhje bimore, me vaj bimor, ku bën pjesë edhe vaj i palmës. Me këtë punë na kanë shkatërru, dami është i pariparueshëm, sot të gjithë kanë marrë vendim edhe ministria e Industrisë dhe ajo e bujqësisë, janë shku me inspektorat të vetin kanë shku në markete, gjithë mallin e kanël grumbullua me hjek, mallin vendor, kur të importeve jo. Nëse është i dëmshëm vaj i palmës, a është i dëmshëm edhe enë produkte që vijnë nga importi. Na e kanë ndalu për prodhim’’, ka thënë ai.
The post Durmishi: Inspektorati sot ka tërhequr nga marketet produktet vendore të qumështit, ato të importuara me vaj palme jo appeared first on Gazeta Express.

