By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pensionistët e Kosovës: Pensioni nuk po na mjafton
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pensionistët e Kosovës: Pensioni nuk po na mjafton
Lajme

Pensionistët e Kosovës: Pensioni nuk po na mjafton

Momenti
Published: August 7, 2026

Rritja e çmimeve dhe kostos së jetesës po e vështirëson gjithnjë e më shumë jetën e pensionistëve në Kosovë.

Shumë prej tyre thonë se pensionet aktuale nuk mjaftojnë për të mbuluar shpenzimet bazë, ndërsa theksojnë se pa ndihmën e familjarëve do ta kishin të pamundur ta përballonin muajin.

Your browser does not support the video tag.

Ata kërkojnë nga institucionet që të rishikojnë nivelin e pensioneve dhe t’i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj kategorie, raporton Ekonomia Onlne.

Ramadan Bllaca, pensionist dhe veteran i arsimit, tha se pensionet janë të ulëta dhe se ka kohë që nuk janë rritur.

“Me pensionet nuk jam veç unë, po nuk janë asnjëri të kënaqur se pensionet vërtetë janë shumë të ulëta dhe nuk janë rritur kaherë”, tha ai.

Bllaca tregoi se pa ndihmën e fëmijëve nuk do ia dilte.

“Vallahi, me qenë veç si individ unë, se unë jam veteran i arsimit, kam punuar para luftës, i marrim nja 100 euro shtesë, pak e kemi pension më të madh se tjerët, po si individ s’e di a kisha mundur me ia dalë a jo, po më ndihmojnë fëmijët”, u shpreh ai.

Ai kërkoi që shteti t’i ketë parasysh pensionistët, pasiqë ka prej tyre që nuk munden t’i përballojnë shpenzimet e tërë muajit.

“Pensionet kjo kategori e pensionistëve që janë, duhet me hy nën kontrollin e shtetit edhe me i pasur parasysh se nuk kanë kah jetojnë. Po nuk po flas veç për vete, se unë thashë se më ndihmojnë fëmijët, po ndiej se ka shumë pensionistë të cilët nuk munden ta mbulojnë kurrsesi muajin”, tha ai.

Pavarësisht pakënaqësive, Bllaca shpreson që gjendja do përmirësohet, duke theksuar edhe kategoritë tjera që iu nevojitet ndihma shtetërore.

“Po, njeriu jeton me shpresa, e ne shpresojmë që ndoshta nesër, pasnesër do të bëhet më mirë. Ne nuk kërkojmë më shumë se tjerët se ne jemi shtetformues edhe jemi në formim e sipër. Nuk duam ne diçka më tepër, po duhet pak me i shikuar edhe kategoritë e tjera, mos me shiku me marrë sa më shumë po me u kënaqur edhe me më pak, që edhe kategoritë e tjera të marrin. Se nuk janë veç pensionistët, po janë edhe shumë familje me ndihmë sociale që kanë nevojë për ndihma shtetërore”, tha ai, për Ekonomia Online.

Ndërsa, Bedriu, një pensionist tjetër tha se nuk është i kënaqur dhe rritja e çmimeve ka ndikuar edhe te pensionistët.

“Po jo bre. Të gjithë e dinë se për shembull këtu u bë shtrenjtim si në Evropë. Të gjitha gjërat i ke më shtrenjtë. Me 47 vjet stazh i merr 240 euro. Ne kemi kontribuar për Buro Ramizin 10 vite. Asnjë pensioner një cent nuk fitojmë prej aty”, tha ai.

Ndërsa tha se për disa gjëra pensioni i mjafton.

“Po diçka po. Po, shpresojmë. Po ka shumë që marrin pa nevojë”, tha ai.

Kurse, pensionisti tjetër, Tahir Syla, tha se pensionin e pleqërisë nuk e merr, por atë të veteranëve, megjithatë as ai nuk i mjafton.

“Unë e marr pensionin e veteranëve, e ajo nuk po na mjafton, po po më duket se tash e kanë bërë të mundshme me e marrë edhe pensionin e pleqërisë. E këtu dihet diçka munden me bë, se jo madje veç këto që janë duke i rregulluar, nuk e di sa, se jo me 200 euro”,  tha ai.

Syla tregoi se për blerjen e duhanit dhe barnave, pensioni nuk është i mjaftueshëm.

“Me pi duhanin e barna, jo, jo valla”, u shpreh ai.

Ndërsa, nuk ka shpresë që do përmirësohet gjendja aktuale për pensionistët, duke theksuar mos formimin e institucioneve.

“Vallahi, njëherë për njëherë s’po mendojmë. S’ka përmirësim, çfarë hallakame atje, s’është askund, qeveria s’është në nivel, s’është as populli, as askush”, tha ai.

The post Pensionistët e Kosovës: Pensioni nuk po na mjafton appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora
Lumir Abdixhiku: Oferta e Kurtit për qeverisje s’është e dinjitetshme për LDK, duam të propozojmë emrin për President
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes
Haki Abazi: “Koha shtesë” e Kurtit episod i radhës për shkatërrimin e LDK’së, Kushtetuta s’është kampionat që të kërkosh vazhdime
Rashiti: Për mosfunkisonim të institucioneve përgjegjësinë kryesore e bart ai që i fiton zgjedhjet

LEXO GJITHASHTU

Gjatë kësaj jave në Maqedoni janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor
Gjatë kësaj jave në Maqedoni janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor
TOP Momenti
Hoti: LDK ka vullnet për themelimin e institucioneve, por kërkon kompromis – duke shantazhuar me zgjedhje nuk arrihet asgjë
Hoti: LDK ka vullnet për themelimin e institucioneve, por kërkon kompromis – duke shantazhuar me zgjedhje nuk arrihet asgjë
TOP Momenti
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: S’ka marrëveshje për presidentin
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: S’ka marrëveshje për presidentin
TOP Momenti
Tri mësime që duhet të nxirren nga ulërimat e Vuçiqit, Dodikut e Knezheviqit në një qytet të Bosnjës
Tri mësime që duhet të nxirren nga ulërimat e Vuçiqit, Dodikut e Knezheviqit në një qytet të Bosnjës
TOP Momenti
Aksident mes dy veturash në Gjakovë, lëndohen nëntë persona
Aksident mes dy veturash në Gjakovë, lëndohen nëntë persona
TOP Momenti

You Might Also Like

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në Gjakovë, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit
Lajme

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në Gjakovë, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit

August 7, 2026
Aksident në Korenicë të Gjakovës, dalin pamjet
Lajme

Aksident në Korenicë të Gjakovës, dalin pamjet

August 7, 2026
Ish-deputeti serb letër Vuçiqit: Në hotelin e kushëririt tim që u rrënua ke fjetur, ai të besoi kur the “s’e dorëzojë Ujmanin”
Lajme

Ish-deputeti serb letër Vuçiqit: Në hotelin e kushëririt tim që u rrënua ke fjetur, ai të besoi kur the “s’e dorëzojë Ujmanin”

August 7, 2026
​Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani
Lajme

​Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?