By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Në mesnatë afati i fundit për konstituim të Kuvendit, s’ka njoftim as për biseda mes partive as për seancë të re
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Në mesnatë afati i fundit për konstituim të Kuvendit, s’ka njoftim as për biseda mes partive as për seancë të re
Lajme

Në mesnatë afati i fundit për konstituim të Kuvendit, s’ka njoftim as për biseda mes partive as për seancë të re

Momenti
Published: August 7, 2026

Sot në orën 23:59 skadon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Deri më tani nuk ka njoftim për seancë të re për ta përfunduar këtë proces që nisi dje me betimin e deputetëve të rinj. Përveç kësaj, s’ka njoftim as për biseda mes partive politike – arsyetimi i kryeministrit në detyrë për lënien në gjysmë të seancës.

Gazeta Express

Your browser does not support the video tag.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, fillimisht zvarriti njoftimin për caktimin e datës për seancën konstituive dhe kur e caktoi atë më 6 gusht – vetëm një ditë para se të përfundonte afati kushtetues – argumentoi se këtë e bëri për t’iu dhënë kohën e duhur partive politike për t’u marrë vesh për themelimin e institucioneve.

Por, 30 ditë pas certifikimit të rezultateve e as disa të tjera përpara edhe pse diheshin thuajse plotësisht se si do të ndaheshin ulëset në Parlament, kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, s’i mjaftuan.

Ai dje kërkoi sërish “kohë shtesë” për bisedime me partitë politike për t’u marrë vesh me Presidentin përkundër që afati përfundon sot në mesnatë.

Nuk dihet nëse do t’i dalë boll dita e sotme Kurtit për ta përmbushur qëllimin e kërkesës për shtyrje apo me “kohë shtesë” ka nënkuptuar kohë edhe përtej afatit të përcaktuar nga një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim për seancë të re dhe s’ka njoftim as për ndonjë takim të ri.

Përderisa PDK u pozicionua në opozitë dhe Aleanca i caktoi gjashtë kushte në këmbim të votave, që kryesisht lidhen me pranimin e gazit amerikan, Kurti ka vetëm LDK’në nga partitë shqiptare për të dialoguar për të zgjidhur ngërçin institucional.

Por edhe me partinë e Lumir Abdixhikut ka “distancë” për ndarjen e pushteteve.

LDK po kërkon që në një marrëveshje të mundshme me Vetëvendosjen të jetë “e përfaqësuar”.

“Ka shumë afrime në shumë çështje, por ende kemi distancë në çështjen kryesore që është balanca demokratike. Ne kërkojmë balancë demokratike dhe kjo kërkon që LDK të jetë e përfaqësuar. Në këtë fazë, s’po flasim për emra individësh të caktuar, po flasim për balancë demokratike. Është e mirë për Kosovën që të ketë balancë demokratike, që palët të jenë të përfaqësuara dhe po ashtu që rezultati zgjedhor të respektohet në tërësi”, tha mes tjerash dje para seancës Abdixhiku.

Por, pas ndërprerjes së seancës, Kurti pati mesazh të qartë.

Ai tha se Presidenti ose Presidentja nuk i takon ndonjë partie dhe nëse do t’i takonte ndonjë partie atëherë “duhet parë numrat”.

E numrat janë në anën e Vetëvendosjes.

“LVV i ka 53, tri partitë tjera opozitare bashkë 47, apo 6 më pak se ne”. 

Ky mospajtim mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje dhe këtë opsion e kishin përmendur edhe Kurti edhe Abdixhiku pas një takimi të dytë që e kishin pasë.

Ndërkohë, ambasadat e shteteve aleate të Kosovës kanë bërë thirrje që liderët politikë të punojnë bashkë e të gjejnë një zgjidhje për formimin e institucioneve duke u bazuar në Kushtetutë dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Krahas thirrjeve, ambasadat paralajmëruar për humbjet që po pëson Kosova nga bllokada politike.

The post Në mesnatë afati i fundit për konstituim të Kuvendit, s’ka njoftim as për biseda mes partive as për seancë të re appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama: Shqipëria, në momentin më të mirë
Vdes 25-vjeçari që ishte lënduar rëndë në aksidentin në Pejë
Irani shtrëngon masat e sigurisë, rriten arrestimet dhe ekzekutimet pas protestave

LEXO GJITHASHTU

Mulliqi për raportet Kosovë–SHBA: Duhet të përshtatemi me çdo administratë amerikane
Mulliqi për raportet Kosovë–SHBA: Duhet të përshtatemi me çdo administratë amerikane
TOP Momenti
IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër
IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër
TOP Momenti
​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot
​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot
TOP Momenti
Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup
Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup
TOP Momenti
Negociatat Abdixhiku-Kurti pa rezultat, deputetët e VV’së thonë se LDK ka shumë zëra dhe se nuk e dinë çfarë duan
Negociatat Abdixhiku-Kurti pa rezultat, deputetët e VV’së thonë se LDK ka shumë zëra dhe se nuk e dinë çfarë duan
Lajme

You Might Also Like

AP: Kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë pa tarifa deri në marrëveshjen përfundimtare
Lajme

AP: Kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë pa tarifa deri në marrëveshjen përfundimtare

August 7, 2026
Politico: Mali i Zi dhe Islanda mund të bashkohen me BE-në së bashku në vitin 2028
Lajme

Politico: Mali i Zi dhe Islanda mund të bashkohen me BE-në së bashku në vitin 2028

August 7, 2026
“Mbeturinat në deponi vetëm me autorizim”, del vendimi i ri për Sferkën
Lajme

“Mbeturinat në deponi vetëm me autorizim”, del vendimi i ri për Sferkën

August 7, 2026
Bajqinovci s’di për takim Kurti-Abdixhiku, beson se s’ka pasoja nëse s’konstituohet Kuvendi sonte
Lajme

Bajqinovci s’di për takim Kurti-Abdixhiku, beson se s’ka pasoja nëse s’konstituohet Kuvendi sonte

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?