By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Versioni i gazetarit të FAZ-it: Si e ndihmoi Serbia me armatim Ukrainën indirekt dhe cili ishte roli i ambasadorit Hill në gjithë këtë histori
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Versioni i gazetarit të FAZ-it: Si e ndihmoi Serbia me armatim Ukrainën indirekt dhe cili ishte roli i ambasadorit Hill në gjithë këtë histori
Lajme

Versioni i gazetarit të FAZ-it: Si e ndihmoi Serbia me armatim Ukrainën indirekt dhe cili ishte roli i ambasadorit Hill në gjithë këtë histori

Momenti
Published: August 7, 2026

Gazetari i FAZ, Michael Martens, në një postim në faqen e tij në “X” ka shkruar për raportin e Serbisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vendimin e Beogradit zyrtar që t’i çojë Ukrainës armatim dhe për involvimin në këtë raport të Beogradit me Kijevin të ish-ambasadorit amerikan, Christopher Hill, sa ka qenë në detyrë në Serbi, raporton Gazeta Express.

Martens duke cituar Hillin, tregon për një takim të këtij të fundit me ambasadorin ukrainas në Beogard dhe kërkesën e Ukrainës për të parë nëse Serbia mund t’i përgjigjet kërkesave të Ukrainës për armatim.

Your browser does not support the video tag.

“Në fillim të mandatit tim në Beograd, ambasadori ukrainas erdhi tek unë me një listë të pajisjeve mbrojtëse për të cilat Ukraina kishte nevojë të dëshpëruar në fushëbetejë. Ekipi i ambasadës sime shqyrtoi nëse Serbia kishte kapacitetet për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave, dhe rezultoi se po, i kishte.”, citon Martens.

Martens sqaron se si Serbia kujdeset të theksojë edhe sot e kësaj dite se nuk i ka shitur Ukrainës as edhe një plumb të vetëm. Ai shton një gjë e tillë formalisht është e saktë, meqë dërgesat janë bërë me ndërmjetësim përmes Polonisë, dhe më pas janë dërguar në Ukrainë pa përfshirjen e Serbisë.

“Por, sigurisht, të gjithë ata që ishin të përfshirë në Beograd e dinin se vende si Polonia dhe Çekia nuk ishin destinacioni përfundimtar i pajisjeve ushtarake. Natyrisht, as rusëve nuk u kishin kaluar pa u vënë re këto transaksione.”, thotë Martens.

Për këtë bashkëpunim indirekt të Serbisë me Ukrainën, Martens thotë se Beogradit i kanë shkuar edhe disa paralajmërime në prapaskenë të cilat janë pasur edhe me kritika publike nga inteligjenca ruse.

“Hill thotë se për palën amerikane ishte e rëndësishme që përfshirja e Serbisë të mos perceptohej si përfitim nga lufta, “por më shumë në kontekstin e një marrëdhënieje të vazhdueshme dhe afatgjatë mes Serbisë dhe Ukrainës, e bazuar në interesat e përbashkëta afatgjata të dy vendeve.””, shkruan Martens.

Sipas gazetarit të FAZ, Hill ka treguar se synimi ka qenë që “Serbia të qëndronte në anën e duhur të historisë”, edhe pse kishte pasur kritika për mosvendosje të sanksioneve kundër Rusisë.

Sipas Hill, synimi ishte gjithashtu që Serbia të qëndronte “në anën e duhur të historisë”, “edhe pse u kritikua për mosbashkimin me sanksionet kundër Rusisë.”

“Hill, i cili nga opozita serbe dhe shumë OJQ u pa si tepër i afërt me Vuçiqin gjatë mandatit të tij si ambasador – thotë se e konsideron të tepruar kritikën ndaj Serbisë për mosmarrjen pjesë në sanksione.”, shkruan Martens.

Martens shkruan për rolin që Hill kishte dashur të marrë gjatë ushtrimit të detyrës së tij si ambasador në Beograd, duke mos qenë thjeshte Serbia një vend që vendos sanksione, por që merr rol për të bërë pak ndryshim në situatën e përgjithshme.

“Rusët ishin, natyrisht, “jashtëzakonisht të pakënaqur” me marrëdhënien në zhvillim mes Ukrainës dhe Serbisë, thotë Hill. Prandaj erdhi edhe kritika publike ruse ndaj Beogradit, ndikimi i së cilës nuk duhet nënvlerësuar duke pasur parasysh disponimin mbizotërues në Serbi”, shkruan Martens.

Martens tregon që e ka pyetur Hillin nëse Serbia bën lojë të dyfishtë duke furnizuar edhe Rusinë me armatim.

 “Për Shtetet e Bashkuara, thotë Hill, ishte një prioritet i lartë “të monitorohej nga afër nëse Serbia po bashkëpunonte me rusët në ndonjë mënyrë. Ne i kushtuam burime të konsiderueshme për t’u siguruar se e dinim situatën e vërtetë.Në Vjenë, disa vite më parë, Hill më kishte thënë se, sipas shërbimeve amerikane, nuk kishte pasur shitje armësh nga Serbia drejt Rusisë, të paktën jo në ndonjë shkallë të konsiderueshme. Këtë ai e përsërit tani edhe publikisht”, shkruan Martens.

Në fund, gazetari i FAZ thotë se Hill e vlerëson si tepër pozitive përfshirjen e Ambasadës amerikane që Serbia t’i japë ndihmë Ukrainës.

 “Ai e quan këtë “një shembull të bashkëpunimit strategjik.”, shkruan Martens./GazetaExpress/

Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy is expected for an official visit in Serbia on Saturday. This was announced simultaneously by Belgrade and Kyiv on Thursday. So what does this visit mean? Some background: pic.twitter.com/zc0TeCtQxT

— Michael Martens (@Andric1961) August 6, 2026

The post Versioni i gazetarit të FAZ-it: Si e ndihmoi Serbia me armatim Ukrainën indirekt dhe cili ishte roli i ambasadorit Hill në gjithë këtë histori appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama: Shqipëria, në momentin më të mirë
Vdes 25-vjeçari që ishte lënduar rëndë në aksidentin në Pejë
Irani shtrëngon masat e sigurisë, rriten arrestimet dhe ekzekutimet pas protestave

LEXO GJITHASHTU

Mulliqi për raportet Kosovë–SHBA: Duhet të përshtatemi me çdo administratë amerikane
Mulliqi për raportet Kosovë–SHBA: Duhet të përshtatemi me çdo administratë amerikane
TOP Momenti
IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër
IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër
TOP Momenti
​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot
​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot
TOP Momenti
Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup
Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup
TOP Momenti
Negociatat Abdixhiku-Kurti pa rezultat, deputetët e VV’së thonë se LDK ka shumë zëra dhe se nuk e dinë çfarë duan
Negociatat Abdixhiku-Kurti pa rezultat, deputetët e VV’së thonë se LDK ka shumë zëra dhe se nuk e dinë çfarë duan
Lajme

You Might Also Like

AP: Kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë pa tarifa deri në marrëveshjen përfundimtare
Lajme

AP: Kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë pa tarifa deri në marrëveshjen përfundimtare

August 7, 2026
Politico: Mali i Zi dhe Islanda mund të bashkohen me BE-në së bashku në vitin 2028
Lajme

Politico: Mali i Zi dhe Islanda mund të bashkohen me BE-në së bashku në vitin 2028

August 7, 2026
“Mbeturinat në deponi vetëm me autorizim”, del vendimi i ri për Sferkën
Lajme

“Mbeturinat në deponi vetëm me autorizim”, del vendimi i ri për Sferkën

August 7, 2026
Bajqinovci s’di për takim Kurti-Abdixhiku, beson se s’ka pasoja nëse s’konstituohet Kuvendi sonte
Lajme

Bajqinovci s’di për takim Kurti-Abdixhiku, beson se s’ka pasoja nëse s’konstituohet Kuvendi sonte

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?