By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rritet ndikimi rus në Francë: Lajmet e rreme me IA synojnë kandidatët për president
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rritet ndikimi rus në Francë: Lajmet e rreme me IA synojnë kandidatët për president
Lajme

Rritet ndikimi rus në Francë: Lajmet e rreme me IA synojnë kandidatët për president

Momenti
Published: August 7, 2026

Vetëm tetë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale në Francë, rrjetet e disinformimit të lidhura me Rusinë kanë nisur një fushatë masive sulmesh kibernetike ndaj figurave kryesore politike në vend. Përdorimi i inteligjencës artificiale për prodhimin e lajmeve të rreme ka ngritur alarmin në Paris, ku qeveria po përgatit ashpërsim të menjëhershëm të kuadrit ligjor.

​Kandidatët në shënjestër të sulmeve

Your browser does not support the video tag.

Sipas burimeve të sigurisë franceze, operacionet e destabilizimit kanë marrë në shënjestër tre kandidatë të deklaruar ose potencialë për garën presidenciale:

​Édouard Philippe (qendra e djathtë): Është bërë shënjestër e shpifjeve online lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

​Raphaël Glucksmann (eurodeputet i së majtës): Është sulmuar përmes një raporti të fabrikuar që akuzonte partneren e tij gazetare për korruptim të medieve.

​Gabriel Attal (ish-kryeministër): Është paraqitur rrembshëm në rrjete sociale si i prekur nga sëmundje serioze.

​Ish-kryeministri Attal akuzoi drejtpërdrejt Moskën gjatë një interviste për radion RTL, duke deklaruar se “nëse nuk mbrohemi, zgjedhjet rrezikojnë të manipulohen”.

​Burg deri në 6 vjet për ndërhyrjet e huaja

​Për t’iu përgjigjur kërcënimit, Kryeministri Sébastien Lecornu njoftoi një projektligj me sanksione mjaft të ashpëtra:

​Ashpërsimi i dënimeve: Shpërndarja e disinformimit gjatë fushatës elektorale do të ndëshkohet me deri në 3 vjet burgim dhe 45,000 euro gjobë (nga 1 vit që është aktualisht).

​Ndërhyrja e fuqive të huaja: Nëse vërtetohet se lajmet e rreme janë shpërndarë në shërbim të një shteti apo organizate të huaj, dënimi shkon deri në 6 vjet burgim.

​Ndërkohë, një pjesë e politikës franceze kërkon masa akoma më radikale, përfshirë pezullimin ose sanksionimin e platformave si TikTok dhe X gjatë periudhës elektorale.

The post Rritet ndikimi rus në Francë: Lajmet e rreme me IA synojnë kandidatët për president appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Na torturuan që në fillim” – Ali Ahmeti rrëfen arrestimin dhe ditët e burgut në vitin 1985
Netanyahu reagon ndaj kërkesës së Turqisë për arrestim ndërkombëtar
Netanyahu reagon ndaj kërkesës së Turqisë për arrestim ndërkombëtar
Sulmi me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person, arrestohet 18 vjeçari
“Xhevat Kasrati” – Ali Ahmeti: UDB-ja kishte njerëz brenda nesh

LEXO GJITHASHTU

Inspektorati i Mjedisit urdhëron mbylljen e një restoranti te Liqeni Radoniqit
Inspektorati i Mjedisit urdhëron mbylljen e një restoranti te Liqeni Radoniqit
TOP Momenti
Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
Lajme
Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona, policia jep detaje
Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona, policia jep detaje
Lajme
Vjedhje e rëndë në Leposaviq, arrestohen tre të dyshuar
Vjedhje e rëndë në Leposaviq, arrestohen tre të dyshuar
TOP Momenti
Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona në Vushtrri, policia jep detaje
Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona në Vushtrri, policia jep detaje
Lajme

You Might Also Like

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person, arrestohet 18 vjeçari
Lajme

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person, arrestohet 18 vjeçari

August 21, 2026
“Nuk e di si e kam goditur”, zbardhet dëshmia e të akuzuarit për vrasjen e turistit në Ksamil: Më erdhi drejt me thikë, unë e lëviza dhe…
Lajme

“Nuk e di si e kam goditur”, zbardhet dëshmia e të akuzuarit për vrasjen e turistit në Ksamil: Më erdhi drejt me thikë, unë e lëviza dhe…

August 21, 2026
IHMK jep parashikimin e motit për vikend – Temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë
Lajme

IHMK jep parashikimin e motit për vikend – Temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë

August 21, 2026
PDK nesër shkon në sallën e Kuvendit në orën 11:00: Seanca konstituive të thirret në përputhje me Kushtetutën
Lajme

PDK nesër shkon në sallën e Kuvendit në orën 11:00: Seanca konstituive të thirret në përputhje me Kushtetutën

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?