By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë, akuzohen për vrasjen e 107 civilëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë, akuzohen për vrasjen e 107 civilëve
TOP Momenti

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë, akuzohen për vrasjen e 107 civilëve

Momenti
Published: August 6, 2026

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë, me propozim për mbajtjen e gjykimit në mungesë, ndaj 20 personave të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Komunën e Gjakovës gjatë viteve 1998-1999.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit M.K., R.Ç., M.D., P.R., S.K., L.O., Zh.S., S.S., L.D., Z.R., D.G., Ç.B., V.B., R.B., R.R., L.R., M.Sh., M.R., S.G. dhe T.A. akuzohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Your browser does not support the video tag.

Aktakuza i ngarkon M.K.-në, në cilësinë e ish-shefit të Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SUP) në Gjakovë, R.Ç.-në si ish-komandant i Njësive të Policisë së Posaçme (PJP), si dhe M.D.-në në cilësinë e ish-komandantit të Brigadës së 52-të të Artilerisë Raketore. Sipas Prokurorisë, ata, së bashku me 17 të pandehurit e tjerë, dyshohet se morën pjesë në një operacion të gjerë ushtarako-policor gjatë të cilit u vranë 107 civilë.

Sipas aktakuzës, gjatë operacionit forcat serbe fillimisht ndanë gratë dhe fëmijët nga burrat.

Prokuroria pretendon se grave u janë marrë stolitë e arit, paratë dhe sendet e tjera me vlerë, ndërsa burrat janë ekzekutuar në shtëpitë dhe oborret e tyre, si dhe në lokacionin e njohur si “Ura e Taliqit”.

Aktakuza po ashtu thekson se gjatë operacionit janë djegur edhe shtëpitë e civilëve.

Prokuroria Speciale ka propozuar që procesi gjyqësor të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, në përputhje me legjislacionin në fuqi për rastet kur të akuzuarit nuk janë të qasshëm për organet e drejtësisë.

You Might Also Like

QMK: 37 zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit, tre janë aktive
Ngërçi institucional, Haxhiu diskuton me ambasadorin britanik
Kallëzim penal ndaj dy shtetasve turq, me kërcënime kanë detyruar dy gostivaras në veprime financiare në dëmin e tyre
Një grua sulmohet me shkop në shtëpinë e pleqve në Leposaviq
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri: 25 vatra në 24 orë, 4 mbeten ende aktive

LEXO GJITHASHTU

“Kalifornia, territori i ri i Republikës Islamike të Iranit”, diplomatët iranianë me ironi i përgjigjen Trumpit pas deklaratës për Hormuzin
“Kalifornia, territori i ri i Republikës Islamike të Iranit”, diplomatët iranianë me ironi i përgjigjen Trumpit pas deklaratës për Hormuzin
Lajme
Evropa përballet me mungesë të madhe punëtorësh: Këto janë profesionet më të kërkuara
Evropa përballet me mungesë të madhe punëtorësh: Këto janë profesionet më të kërkuara
Lajme
Arrestohet një person në Skenderaj pas sulmit ndaj zyrtarit policor
Arrestohet një person në Skenderaj pas sulmit ndaj zyrtarit policor
Lajme
Rama nga Taranto: Do t’i prezantojmë të arriturat e deritanishme në përgatitjet për Prishtina 2030, Lojërave Mesdhetare arritja më e madhe për Kosovën
Rama nga Taranto: Do t’i prezantojmë të arriturat e deritanishme në përgatitjet për Prishtina 2030, Lojërave Mesdhetare arritja më e madhe për Kosovën
Lajme
Gazetari gjerman kritikon Vuçiqin: Propaganda serbe fajëson Brukselin për dështimin e Serbisë drejt BE-së
Gazetari gjerman kritikon Vuçiqin: Propaganda serbe fajëson Brukselin për dështimin e Serbisë drejt BE-së
Lajme

You Might Also Like

Arrestohet mërgimtari në Gjakovë, dyshohet se sulmoi vajzën e tij
TOP Momenti

Arrestohet mërgimtari në Gjakovë, dyshohet se sulmoi vajzën e tij

August 19, 2026
Tre të mitur arrestohen pas përleshjes në Pejë, një person theret me thikë
TOP Momenti

Tre të mitur arrestohen pas përleshjes në Pejë, një person theret me thikë

August 19, 2026
Gati pesë mijë fëmijë janë në pritje për një vend në kopshtet publike të Maqedonisë
TOP Momenti

Gati pesë mijë fëmijë janë në pritje për një vend në kopshtet publike të Maqedonisë

August 19, 2026
PDK dhe prodhuesit vendorë para Qeverisë: Kurti ta ndalë bllokadën, kriza institucionale po na çon drejt falimentimit
TOP Momenti

PDK dhe prodhuesit vendorë para Qeverisë: Kurti ta ndalë bllokadën, kriza institucionale po na çon drejt falimentimit

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?