By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore” – JD Vance paralajmëron Teheranin: Do të përdorim të gjitha mjetet ushtarake
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore” – JD Vance paralajmëron Teheranin: Do të përdorim të gjitha mjetet ushtarake
Lajme

“Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore” – JD Vance paralajmëron Teheranin: Do të përdorim të gjitha mjetet ushtarake

Momenti
Published: August 6, 2026

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, ka deklaruar se Uashingtoni do të përdorë të gjithë arsenalin diplomatik, ekonomik dhe ushtarak për të zgjidhur konfliktin me Iranin, duke garantuar se Teherani nuk do të lejohet në asnjë rrethanë të zhvillojë armë bërthamore.

Marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të tensionuara pas konfrontimeve të fundit ushtarake dhe zhvillimeve rreth Ngushticës së Hormuzit.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë një interviste për rrjetin mediatik “Fox News”, Vance u ndal te pengesat kryesore në procesin e negociatave me regjimin iranian, duke nëvizuar se përballen me një strukturë të ndërlikuar dhe të përçarë pushteti brenda Teheranit.

“Së pari, iranianët janë njerëz jashtëzakonisht të vështirë për të negociuar. Së dyti, ata kanë një sistem të thyer. Ka njerëz brenda sistemit të tyre që duan që lufta të përfundojë, por ka edhe nga ata që janë radikalë të çmendur që duan që lufta të vazhdojë. Detyra jonë është të lundrojmë përmes kësaj situate dhe të marrim rezultatin më të mirë për popullin amerikan dhe për presidentin e SHBA-së,” u shpreh zëvendëspresidenti amerikan

Pavarësisht retorikës së fortë, Vance shprehu besimin se situata do të arrijë në një pikë zgjidhjeje, çka do të sjellë edhe stabilizimin e tregjeve globale të energjisë. Ai theksoi se zgjidhja e këtij konflikti do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e çmimeve të naftës dhe mbajtjen e tyre në nivele të ulëta, ndërsa SHBA-ja do të dalë gjeopolitikisht më e fortë

Nga ana tjetër, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije se preferon arritjen e një marrëveshjeje diplomatike me Teheranin sesa ndërmarrjen e veprimeve ushtarake. Megjithatë, Uashingtoni ka paralajmëruar qartë se opsioni ushtarak mbetet tërësisht i hapur nëse përpjekjet diplomatike dështojnë përfundimisht.

The post “Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore” – JD Vance paralajmëron Teheranin: Do të përdorim të gjitha mjetet ushtarake appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Salla e Kuvendit e mbyllur, Tahiri: Kosova s’mund të mbahet peng nga kalkulimet e Kurtit, askush mbi Kushtetutën dhe Republikën
Ushtria izraelite thotë se komandanti i lartë i Hezbollahut u vra në një sulm në Libanin jugor
Haxhiu reagon pasi u refuzua nga PDK dhe AAK: Veprim i pamatur dhe i gabuar – shpresoj të kemi reflektim deri të martën
Thatësira godet rëndë lumin Rhine, niveli i ujit bie nën 10 centimetra në disa zona
Një muaj paraburgim ndaj gjyqtarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

LEXO GJITHASHTU

PDK i bën thirrje Deharit ta caktojë vazhdimin e seancës sot në ora 11:00
PDK i bën thirrje Deharit ta caktojë vazhdimin e seancës sot në ora 11:00
TOP Momenti
Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Kurtit, askush nuk është mbi Kushtetutën
Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Kurtit, askush nuk është mbi Kushtetutën
TOP Momenti
Dy të vdekur e 27 të lënduar në 24 orët e fundit nga aksidentet në trafik
Dy të vdekur e 27 të lënduar në 24 orët e fundit nga aksidentet në trafik
TOP Momenti
Andonovska: Nuk ka më pritje e as vonesa për furnizime me barna dhe mjete mjekësore
Andonovska: Nuk ka më pritje e as vonesa për furnizime me barna dhe mjete mjekësore
TOP Momenti
Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Prishtinë
Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Prishtinë
TOP Momenti

You Might Also Like

Maroku arreston më shumë se 100 persona që deshën të hyjnë në Ceuta
Lajme

Maroku arreston më shumë se 100 persona që deshën të hyjnë në Ceuta

August 16, 2026
Autobusi polak rrokulliset në Hungari, 12 persona të vdekur
Lajme

Autobusi polak rrokulliset në Hungari, 12 persona të vdekur

August 16, 2026
Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person – dy të dyshuar në arrati
Lajme

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person – dy të dyshuar në arrati

August 16, 2026
Hetim i vdekjes në Prishtinë
Lajme

Hetim i vdekjes në Prishtinë

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?