By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nota mesatare e maturës shtetërore në RMV për këtë vit është 3.66
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nota mesatare e maturës shtetërore në RMV për këtë vit është 3.66
TOP Momenti

Nota mesatare e maturës shtetërore në RMV për këtë vit është 3.66

Momenti
Published: August 6, 2026

Dy muaj pas mbajtjes së provimit të parë ekstern, Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka publikuar rezultatet përfundimtare të sesionit të maturës së qershorit, pas shqyrtimit të ankesave.

Mesatarja e përgjithshme nga të tre llojet e maturës është 3.66. Te matura shtetërore mesatarja është 3.62, te matura shtetërore profesionale 3.91, ndërsa te matura shtetërore artistike 3.59.

Your browser does not support the video tag.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, deklaroi se është e kënaqur me suksesin e arritur, duke theksuar se rezultati është pothuajse në të njëjtin nivel me mesataren e vitit të kaluar prej 3.69, dhe më i mirë krahasuar me vitin 2024, kur mesatarja ishte 3.26.

“Vlerësoj se këto janë rezultate objektive për shkak të përgatitjes së të gjithë të përfshirëve në organizimin e maturës”, tha Janevska.

Për provimet eksterne në sesionin e qershorit ishin paraqitur 14.587 nxënës që kanë përfunduar arsimin e mesëm në vitin shkollor 2025/2026. Prej tyre, 12.184 kanë dhënë maturën shtetërore, 2.276 maturën shtetërore profesionale, ndërsa 127 nxënës maturën shtetërore artistike.

Në provime nuk janë paraqitur 348 nxënës të regjistruar, që paraqet 2,39 për qind të numrit të përgjithshëm.
Këtë vit, për herë të parë maturantët dhanë tre lloje provimesh të maturës – maturë shtetërore, maturë shtetërore profesionale dhe maturë shtetërore artistike.

Interesi më i madh ka qenë për provimin e gjuhës angleze, të cilin e kanë zgjedhur 13.208 nxënës. Në varësi të llojit të maturës, nxënësit kanë pasur mundësi të zgjedhin edhe lëndë të tjera, si matematikë, gjuhë frënge, gjermane, ruse dhe italiane, si dhe histori në maturën artistike.

You Might Also Like

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një gruaje të zhdukur në Gjakovë
Përfituan 134 mijë euro duke mashtruar për transplantim veshke, aktakuzë ndaj dy personave në Pejë
Musliu: Kurti ishte në pishinë në Banjë të Malishevës derisa ne e prisnim para Qeverisë
Paraqiti pasaportë belge që dyshohet se nuk ishte e tij në Aeroportin e Prishtinës, rasti po hetohet
Ish-kandidatja për deputete e LVV-së merr më së shumti pikë në konkursin për drejtor të Agjencisë për Pajisje dhe Produkte Medicinale

LEXO GJITHASHTU

Deputetja e VV s’përmbahet ndaj prodhuesve që protestuan me PDK’në te qeveria: Prodhues të Zajednicës, prodhues të keq
Deputetja e VV s’përmbahet ndaj prodhuesve që protestuan me PDK’në te qeveria: Prodhues të Zajednicës, prodhues të keq
Lajme
Aktakuzë ndaj dy personave në Pejë, ia morën një hallexhiu 135 mijë euro duke i premtuar transplant të veshkës
Aktakuzë ndaj dy personave në Pejë, ia morën një hallexhiu 135 mijë euro duke i premtuar transplant të veshkës
Lajme
Enver Hoxhaj uron bashkëshorten për ditëlindje: Me ty, çdo vit më i bukur, dashuria ime, krenarie ime
Enver Hoxhaj uron bashkëshorten për ditëlindje: Me ty, çdo vit më i bukur, dashuria ime, krenarie ime
Lajme
Të paktën pesë persona të vrarë në Ukrainë; Zelensky: “Safari” brutal rus kundër popullit tonë
Të paktën pesë persona të vrarë në Ukrainë; Zelensky: “Safari” brutal rus kundër popullit tonë
Lajme
Ja sa cigare mund të futni pa doganë në Kosovë – njoftimi i Doganës
Ja sa cigare mund të futni pa doganë në Kosovë – njoftimi i Doganës
Lajme

You Might Also Like

Digjen 15 shtëpi dhe objekte në fshatin Çanishtë afër Prilepit, zjarri është ende aktiv
TOP Momenti

Digjen 15 shtëpi dhe objekte në fshatin Çanishtë afër Prilepit, zjarri është ende aktiv

August 19, 2026
Tahiri: Zbatimi i Kushtetutës duhet të jetë prioritet
TOP Momenti

Tahiri: Zbatimi i Kushtetutës duhet të jetë prioritet

August 19, 2026
Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve te liqeni i Radoniqit
TOP Momenti

Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve te liqeni i Radoniqit

August 19, 2026
Katër raste të vdekjeve, 36 raste të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor
TOP Momenti

Katër raste të vdekjeve, 36 raste të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?