Rruga “Ilir Konushevci”, një prej segmenteve më të frekuentuara të kryeqytetit, është liruar për qarkullim.
“Ekipet e Kryeqytetit kanë punuar pa ndërprerje, edhe gjatë natës, që rruga “Ilir Konushevci” të jetë sot e hapur dhe plotësisht funksionale për qytetarët” shkroi Përparim Rama mëngjesin e sotëm, në njoftimin për hapjen e rrugës.
Rruga ishte e mbyllur nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, për shkak të punimeve.
Punimet filluan më 22 korrik.
The post Lirohet për qarkullim rruga “Ilir Konushevci” appeared first on Gazeta Express.

