By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sot mblidhet Kuvendi për konstituimin e legjislaturës së re
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sot mblidhet Kuvendi për konstituimin e legjislaturës së re
Lajme

Sot mblidhet Kuvendi për konstituimin e legjislaturës së re

Momenti
Published: August 6, 2026

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për konstituimin e legjislaturës së re, vetëm një ditë para përfundimit të afatit kushtetues. Megjithatë, njohësit thonë se sfida kushtetuese lidhet me pozitën e ushtruesit të detyrës së presidentit, meqë neni 90 i Kushtetutës përcakton qartë se kjo detyrë nuk mund të ushtrohet për më shumë se gjashtë muaj.

Sot, në orën 10:00, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në sallë plenare për konstituimin e legjislaturës së njëmbëdhjetë, vetëm një ditë para përfundimit të afatit kushtetues për këtë proces.

Your browser does not support the video tag.

Procedura nis me formimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve të Deputetëve. Pas paraqitjes dhe miratimit të raportit të këtij komisioni, deputetët bëjnë betimin, ndërsa më pas vazhdon procedura për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ka shpjeguar Vullnet Bugaqku nga KDI.

“Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të fillojë procedura për formimin e Qeverisë, ndërsa më pas nisin edhe afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Republikës”, tha Vullnet Bugaqku nga KDI.

Bugaqku paralajmëron se një tjetër sfidë kushtetuese lidhet me pozitën e ushtruesit të detyrës së presidentit. Sipas tij, neni 90 i Kushtetutës përcakton qartë se kjo detyrë nuk mund të ushtrohet për më shumë se gjashtë muaj.

“Ky afat përfundon më 4 tetor dhe, nëse deri atëherë nuk zgjidhet Presidenti i ri, vendi mund të përballet me një situatë të paprecedentë, pasi Kushtetuta dhe Ligji për Presidentin nuk parashohin një mekanizëm për tejkalimin e këtij kufiri kohor”, tha Vullnet Bugaqku nga KDI.

Ndërkohë, analisti politik Artan Muhaxhiri vlerëson se kriza aktuale është rezultat i mungesës së vullnetit politik për t’i siguruar 80 votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

“Në mungesë të kompromisit politik, vendi rrezikon të mbetet i bllokuar mes afateve kushtetuese, interpretimeve juridike dhe sfidave në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa skenari më realist mbetet ai i zgjedhjeve të reja”, tha Artan Muhaxhiri, analist politik.

Legjislatura e re e Kuvendit doli pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

The post Sot mblidhet Kuvendi për konstituimin e legjislaturës së re appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

PDK i ka dërguar sërish kërkesë Deharit për thirrje të seancës, deputetët e tyre shkojë në ora 11:00 në sallë
Zvicra planifikon raportimin e detyrueshëm të krimit të organizuar
Vriten babë e bir në Dukagjin të Shkodrës, një person i plagosur
E rëndë në Dukagjin të Shkodrës, vriten babë e bir, një person i plagosur
Irani reagon ndaj sanksioneve të reja të SHBA-së: Janë të dëshpëruar, do të dështojnë!

LEXO GJITHASHTU

Plazhet në Strugë prej 10 vitesh pa koncesion
Plazhet në Strugë prej 10 vitesh pa koncesion
TOP Momenti
Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2 viktima
Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2 viktima
TOP Momenti
ASH: VLEN kërkon përgjegjësi për tragjedinë e Tetovës, por Kasami dhe Mexhiti aso kohe ishin pjesë e qeverisjes
ASH: VLEN kërkon përgjegjësi për tragjedinë e Tetovës, por Kasami dhe Mexhiti aso kohe ishin pjesë e qeverisjes
TOP Momenti
Kremlini: Putin dhe Trump mund të takohen në samitin e APEC-ut në Kinë
Kremlini: Putin dhe Trump mund të takohen në samitin e APEC-ut në Kinë
Lajme
Vrasja e turistit në Sarandë, zbardhet dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit
Vrasja e turistit në Sarandë, zbardhet dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit
TOP Momenti

You Might Also Like

Matoshi: Kisha në Zogaj i pengon ata që kanë vu turbanë e kanë veshë shalvare talebanësh
Lajme

Matoshi: Kisha në Zogaj i pengon ata që kanë vu turbanë e kanë veshë shalvare talebanësh

August 23, 2026
Sadiku: Një nga rrenat më të mëdha të Qeverisë Kurti janë të ashtuquajturat pako të inflacionit
Lajme

Sadiku: Një nga rrenat më të mëdha të Qeverisë Kurti janë të ashtuquajturat pako të inflacionit

August 23, 2026
Zjarr në Krastë të Krujës, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve
Lajme

Zjarr në Krastë të Krujës, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve

August 23, 2026
Agjencioni i Pyjeve dhe Policia në Ferizaj kapin dhe konfiskojnë 6 traktorë me dru të prera pa leje
Lajme

Agjencioni i Pyjeve dhe Policia në Ferizaj kapin dhe konfiskojnë 6 traktorë me dru të prera pa leje

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?