By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vendimi i komunave në Mal të Zi, MPJ: S’kanë kompetencë ta ç’njohin Kosovën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vendimi i komunave në Mal të Zi, MPJ: S’kanë kompetencë ta ç’njohin Kosovën
TOP Momenti

Vendimi i komunave në Mal të Zi, MPJ: S’kanë kompetencë ta ç’njohin Kosovën

Momenti
Published: August 5, 2026

Disa muaj pasi kishte shpallur pavarësinë, Mali i Zi e njohu Kosovën si shtet të pavarur.

Por 18 vite pas, disa komuna në shtetin fqinj kanë vendosur ta “ç’njohin” pavarësinë e vendit.

Nisma kundër pavarësisë së Kosovës nisi qysh në maj të këtij viti.

E para komunë që miratoi vendimin ishte ajo e Zetës.

E pas saj, ditë më parë, edhe komuna e Plevlës doli me vendim të njëjtë.

Por një gjë të tillë po e kundërshtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi.

Në një përgjigje për tëvë1, nga kjo Ministri thanë se Komunat nuk kanë kompetenca të tilla diplomatike.

“Lidhur me vendimet e miratuara nga disa kuvende komunale në lidhje me njohjen e Republikës së Kosovës, dëshirojmë të nënvizojmë se njësitë e vetëqeverisjes lokale nuk kanë as kompetencë kushtetuese dhe as ligjore në fushën e politikës së jashtme, dhe as nuk janë të autorizuara të miratojnë akte që prodhojnë ndonjë efekt sipas ligjit ndërkombëtar. Vendimet e miratuara nga kuvendet komunale nuk mund të ndikojnë në pozicionin ndërkombëtar të Malit të Zi, të ndryshojnë detyrimet e tij ndërkombëtare ose të ndryshojnë politikën e jashtme të vendosur të shtetit”, thuhet nga Ministria e Jashtme e Malit të Zi.

Madje në përgjigje thuhet se Mali Zi do të vazhdojë ta mbështesë pjesëmarrjen dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata dhe nisma ndërkombëtare e rajonale.

Por cilat janë arsyet që dërguan që këto komuna të marrin këto vendime?

“Aty siç dihet dominojnë partitë pro serbe dhe partitë pro ruse të cilët në këtë formë tentojnë që të animojnë elektoratin e vet, sepse së shpejti në Mal të Zi, do të zhvillohen zgjedhjet jo vetëm për pushtetin vendor, por edhe për pushtetin qendror dhe kuptohet që kjo është një lojë politike, e cila mundohet që elektoratin serb ta bëjë për vete dhe duke luajtur me mitin e Kosovës tentojnë të jenë në pushtet dhe dominojnë në skenën politike”, vlerëson Ali Salaj -analist

Madje sipas analistit politik në Mal të Zi, edhe dy komuna të tjera kanë pasur në plan ta bëjnë një veprim të tillë.

“Në plan ka qenë që edhe Hercignovi dhe Tivati, dy qytete bregdetare të cilat janë afër Bosnjës dhe kanë pasur për qëllim edhe ata bëjnë një gjë të tillë dhe siç duket vërejtja e Bashkimit Evropian ka ndikuar që ata të ndalen dhe të mendojnë se a duhet të vazhdojnë tutje”, thotë Salaj.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi kanë kërkuar nga të gjithë mbajtësit e funksioneve publike që të respektojnë rendin kushtetues dhe të mos krijojnë tensione të panevojshme politike.

 

source

You Might Also Like

​Kërkesat e PDK-së në Kushtetuese, tërheqja nuk e ndal domosdoshmërisht shqyrtimin
Aksident mes një kamioni dhe një makine në Ohër, lëndohet rëndë një person
Digjet një shtëpi në Vallanodovë, humb jetën një person
Shpërbëhet një grup kriminal për kontrabandë dhe korrupsion në Maqedoni, ndalohen gjashtë persona dhe sekuestrohen mbi 100.000 euro
“Jo në emrin tim”, më 1 tetor marsh paqësor në Prishtinë

LEXO GJITHASHTU

UBS: Cyrihu ka rrezikun më të lartë të flluskës së pasurive të paluajtshme në botë
UBS: Cyrihu ka rrezikun më të lartë të flluskës së pasurive të paluajtshme në botë
Lajme
Tërheqja e kërkesës nga Kushtetuesja, a mund të vazhdojë shqyrtimi i lëndës së PDK’së? Flasin ekspertët
Tërheqja e kërkesës nga Kushtetuesja, a mund të vazhdojë shqyrtimi i lëndës së PDK’së? Flasin ekspertët
Lajme
Arrestohet bariu që i kërcënoi turistët me prerje fyti, policia: U lirua pas intervistimit, rasti cilësohet ‘kanosje’
Arrestohet bariu që i kërcënoi turistët me prerje fyti, policia: U lirua pas intervistimit, rasti cilësohet ‘kanosje’
Lajme
Edi Rama e shkarkon menjëherë Vlora Hysenin nga pozita e drejtueses së inteligjencës shqiptare
Edi Rama e shkarkon menjëherë Vlora Hysenin nga pozita e drejtueses së inteligjencës shqiptare
Lajme
Inspektime kundër piraterisë – MINT njofton për kontrolle në Prishtinë e Gjilan, detaje
Inspektime kundër piraterisë – MINT njofton për kontrolle në Prishtinë e Gjilan, detaje
Lajme

You Might Also Like

Redaktor përgjegjës & Gazetar/e për edicionin e diasporës
TOP Momenti

Redaktor përgjegjës & Gazetar/e për edicionin e diasporës

September 22, 2026
Nga solidariteti i vitit 1999 te partneriteti i së ardhmes – Kosova dhe Kuvajti miq të vërtetë, Kurti takon princin kuvajtian
TOP Momenti

Nga solidariteti i vitit 1999 te partneriteti i së ardhmes – Kosova dhe Kuvajti miq të vërtetë, Kurti takon princin kuvajtian

September 22, 2026
Shasivari: Politikat publike duhet të bazohen në njohuri dhe fakte
TOP Momenti

Shasivari: Politikat publike duhet të bazohen në njohuri dhe fakte

September 22, 2026
Kërkohet krijimi i një task-force pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti

Kërkohet krijimi i një task-force pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?