By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga solidariteti i vitit 1999 te partneriteti i së ardhmes – Kosova dhe Kuvajti miq të vërtetë, Kurti takon princin kuvajtian
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga solidariteti i vitit 1999 te partneriteti i së ardhmes – Kosova dhe Kuvajti miq të vërtetë, Kurti takon princin kuvajtian
TOP Momenti

Nga solidariteti i vitit 1999 te partneriteti i së ardhmes – Kosova dhe Kuvajti miq të vërtetë, Kurti takon princin kuvajtian

Momenti
Published: September 22, 2026

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në margjinat e punimeve të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ka takuar princin e Kuvajtit, Sheikh Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se Miqësia mes Kosovës dhe Kuvajtit nuk lindi në kohë të qeta.

“Në vitin 1999, kur populli ynë po dëbohej dhunshëm nga shtëpitë e veta, një nismë televizive në Kuvajt mblodhi shtatë milionë dollarë për një ditë të vetme për Kosovën. Vetë Emiri i ndjerë dhuroi një milion dollarë.

Kuvajti e di nga përvoja e vet ç’do të thotë të përjetosh agresionin e okupimin, ta humbasësh lirinë dhe ta rifitosh me ndihmën e aleatëve. Mbase për këtë e kuptoi Kosovën shpejt dhe mirë. Ne nuk e harrojmë këtë solidaritet”, thekson Kurti.

Sipas postimit të Kurtit në Facebook, princi i Kuvajtit, falënderoi Republikën e Kosovës për përkrahjen në luftimin e ekstremizmit në rajonin e Gjirit.

“Ndërsa biseduam edhe për kontributin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Kuvajt si pjesë e Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Më 11 tetor 2011, Kuvajti e njohu Republikën e Kosovës si shteti i 82-të në botë. Këtë muaj mbushen 15 vjet të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Gjatë gjithë kësaj kohe, në rrugën tonë drejt organizatave ndërkombëtare, Kuvajti ka qëndruar me ne. Për këtë mbështetje të çmuar dhe të vazhdueshme, Shkëlqesisë së Tij i shpreha falënderimet e popullit të Kosovës”, shkruan Kurti.

“Tani është koha për një hap të ri domethënës: këtë miqësi ta kthejmë në partneritet konkret në rrugën e zhvillimit ekonomik. Shprehëm gatishmërinë tonë për ta nënshkruar memorandumin për Komisionin e Përbashkët për Bashkëpunim, i cili do t’u japë marrëdhënieve tona mundësi të reja dhe një kornizë të qëndrueshme. U pajtuam që së shpejti do t’i përmbyllim edhe marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe marrëveshjen për mbrojtjen e investimeve.

Kërkuam gjithashtu mbështetjen e Kuvajtit që Kosova të fitojë statusin e vëzhguesit në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.

Nevoja dhe vullneti i përbashkët për bashkëpunim ekonomik më të gjerë dhe më të thellë lidhen doemos me arritjet e Kosovës në sektorë kyç, si teknologjia e informacionit dhe industria e mbrojtjes, e ku të rinjtë dhe kompanitë tona po dëshmojnë çdo ditë se Kosova është vend i talentit, i punës dhe i mundësive.

Nga solidariteti i vitit 1999 te partneriteti i së ardhmes: Kosova dhe Kuvajti, miq të vërtetë”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

You Might Also Like

​Kërkesat e PDK-së në Kushtetuese, tërheqja nuk e ndal domosdoshmërisht shqyrtimin
Aksident mes një kamioni dhe një makine në Ohër, lëndohet rëndë një person
Digjet një shtëpi në Vallanodovë, humb jetën një person
Shpërbëhet një grup kriminal për kontrabandë dhe korrupsion në Maqedoni, ndalohen gjashtë persona dhe sekuestrohen mbi 100.000 euro
“Jo në emrin tim”, më 1 tetor marsh paqësor në Prishtinë

LEXO GJITHASHTU

UBS: Cyrihu ka rrezikun më të lartë të flluskës së pasurive të paluajtshme në botë
UBS: Cyrihu ka rrezikun më të lartë të flluskës së pasurive të paluajtshme në botë
Lajme
Tërheqja e kërkesës nga Kushtetuesja, a mund të vazhdojë shqyrtimi i lëndës së PDK’së? Flasin ekspertët
Tërheqja e kërkesës nga Kushtetuesja, a mund të vazhdojë shqyrtimi i lëndës së PDK’së? Flasin ekspertët
Lajme
Arrestohet bariu që i kërcënoi turistët me prerje fyti, policia: U lirua pas intervistimit, rasti cilësohet ‘kanosje’
Arrestohet bariu që i kërcënoi turistët me prerje fyti, policia: U lirua pas intervistimit, rasti cilësohet ‘kanosje’
Lajme
Edi Rama e shkarkon menjëherë Vlora Hysenin nga pozita e drejtueses së inteligjencës shqiptare
Edi Rama e shkarkon menjëherë Vlora Hysenin nga pozita e drejtueses së inteligjencës shqiptare
Lajme
Inspektime kundër piraterisë – MINT njofton për kontrolle në Prishtinë e Gjilan, detaje
Inspektime kundër piraterisë – MINT njofton për kontrolle në Prishtinë e Gjilan, detaje
Lajme

You Might Also Like

Redaktor përgjegjës & Gazetar/e për edicionin e diasporës
TOP Momenti

Redaktor përgjegjës & Gazetar/e për edicionin e diasporës

September 22, 2026
Shasivari: Politikat publike duhet të bazohen në njohuri dhe fakte
TOP Momenti

Shasivari: Politikat publike duhet të bazohen në njohuri dhe fakte

September 22, 2026
Kërkohet krijimi i një task-force pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti

Kërkohet krijimi i një task-force pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 22, 2026
FSK forcon kapacitetet për mirëmbajtjen e automjeteve me ndihmën amerikane
TOP Momenti

FSK forcon kapacitetet për mirëmbajtjen e automjeteve me ndihmën amerikane

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?