By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Redaktor përgjegjës & Gazetar/e për edicionin e diasporës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Redaktor përgjegjës & Gazetar/e për edicionin e diasporës
TOP Momenti

Redaktor përgjegjës & Gazetar/e për edicionin e diasporës

Momenti
Published: September 22, 2026

Telegrafi shpall konkurs për plotësimin e dy pozitave në ekipin editorial të Diasporës:

  • Redaktor Përgjegjës për edicionin e diasporës
  • Gazetar/e për edicionin e diasporës

Pozitat janë të dedikuara për mbulimin, trajtimin dhe raportimin e lajmeve dhe zhvillimeve që lidhen me komunitetin shqiptar në diasporë, me fokus aktual në Zvicër dhe me synim zgjerimin e mëtejmë të edicionit të Diasporës.

Të dy pozitat do të jenë të bazuara në Redaksinë e Telegrafit në Prishtinë, duke bashkëpunuar ngushtë me ekipin dhe zyrën e Telegrafit në Zvicër.

Përzgjedhja për pozitat do të bëhet në bazë të përvojës, aftësive profesionale dhe profilit të kandidatëve.

Redaktor Përgjegjës për Diasporë

Redaktori Përgjegjës do të ketë rol aktiv editorial dhe gazetaresk. Përveç menaxhimit të përmbajtjes dhe ballinës së edicionit të Diasporës, ai/ajo do të angazhohet drejtpërdrejt në mbulimin, trajtimin dhe përkthimin e temave relevante.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi i përditshëm editorial i edicionit të Diasporës;
  • Menaxhimi dhe organizimi i ballinës së edicionit të Diasporës;
  • Përcaktimi dhe prioritizimi i temave kryesore për publikim;
  • Koordinimi editorial ndërmjet ekipit në Prishtinë dhe atij në Zvicër;
  • Redaktimi dhe kontrolli i përmbajtjeve para publikimit;
  • Mbulimi dhe trajtimi i drejtpërdrejtë i lajmeve dhe temave nga diaspora;
  • Koordinimi dhe realizimi i video-intervistave në terren, në hapësirat e zyrave dhe në lokacione të tjera, sipas temave dhe nevojave editoriale;
  • Pjesëmarrja aktive në realizimin e përmbajtjeve video dhe formateve të veçanta për edicionin e Diasporës.
  • Përkthimi dhe përshtatja e lajmeve nga burimet relevante, veçanërisht nga mediat dhe institucionet zvicerane;
  • Identifikimi i temave me interes për komunitetin shqiptar në Zvicër dhe në vende të tjera të diasporës;
  • Ndjekja e zhvillimeve në aktualitet, ekonomi, institucione, komunitet, kulturë dhe çështje sociale;
  • Koordinimi i mbulimit të ngjarjeve, intervistave dhe temave të veçanta;
  • Kontributi në zhvillimin dhe zgjerimin e mëtejmë të edicionit të Diasporës.

Kualifikimet dhe aftësitë

  • Përvojë relevante në gazetari dhe/ose redaktim;
  • Aftësi shumë të mira në shkrim dhe redaktim në gjuhën shqipe;
  • Njohuri të mira të gjuhës gjermane;
  • Aftësi për përkthimin dhe përshtatjen e përmbajtjeve për publikim;
  • Aftësi për të identifikuar dhe prioritizuar lajmet me interes publik;
  • Përvojë në menaxhimin e përmbajtjes në media digjitale;
  • Aftësi të mira organizative dhe koordinuese;
  • Aftësi për të punuar me lajme në kohë reale dhe nën presion;
  • Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë përparësi;
  • Iniciativë, përgjegjësi dhe qasje profesionale.

_
Gazetar/e për Diasporë

Gazetari/ja për Diasporë do të jetë pjesë e ekipit editorial që mbulon zhvillimet nga diaspora, duke punuar aktualisht me fokus të veçantë në Zvicër.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatitja dhe publikimi i lajmeve ditore në kohë reale;
  • Hulumtimi, ndjekja dhe raportimi i zhvillimeve nga Zvicra dhe diaspora;
  • Trajtimi dhe zhvillimi i temave relevante për komunitetin shqiptar;
  • Përkthimi dhe përshtatja e lajmeve nga burimet në gjuhën gjermane;
  • Ndjekja e zhvillimeve në aktualitet, ekonomi, institucione, komunitet, kulturë dhe çështje sociale;
  • Shkrimi i artikujve të qartë, të saktë dhe profesionalë për publikim digjital;
  • Realizimi i video-intervistave në terren, në hapësirat e zyrave dhe në lokacione të tjera, sipas temave që trajtohen;
  • Paraqitja para kamerës dhe realizimi i materialeve gazetareske në format video, kur kërkohet.
  • Identifikimi i temave dhe historive me interes për lexuesit;
  • Përgatitja e përmbajtjeve për rrjete sociale dhe formate të tjera mediale;
  • Fotografimi dhe realizimi i përmbajtjeve audio/video kur kërkohet;
  • Bashkëpunimi dhe koordinimi i vazhdueshëm me Redaktorin përgjegjës dhe ekipin editorial.

Kualifikimet dhe aftësitë

  • Aftësi shumë të mira në të shkruar në gjuhën shqipe;
  • Njohuri të mira të gjuhës gjermane;
  • Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë përparësi;
  • Përvojë e mëparshme në gazetari apo media është e preferueshme;
  • Aftësi për të punuar me lajme në kohë reale dhe nën presion;
  • Aftësi për përkthimin dhe përshtatjen e përmbajtjeve;
  • Njohuri të mira të mediave digjitale dhe rrjeteve sociale;
  • Aftësi për të identifikuar lajme dhe tema me interes publik;
  • Iniciativë, kreativitet dhe qasje profesionale;
  • Komunikim i mirë dhe aftësi për të bashkëpunuar me ekipe në lokacione të ndryshme;
  • Gatishmëri për orar fleksibil;
  • Studimet në gazetari, komunikim, shkenca sociale ose fusha të ngjashme përbëjnë përparësi.


Dokumentet e nevojshme

  • CV
  • Letër motivuese


Si të aplikoni

Të interesuarit mund t’i dërgojnë dokumentet në hr@telegrafi.com, duke specifikuar në aplikim pozitën për të cilën aplikojnë.

Vendi i punës: Redaksia e Telegrafit, Prishtinë
Afati për aplikim: 2 Tetor 2026

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

You Might Also Like

​Kërkesat e PDK-së në Kushtetuese, tërheqja nuk e ndal domosdoshmërisht shqyrtimin
Aksident mes një kamioni dhe një makine në Ohër, lëndohet rëndë një person
Digjet një shtëpi në Vallanodovë, humb jetën një person
Shpërbëhet një grup kriminal për kontrabandë dhe korrupsion në Maqedoni, ndalohen gjashtë persona dhe sekuestrohen mbi 100.000 euro
“Jo në emrin tim”, më 1 tetor marsh paqësor në Prishtinë

LEXO GJITHASHTU

UBS: Cyrihu ka rrezikun më të lartë të flluskës së pasurive të paluajtshme në botë
UBS: Cyrihu ka rrezikun më të lartë të flluskës së pasurive të paluajtshme në botë
Lajme
Tërheqja e kërkesës nga Kushtetuesja, a mund të vazhdojë shqyrtimi i lëndës së PDK’së? Flasin ekspertët
Tërheqja e kërkesës nga Kushtetuesja, a mund të vazhdojë shqyrtimi i lëndës së PDK’së? Flasin ekspertët
Lajme
Arrestohet bariu që i kërcënoi turistët me prerje fyti, policia: U lirua pas intervistimit, rasti cilësohet ‘kanosje’
Arrestohet bariu që i kërcënoi turistët me prerje fyti, policia: U lirua pas intervistimit, rasti cilësohet ‘kanosje’
Lajme
Edi Rama e shkarkon menjëherë Vlora Hysenin nga pozita e drejtueses së inteligjencës shqiptare
Edi Rama e shkarkon menjëherë Vlora Hysenin nga pozita e drejtueses së inteligjencës shqiptare
Lajme
Inspektime kundër piraterisë – MINT njofton për kontrolle në Prishtinë e Gjilan, detaje
Inspektime kundër piraterisë – MINT njofton për kontrolle në Prishtinë e Gjilan, detaje
Lajme

You Might Also Like

Nga solidariteti i vitit 1999 te partneriteti i së ardhmes – Kosova dhe Kuvajti miq të vërtetë, Kurti takon princin kuvajtian
TOP Momenti

Nga solidariteti i vitit 1999 te partneriteti i së ardhmes – Kosova dhe Kuvajti miq të vërtetë, Kurti takon princin kuvajtian

September 22, 2026
Shasivari: Politikat publike duhet të bazohen në njohuri dhe fakte
TOP Momenti

Shasivari: Politikat publike duhet të bazohen në njohuri dhe fakte

September 22, 2026
Kërkohet krijimi i një task-force pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti

Kërkohet krijimi i një task-force pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 22, 2026
FSK forcon kapacitetet për mirëmbajtjen e automjeteve me ndihmën amerikane
TOP Momenti

FSK forcon kapacitetet për mirëmbajtjen e automjeteve me ndihmën amerikane

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?