By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prince Caffe vazhdon të prodhojë kafe për brendin Franck të Kroacisë (VIDEO)
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prince Caffe vazhdon të prodhojë kafe për brendin Franck të Kroacisë (VIDEO)
Lajme

Prince Caffe vazhdon të prodhojë kafe për brendin Franck të Kroacisë (VIDEO)

Momenti
Published: August 5, 2026

Në fabrikën e Prince Caffe në Pejë, pjesë e Devolli Corporation, po prodhohet kafe për brendin kroat Franck, e destinuar për tregun e Kroacisë.

Procesi i prodhimit përfshin disa faza, duke nisur nga përzgjedhja e lëndës së parë, testimet laboratorike, pjekja dhe bluarja e kafesë, deri te ambalazhimi final. Sipas kompanisë, çdo etapë monitorohet për të garantuar standardet e cilësisë që kërkon partneri.

Your browser does not support the video tag.

Udhëheqësja e laboratorit në Prince Caffe, Melita Lleshi, thotë se para se të niste prodhimi, kompania iu nënshtrua një auditimi treditor nga ekipi i cilësisë së Franck, të cilin e kaloi me sukses.

“Pas auditimit kemi zhvilluar formulimet dhe testet e nevojshme, të cilat i kemi dërguar te Franck. Vetëm pasi morëm miratimin për shijen dhe vlerësimin organoleptik, filloi procesi i prodhimit në fabrikën tonë”, tha Lleshi.

Ajo shpjegon se kontrolli i cilësisë nis që me pranimin e lëndëve të para.

“Kontrollohen kafeja, produktet e qumështit dhe të gjithë përbërësit që përdoren në produktet instant. Për çdo ngarkesë realizohen analiza të brendshme dhe të jashtme fiziko-kimike dhe mikrobiologjike, për të siguruar që produkti i plotëson standardet e kërkuara”, u shpreh ajo.

Pas përfundimit të të gjitha kontrolleve, produkti ambalazhohet dhe paketohet sipas specifikave të partnerit, përpara se të eksportohet në Kroaci.

Lleshi bëri të ditur se bashkëpunimi me Franck po vazhdon edhe me zhvillimin e produkteve të reja.

“Kjo porosi tashmë ka përfunduar, ndërsa aktualisht po punojmë për produktin ‘Strong’. Në bashkëpunim me departamentin e Research and Development po zhvillojmë receptura të reja dhe zgjidhje të reja logjistike, sipas kërkesave të partnerit”, tha ajo.

Prince Caffe thekson se kjo nuk është hera e parë që produktet e saj eksportohen në tregjet ndërkombëtare. Për vite me radhë, kompania ka bashkëpunuar me partnerë nga vende të ndryshme, duke promovuar prodhimin “Made in Kosovo” jashtë vendit. /Klankosova.tv

The post Prince Caffe vazhdon të prodhojë kafe për brendin Franck të Kroacisë (VIDEO) appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

E rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të Podujevë
Aksident i frikshëm në Paraguai, Kamioni me frena të prishura përplaset me disa makina në semafor, tre të vdekur
I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
Komandanti amerikan thotë se shëndeti mendor është një ‘prioritet’ në USS Lincoln
Sulme të reja Rusi-Ukrainë, Moska thotë se rrëzoi 822 dronë ukrainas

LEXO GJITHASHTU

Aksident mes katër veturave në Malishevë, në mesin e të lënduarve edhe një polic
Aksident mes katër veturave në Malishevë, në mesin e të lënduarve edhe një polic
TOP Momenti
Koci: Shteti të mbrojë më shumë të arrestuarit në Serbi
Koci: Shteti të mbrojë më shumë të arrestuarit në Serbi
TOP Momenti
Mbi 1500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj
Mbi 1500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj
TOP Momenti
Akil Gjakova dhe Bled Tufa me pritshmëri të larta para Lojërave Mesdhetare
Akil Gjakova dhe Bled Tufa me pritshmëri të larta para Lojërave Mesdhetare
TOP Momenti
Keqpërdorimi i mjeteve për libra, mbi 60 mijë euro huq vitin e kaluar
Keqpërdorimi i mjeteve për libra, mbi 60 mijë euro huq vitin e kaluar
TOP Momenti

You Might Also Like

Presidenti Trump bën fushatë me Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New Yorkut: Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt
Lajme

Presidenti Trump bën fushatë me Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New Yorkut: Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt

August 16, 2026
I dyshuari për të shtëna me armë në Pejë ndalohet për 48 orë
Lajme

I dyshuari për të shtëna me armë në Pejë ndalohet për 48 orë

August 16, 2026
Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita kur katër ish-krerët e UÇK-së kthehen në shtëpi
Lajme

Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita kur katër ish-krerët e UÇK-së kthehen në shtëpi

August 16, 2026
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë, policia jep detaje
Lajme

Mbi 100 mijë euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë, policia jep detaje

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?