By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pacolli: Nëse Shqipëria zgjidh kontratën për Aeroportin e Vlorës, MABCO do t’i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pacolli: Nëse Shqipëria zgjidh kontratën për Aeroportin e Vlorës, MABCO do t’i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar
TOP Momenti

Pacolli: Nëse Shqipëria zgjidh kontratën për Aeroportin e Vlorës, MABCO do t’i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar

Momenti
Published: August 5, 2026

Biznesmeni dhe investitori, Behgjet Pacolli, ka reaguar lidhur me procedurën e nisur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kompania MABCO Constructions SA, e cila ka qenë pjesë e projektit, nuk ka marrë ende njoftim zyrtar nga autoritetet shqiptare.

Your browser does not support the video tag.

“Sot Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurën për zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Deri në këtë moment, MABCO Constructions SA nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Autoriteti Kontraktor. Për një investim strategjik me rëndësi kombëtare, është e papranueshme që investitori të informohet nga mediat dhe jo nga institucionet shtetërore”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka paralajmëruar se, nëse procedura konfirmohet, çështja mund të përfundojë në arbitrazh ndërkombëtar.

“Nëse ky lajm rezulton i vërtetë, atëherë shteti shqiptar po zgjedh me vetëdije rrugën e arbitrazhit ndërkombëtar. MABCO ka bërë çdo përpjekje për ta shmangur këtë skenar dhe për të gjetur një zgjidhje institucionale”, ka deklaruar Pacolli.

Sipas tij, kompania është ekspozuar financiarisht me më shumë se 320 milionë euro dhe kishte përfunduar pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore.

“MABCO është ekspozuar financiarisht me mbi 320 milionë euro, pa përfshirë humbjen e fitimit dhe kostot ligjore. Kompania kishte përfunduar pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore dhe ndodhej vetëm pak para fazës së certifikimit të aeroportit”, ka shkruar ai.

​Shqipëria nis procedurat për anulimin e koncesionit të Aeroportit të Vlorës

Pacolli pretendon se kompania është penguar të vazhdojë punimet në kantier, ndërsa pajisjet e saj, sipas tij, janë dëmtuar, shkatërruar ose vjedhur.

“Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, grupe që veprojnë në mënyrë arbitrare dhe jashtë ligjit, me mbështetje ose tolerim institucional, penguan MABCO-n të hynte në kantier dhe të përfundonte projektin. Për muaj të tërë, në prani të Policisë së Shtetit, investitori u mbajt jashtë pronës së tij, ndërsa pajisje me vlerë u dëmtuan, u shkatërruan dhe një pjesë edhe u vodhën”, ka pretenduar ai.

Ai ka vlerësuar se institucionet shqiptare nuk mund të përdorin pengimin e punimeve si argument për zgjidhjen e kontratës.

“Paradoksi është i qartë: nga njëra anë institucionet penguan përfundimin e projektit, ndërsa nga ana tjetër kërkojnë ta përdorin këtë pengesë si arsye për zgjidhjen e kontratës”, ka shkruar Pacolli.

Sipas tij, një veprim i tillë do të ishte në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë, kontratën e koncesionit dhe marrëveshjen dypalëshe për mbrojtjen e investimeve ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë.

Pacolli ka thënë se MABCO do t’i përdorë të gjitha mjetet juridike në dispozicion në mbrojtje të interesave të saj.

“Nëse procedura konfirmohet, MABCO do të mbrojë të drejtat e saj me të gjitha mjetet juridike, përfshirë provat dhe faktet që posedon kundër secilit që ka shkaktuar këtë skandal të turpshëm e deri të arbitrazhi tregtar ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë”, ka deklaruar ai.

Në fund, Pacolli e ka cilësuar një procedurë të mundshme arbitrazhi si pasojë juridike të veprimeve dhe mosveprimeve që, sipas tij, kanë ardhur nga përfaqësues të institucioneve shtetërore.

“Ky nuk është një kërcënim. Është pasoja juridike e veprimeve joligjore dhe mosveprimeve të papërgjegjshme të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore”, ka përfunduar Pacolli.

Pretendimet e paraqitura nga Pacolli dhe MABCO në këtë reagim i përkasin qëndrimit të kompanisë dhe investitorit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë nuk është përfshirë në këtë reagim dhe qëndrimi i saj për këto pretendime nuk është paraqitur në këtë raportim. /Telegrafi/

You Might Also Like

Aksident mes dy veturave në Lubozhdë të Istogut, 5 të lënduar
Zjarret në Shqipëri, pesë vatra ende mbesin aktive
Zyrtare: Moreira i bashkohet Milanit nga Strasbourg për 65 milionë euro
Vuçiq nga Toplica: Pa Listën Serbe nuk do të ketë serbë në Kosovë
Fushë-Kosova vazhdon bashkëpunimin me CIMIC-un slloven

LEXO GJITHASHTU

Trumpi paralajmëron takim me Kim Jong-un
Trumpi paralajmëron takim me Kim Jong-un
TOP Momenti
Protesta në Tiranë në ditën e 81-të
Protesta në Tiranë në ditën e 81-të
TOP Momenti
BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare
BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare
TOP Momenti
Maguire: Manchester United mund ta fitojë Ligën Premier
Maguire: Manchester United mund ta fitojë Ligën Premier
TOP Momenti
“Këndi i Debatit” 19.08.2026
“Këndi i Debatit” 19.08.2026
TOP Momenti

You Might Also Like

​Deklarata kërcënuese e Vuçiqit: Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë
TOP Momenti

​Deklarata kërcënuese e Vuçiqit: Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë

August 19, 2026
Dita e 81-të e protestës qytetare në Tiranë
TOP Momenti

Dita e 81-të e protestës qytetare në Tiranë

August 19, 2026
Kurti priti në takim shefin e ri të EULEX-it, diskutohet për gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin
TOP Momenti

Kurti priti në takim shefin e ri të EULEX-it, diskutohet për gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin

August 19, 2026
Arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos, dyshohet për përdhunimin e një italianeje
TOP Momenti

Arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos, dyshohet për përdhunimin e një italianeje

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?