By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Putini nuk e merr Evropën seriozisht: Kush mund ta fajësojë?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Putini nuk e merr Evropën seriozisht: Kush mund ta fajësojë?
TOP Momenti

Putini nuk e merr Evropën seriozisht: Kush mund ta fajësojë?

Momenti
Published: August 5, 2026

Rusia tashmë është në luftë me Perëndimin. Kjo është ajo që udhëheqësit tanë duhet ta kuptojnë për të shmangur detyrimin për të luftuar trupat e Kremlinit në rrugët tona.

Nga: Garry Kasparov / The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Your browser does not support the video tag.

Me pakon e saj më të fundit të sanksioneve kundër Rusisë, Evropa vazhdon të tregojë se sa reagimi i saj nuk është në hap ndaj kërcënimit në rritje nga Moska. Dokumenti lexohet si një seri negociatash dorështrënguara financiare: një përjashtim për lëkurat e shqarthit, pas kërkesave të Italisë dhe Greqisë – dy blerëset kryesore të gëzofit rus – si edhe një përjashtim për Greqinë që të mund të vazhdojë transportimin detar të gazit të lëngshëm rus drejt vendeve jashtë BE-së, pas kundërshtimeve nga ajo anë.

Burokracia evropiane ende po përpiqet të maksimizojë marzhet e fitimit dhe të minimizojë kërcënimet ndaj saj. Kështu vepron një kompani e zgjuar për të siguruar rezultatet më të mira tremujore për aksionarët e saj; kështu nuk veprojnë shtetet kur janë në luftë.

Natyrisht, Evropa ende nuk e ka pranuar haptazi se është e përfshirë në një luftë të mirëfilltë me Rusinë. Teksa Putini prej vitesh po lufton pa doreza, Evropa, në përgjithësi, i është përmbajtur algoritmit të kohës së paqes, duke i shtuar aty-këtu disa dërgesa armësh dhe sanksione, sa për ta lagur gojën. Ukraina po paguan çdo ditë me gjak, ndërsa shtetet baltike, finlandezët dhe polakët po përgatiten në mënyrë aktive për një pushtim përtej kufijve të tyre. Ndërkaq, Evropa Perëndimore dhe Jugore vazhdojnë të peshojnë me kujdes kostot dhe përfitimet.

Përballë këtij reagimi të mjerë, Putini vetëm sa vazhdon ta përshkallëzojë situatën. Vetëm pak muaj më parë, ishte ende e mundur të vihej re njëfarë hezitimi në qeverinë ruse lidhur me luftën. Megjithatë, ndërsa po i shkruaj këto radhë, i gjithë vertikali i pushtetit është mobilizuar për luftë. Tani nuk ka më asnjë hezitues; motoja nga lart poshtë është: luftë deri në fundin më të hidhur, pavarësisht çmimit.

Putini ka sinjalizuar një fushatë mobilizimi masiv – me deri në 500 000 ushtarë – pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit. Makineria propagandistike shtetërore po punon pa pushim për të përgatitur terrenin për këtë masë të jashtëzakonshme. Ndryshe nga Evropa, Putini e kupton se një përpjekje lufte kërkon mbarë shoqërinë; kërkon sakrificë dhe dhimbje.

Presidenti i Kazakistanit së fundmi i kërkoi Putinit ta ngrinte konfliktin në Ukrainë. Përgjigjja e Putinit ishte një refuzim i prerë: ngrirja e konfliktit është e pamundur dhe vetë sugjerimi vetëm sa tregon se Tokayevi nuk e kupton natyrën e luftës. Në këtë deklaratë nuk ka as finesë, as maturi. Ajo zbulon një qëndrim që vetëm sa është ngurtësuar me kalimin e kohës; Putini nuk do ta pranojë “jo”-në si përgjigje. Ai nuk do të ndalet, pos nëse ndalet me forcë.

Kam shkruar gjatë gjithë kohëzgjatjes së luftës – katër vjet e gjysmë të gjata – për mënyrën se sa mjerisht i pamjaftueshëm ka qenë reagimi evropian (dhe, për këtë çështje, edhe ai amerikan) ndaj agresionit rus. Në më shumë se një rast kam paraqitur hapat e mundshëm të cilët Evropa ka mundur t’i ndërmarrë: të tërhiqte ambasadorët e saj nga Moska, të godiste flotën ruse në hije dhe ta pezullonte Hungarinë e Orbanit nga NATO-ja.

Por, me kalimin e kohës, ndërsa lufta i afrohet pandërprerë kryeqyteteve të Evropës Perëndimore, hendeku midis kërcënimit dhe kundërmasave vetëm sa është zgjeruar. Tani nuk mund të mos më vijë ndër mend një anekdotë historike nga Revolucioni Francez kur – pas sulmit ndaj Bastisë në vitin 1789 – Luigji XVI pyeti me mosbesim një nga dukët e tij: “A është kryengritje”? Për çka Duka i Laroshfukos iu përgjigj: “Jo, Madhëri, është revolucion”. Udhëheqësit e Evropës janë treguar po aq të shkëputur nga realiteti sa edhe aristokracia franceze e izoluar dhe e paaftë në mënyrë famëkeqe.

Në këtë pikë, masat e mësipërme dhe të tjerat të cilat i kam rekomanduar në të kaluarën – disa të përqendruara më ngushtë ndaj sektorëve të veçantë rusë, disa të tjera më shumë si mënyra simbolike për t’ia hequr Rusisë prestigjin ndërkombëtar – nuk do të mjaftojnë. Po t’i kishte ndërmarrë Evropa në atë kohë, ndoshta sot do të përballeshim me një situatë tjetër. Putini, si të gjithë diktatorët e suksesshëm, mbështetet te instinkti shtazor dhe çdo lëshim nga ana e udhëheqësve evropianë ka qenë për të një nuhatje e pagabueshme dobësie.

Sot, e vetmja përgjigje e pranueshme që ka mbetur është t’ia heqësh Rusisë të gjithë mekanizmat ligjorë dhe burimet ekonomike që mund të përdoren për të mbrojtur interesat e saj. Rusia duhet të bëhet shtet i jashtëligjshëm në arenën ndërkombëtare dhe të gjithë larot e Putinit duhet të bëhen të padëshiruar, kudo që të shkojnë. Aktualisht, oligarkët rusë lëvizin lirisht nëpër Evropë dhe përfitojnë nga të gjitha të drejtat dhe liritë që u garantohen banorëve të Evropës. (Në një shembull pothuajse të paimagjinueshëm, bashkëshortja e zëdhënësit rus, Dmitry Peskov, sapo i është drejtuar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë duke kërkuar dëmshpërblim prej më shumë se dy milionë eurosh për humbjet nga sanksionet e vendosura për luftën në Ukrainë.)

Për më tepër, këto masa nuk mund të jenë më reaktive. Evropa duhet të kalojë në ofensivën e saj dhe t’i paraqesë Putinit një kërcënim të qartë nëse ai shkon edhe më tej. Udhëheqësit duhet të bien dakord për një paketë masash që do të hyjnë menjëherë në fuqi – sipas mekanizmave të paracaktuar – nëse Putini guxon të kalojë kufirin e NATO-s. Ky është lloji i vijës së kuqe krejtësisht të qartë që e bën një diktator të ndalet e të mendohet, jo deklaratat e paqarta dhe sanksionet gjysmake.

Evropa nuk mund të vazhdojë të shprehë solidaritet me Ukrainën dhe të zotohet se do ta luftojë Rusinë, ndërkohë që institucionet e saj ekonomike dhe ligjore vazhdojnë ta mbështesin regjimin. Kryeministri i ri britanik, Andy Burnham, shkroi pas takimit me presidentin Zelensky: “Britania qëndron krah për krah me Ukrainën, gjithmonë. Rusia nuk duhet të ketë asnjë dyshim për vendosmërinë tonë dhe ne nuk do të tërhiqemi derisa të arrijmë një paqe të drejtë dhe afatgjatë për Ukrainën”. Pajtohem me çdo fjalë.

Por, nuk e fajësoj Putinin që nuk merr asgjë nga këto seriozisht. Derisa veprimet e Evropës të përputhen me deklaratat dhe zotimet e saj të shumta, kërcënimi – dhe përgjigjja e nevojshme për t’iu kundërvënë atij – vetëm sa do të vazhdojnë të rriten. Lufta e Dytë Botërore ishte gjithashtu “Lufta e Rreme” për britanikët dhe francezët gjatë tetë muajve të parë të saj, derisa Fronti Perëndimor u bë vetë një teatër lufte.

Shpresoj që udhëheqësit e Evropës të mos i përsërisin gabimet e historisë dhe të zgjohen përpara se lufta të mbërrijë në tokën e tyre e të mos u lërë më asnjë zgjedhje tjetër. /Telegrafi/

You Might Also Like

Aksident mes dy veturave në Lubozhdë të Istogut, 5 të lënduar
Zjarret në Shqipëri, pesë vatra ende mbesin aktive
Zyrtare: Moreira i bashkohet Milanit nga Strasbourg për 65 milionë euro
Vuçiq nga Toplica: Pa Listën Serbe nuk do të ketë serbë në Kosovë
Fushë-Kosova vazhdon bashkëpunimin me CIMIC-un slloven

LEXO GJITHASHTU

Trumpi paralajmëron takim me Kim Jong-un
Trumpi paralajmëron takim me Kim Jong-un
TOP Momenti
Protesta në Tiranë në ditën e 81-të
Protesta në Tiranë në ditën e 81-të
TOP Momenti
BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare
BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare
TOP Momenti
Maguire: Manchester United mund ta fitojë Ligën Premier
Maguire: Manchester United mund ta fitojë Ligën Premier
TOP Momenti
“Këndi i Debatit” 19.08.2026
“Këndi i Debatit” 19.08.2026
TOP Momenti

You Might Also Like

​Deklarata kërcënuese e Vuçiqit: Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë
TOP Momenti

​Deklarata kërcënuese e Vuçiqit: Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë

August 19, 2026
Dita e 81-të e protestës qytetare në Tiranë
TOP Momenti

Dita e 81-të e protestës qytetare në Tiranë

August 19, 2026
Kurti priti në takim shefin e ri të EULEX-it, diskutohet për gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin
TOP Momenti

Kurti priti në takim shefin e ri të EULEX-it, diskutohet për gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin

August 19, 2026
Arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos, dyshohet për përdhunimin e një italianeje
TOP Momenti

Arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos, dyshohet për përdhunimin e një italianeje

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?