By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kontradikta me çmimet e naftës – si po “e lufton” Kosova bursën ndërkombëtare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kontradikta me çmimet e naftës – si po “e lufton” Kosova bursën ndërkombëtare
Lajme

Kontradikta me çmimet e naftës – si po “e lufton” Kosova bursën ndërkombëtare

Momenti
Published: August 5, 2026

Më 23 korrik, çmimi i naftës në bursa ndërkombëtare ishte më i larti në të gjithë korrikun – 92.19 dollarë për barel, kurse në Kosovë po atë ditë nafta u tregtua me 1.68 euro për litër, bazuar në çmimin e përcaktuar nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë.

E të martën, 12 ditë më vonë, një barel naftë në bursa është tregtuar për rreth 78 dollarë apo 14 dollarë më lirë se më 23 korrik, kurse një litër naftë në Kosovë u tregtua për 1.80 euro për litër, apo 12 centë më shtrenjtë se më 23 korrik.

Your browser does not support the video tag.
Bursa ndërkombëtare më 23 korrik 

Bazuar në këto statistika, teksa çmimi i naftës në bursa ka rënë vazhdimisht prej 23 korrikut, në Kosovë është rritur, po vazhdimisht. Ky është vetëm një nga rastet kur çmimi në bursa ndërkombëtare nuk ka reflektuar shpejt edhe në Kosovë.

KOHA pati raportuar edhe më 29 korrik se si çmimi i naftës pati rënë në bursa ndërkombëtare pas pauzimit të sulmeve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Iranit, por trendi nuk u përcoll edhe në Kosovë. Atë ditë, çmimi i naftës kishte rënë për rreth 10 për qind në bursa ndërkombëtare, ndërsa në Kosovë ishte rritur.

Në fund të muajit prill, në kulmin e sulmeve ajrore mes Iranit dhe SHBA-së, kur një fuçi naftë në bursa ndërkombëtare kushtonte mbi 100 dollarë, në Kosovë një litër naftë tregtohej me 1.68 euro për litër. 

Ndërsa më 29 korrik kur një fuçi naftë në bursa kushton 89 dollarë, çmimi i naftës në Kosovë shkoi në 1.74 euro për litër.

As në fillim të prillit, rënia e çmimeve të naftës në bursa ndërkombëtare pas armëpushimit SHBA-Iran nuk u reflektua në Kosovë. Atëkohë KOHA raportonte se, çmimi i një litri naftë qe ngritur për një cent krahasuar me një ditë më parë, ndonëse në tregjet globale qe shënuar rënie prej mbi 15 për qind.

Kur çmimet rriten në bursa, ato reflektohen menjëherë në Kosovë, por nuk ndodh e njëjta kur ato bien.

Çmimet patën nisur të ngrihen me të nisë edhe lufta në Lindjen e Mesme. Deri 10 centë ishte rritur çmimi për dy ditë. Arsyetimi i naftëtarëve ishte pasiguria në furnizimin botëror.

Njohësi i tregut të naftës, Jakup Gashi, ka vlerësuar se kjo mospërputhje e çmimeve është abuzim.

“Nëse ka ulje në bursat ndërkombëtare edhe referohet se është nxjerrë vendimi duke u bazuar, ose thirrjet që po i bëjnë qytetarët, realisht vendimet e tilla janë duke i mbrojtur importuesit e naftës dhe jo qytetarin, nëse ka lirim edhe në të njëjtën ditë ke ngritje të çmimeve ke abuzim”, ka thënë Gashi. 

Sipas tij, Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, duhet t’i vendosë në rend të parë qytetarët e Kosovës, që të mos përballen me ngritje të tilla.

E Ministria vazhdon të caktojë çmimin tavan me të cilin mund të tregtohet nafta, benzina dhe gazi me shumicë e pakicë.

Sipas Ministrisë, çmimet përcaktohen mbi mesataren e 10 milionë litrave të fundit të deklaruar në Doganë.

“Për referencë, sasia prej 10 milionë litrave përfaqëson afërsisht importin e 5 ditëve të fundit. Për këtë arsye, rritjet apo uljet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare nuk pasqyrohen menjëherë në çmimet e derivateve në Kosovë, por reflektohen gradualisht, në përputhje me metodologjinë e llogaritjes së çmimit maksimal të lejuar”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Njohësi i ekonomisë, Fidan Qerimi, ka deklaruar se rritja e çmimit të naftës në bursa reflektohet shumë më shpejt në Kosovë se sa kur ka ulje.

“Për dallim kemi parë shpeshherë rritje të çmimeve, kanë qenë shumë më të shpejta në rritje, kjo ka ndodhur si rezultat besoj i keqpërdorimeve, sepse besojë siç ndodh me uljen ashtu edhe rritja e çmimeve, do të ndodhte në të njëjtën dinamikë”, ka thënë Qerimi.

Një ditë më parë, ministrja e Industrisë, Mimoza Kusari, ka thënë se rënia e çmimeve në bursë ndërkombëtare nuk pritet të reflektohet menjëherë në Kosovë. Sipas saj, kjo ndodh për shkak të mënyrës së furnizimit dhe formulës së përllogaritjes së çmimit në vend

Çmimi i naftës në tregjet botërore, përfshirë edhe Kosovën është i lidhur ngushtë me lirinë e qarkullimit në Ngushticën e Hormuzit, nëpër të cilin kalojnë rreth 20 për qind e rezervave të naftës në nivel global. Telashet me këtë pjesë deti që ndodhet mes Omanit dhe Iranit, kanë nisur prejse Republika Islamike u sulmua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, më 28 shkurt 2026.

Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro.

The post Kontradikta me çmimet e naftës – si po “e lufton” Kosova bursën ndërkombëtare appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ministri i shkarkuar i mbrojtjes i Ukrainës bën thirrje për zgjedhje presidenciale
Liqeni i Cyrihut arrin nivelin më të ulët historik të ujit
“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë subjektin që ka mbështetjen e Beogradit
23-vjeçari nga Kosova arrestohet në Mykonos, një vajzë 18-vjeçe italiane u ankua për përdhunim
Izraeli konfirmon se ushtarët qëlluan makinën në të cilën u vra Hind Rajab dhe hap hetim penal

LEXO GJITHASHTU

Një 23-vjeçar nga Kosova arrestohet në Greqi, një vajzë 18-vjeçe italiane u ankua për përdhunim
Një 23-vjeçar nga Kosova arrestohet në Greqi, një vajzë 18-vjeçe italiane u ankua për përdhunim
TOP Momenti
Nesër dhe pasnesër spërkatje ajrore kundër mushkonjave në Shkup
Nesër dhe pasnesër spërkatje ajrore kundër mushkonjave në Shkup
TOP Momenti
​Aktakuzë ndaj dy personave për mashtrim me transplant të veshkës
​Aktakuzë ndaj dy personave për mashtrim me transplant të veshkës
TOP Momenti
Takohen ministrat e transportit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, diskutohet për rrugën Prizren–Tetovë
Takohen ministrat e transportit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, diskutohet për rrugën Prizren–Tetovë
TOP Momenti
Me shpejtësi 114 km/h, dalin pamjet e aksidentit tragjik ku humbën jetën tre persona në Durrës
Me shpejtësi 114 km/h, dalin pamjet e aksidentit tragjik ku humbën jetën tre persona në Durrës
TOP Momenti

You Might Also Like

Musliu-Shoshi: Kurti po e mban peng konstituimin, përgjegjësinë e ka VV-ja
Lajme

Musliu-Shoshi: Kurti po e mban peng konstituimin, përgjegjësinë e ka VV-ja

August 19, 2026
Zvicra shqyrton taksë për punëtorët e huaj në kuadër të marrëveshjeve me BE-në
Lajme

Zvicra shqyrton taksë për punëtorët e huaj në kuadër të marrëveshjeve me BE-në

August 19, 2026
Vrasja e turistit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar
Lajme

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar

August 19, 2026
Dy persona të arrestuar pasi trupi i djegur i një influencueseje franceze u gjet në një vresht
Lajme

Dy persona të arrestuar pasi trupi i djegur i një influencueseje franceze u gjet në një vresht

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?