By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lista Serbe i drejtohet Kushtetueses për ulësen e 10-të në Kuvend
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lista Serbe i drejtohet Kushtetueses për ulësen e 10-të në Kuvend
Lajme

Lista Serbe i drejtohet Kushtetueses për ulësen e 10-të në Kuvend

Momenti
Published: August 4, 2026

Partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me ndarjen e ulëses së 10-të të garantuar për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, Lista Serbe fitoi nëntë ulëse, ndërsa ulësja e dhjetë iu takua partisë ZSPO, të udhëhequr nga Nenad Rashiq.

Your browser does not support the video tag.

Lista Serbe pretendon se Rashiq ka siguruar vota kryesisht në zona ku, sipas saj, jetojnë pak ose aspak serbë, duke kërkuar anulimin e atyre votave. Megjithatë, kjo kërkesë u refuzua nga institucionet përgjegjëse, përfshirë edhe Gjykatën Supreme.

Sipas Listës Serbe, me këtë vendim i është mohuar komunitetit serb ulësja e garantuar me Kushtetutë. Në ankesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, partia pretendon se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe Gjykata Supreme, nuk kanë zbatuar siç duhet qëllimin kushtetues të vendeve të rezervuara për komunitetin serb.

Nga ana tjetër, Gjykata Supreme ka vlerësuar se pretendimet e Listës Serbe nuk janë mbështetur me prova që dëshmojnë manipulim të votave, duke theksuar në vendimin e saj se votimi është i lirë dhe i fshehtë.

“Gjykatës Kushtetuese iu propozua që për herë të parë të ofrojë një interpretim të qartë kushtetues të përmbajtjes së kësaj garancie dhe të përcaktojë nëse mënyra ekzistuese e zbatimit të legjislacionit zgjedhor siguron qëllimin e tij të vërtetë apo e bën atë vetëm një institut formal pa mbrojtje efektive”, thuhet në reagimin e kësaj partie, siç transmeton Kossev.

“Nëse do të pranohej që përfaqësuesit politikë të një komuniteti mund të zgjidhen në mënyrë vendimtare nga anëtarët e komuniteteve të tjera, atëherë vetë qëllimi i vendeve të rezervuara parlamentare do të vihej në pikëpyetje, jo vetëm për komunitetin serb, por edhe për të gjitha komunitetet e tjera jo-shumicë të cilave Kushtetuta u garanton përfaqësim të veçantë politik”.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi i ka 120 ulëse. 20 prej tyre janë të garantuara për përfaqësim të komuniteteve (10 për komunitetin serb dhe 10 për komunitetet tjera).

The post Lista Serbe i drejtohet Kushtetueses për ulësen e 10-të në Kuvend appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shefi i CIA-s udhëton për në Moskë për bisedime të paparalajmëruara, raportojnë mediat amerikane
Kina kritikon sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Iranit dhe partnerëve tregtarë
Kanadaja njofton tarifa hakmarrëse ‘dollar për dollar’ ndaj SHBA-së deri në 50%
Çka thuhet në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit?
Kelmendi: Në Gjermani nisa veprimtarinë e organizuar për çështjen e Kosovës

LEXO GJITHASHTU

Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale
Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale
TOP Momenti
Situata me zjarret në Shqipëri, gjashtë vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri, gjashtë vatra ende aktive
TOP Momenti
KFOR: Hapjen ose jo të urës mbi Ibër e përcaktojnë BE-ja dhe Kosova, jo ne
KFOR: Hapjen ose jo të urës mbi Ibër e përcaktojnë BE-ja dhe Kosova, jo ne
TOP Momenti
KFOR-i: Prania jonë do të rritet në disa zona të veriut, përfshirë Mitrovicën e Veriut
KFOR-i: Prania jonë do të rritet në disa zona të veriut, përfshirë Mitrovicën e Veriut
TOP Momenti
Vdes ikona e muzikës country, Dolly Parton
Vdes ikona e muzikës country, Dolly Parton
TOP Momenti

You Might Also Like

Vdekjet e punëtorëve në KEK, Sindikata merr vendim që të kontribuojë në Task-Forcë
Lajme

Vdekjet e punëtorëve në KEK, Sindikata merr vendim që të kontribuojë në Task-Forcë

August 25, 2026
Kelmendi rrëfen si nisi organizimi klandestin në Gjermani dhe kontaktet me Shqipërinë
Lajme

Kelmendi rrëfen si nisi organizimi klandestin në Gjermani dhe kontaktet me Shqipërinë

August 25, 2026
Trump i jep lamtumirën Dolly Parton: Një humbje e vërtetë për miliona njerëz, flamujt amerikanë në gjysmë shtizë për një javë
Lajme

Trump i jep lamtumirën Dolly Parton: Një humbje e vërtetë për miliona njerëz, flamujt amerikanë në gjysmë shtizë për një javë

August 25, 2026
Kelmendi: Demonstratat e vitit 1981 ishin të paplanifikuara
Lajme

Kelmendi: Demonstratat e vitit 1981 ishin të paplanifikuara

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?