By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nutuk
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nutuk
TOP Momenti

Nutuk

Momenti
Published: August 4, 2026

(Fakte nxjerrë nga libri Fjalimi i Madh i Ataturkut – Nutuk)

Sa kemi qenë të informuar nga historia e luftës së parë botërore?

Your browser does not support the video tag.

Mund të thuhet lirisht se jo vetëm nxënësit e shkollave fillore e të mesme, por as studentet tanë të historisë nuk kanë mësuar as detajet minimale se çka kishte ndodhur me Perandorinë Osmane gjatë Luftës së Parë botërore.

Thuhej se Lufta e Parë Botërore ka filluar me 1914 e ka mbaruar me 1918, por kjo nuk ishte e vërtetë, më së paku për Turqinë.

Lufta e Parë Botërore në Turqi përfundon në vitin 1923.

Shtrohet pyetja cilat ushtri dhe cilët aleatë kishin depërtuar nga Stambolli deri në Ankara?

Në Stamboll ishin vendosur 40 mijë ushtarë francezë, 30 mijë ushtarë anglezë, dy mijë ushtarë italianë dhe mijëra ushtarë grekë që kishin depërtuar deri edhe në Ankara, bashkë me shumë ushtarë francezë me të gjitha llojet e armatimeve. (Ataturkut i kishte buzëqeshur pak fati, pasi kishte ndodhur revolucioni i Tetorit me 1917, dhe ushtria ruse ishte tërhequr nga të gjitha frontet.)

Sa shumë fjalë koti janë dëgjuar për Betejën e Çanakalasë, më 1915-1916?

Sa shqiptarë kanë marrë pjesë në atë betejë?

Pa lexuar literaturën e besueshme që sot gjendet kudo, krejt falli që dëgjojmë shumë herë është zhurmë e kotë.

“Si kofini pas të vjelave”, thotë një fjali e urtë popullore.

Dëgjojmë të thonë ata që nuk kanë lexuar asgjë, se ata shqiptarë që kanë shkuar të luftojnë atje ishin budallenj?!

Krejt këto vlerësime kuturu janë edhe fort të dëmshme pa ditur zhvillimet reale të kohës në terren. Derisa vilajetet turke në Ballkan ishin pushtuar kryesisht nga sllavët, me ndihmën e madhe e vendimtare të Rusisë me ushtarë, oficerë e armë.

Perandorinë Osmane të cilën e kishin quajtur të kalbur, doli të jetë tepër e fortë pa ta pushtuar e copëtuar pash me pash.

Forcat më të mëdha detare të kohës kishin mësy Stambollin. Ballkanasit me vonesë të madhe kishin kuptuar se në Stamboll kanë hy katër krajlat. Po ata nuk ishin hy aq lehtë. Tepër vonë është kuptuar se çfarë kishte ndodhur në Çanakala.

Sipas dokumenteve të kohës që gjenden edhe në arkivat angleze edhe franceze, por edhe osmane, në atë betejë kishin marrë pjesë afërsisht 500 mijë ushtarë. Shifrat e të vrarëve sillen mbi 200 mijë të vdekur dhe po aq të plagosur. Flota angleze e komanduar nga vet Churchilli kishte pësuar disfatë të rëndë.

Anijet luftarake që quheshin krenaria e mbretërisë angleze edhe sot mund të shihen të fundosura afër grykës së Dardaneleve.

Krahas anglezëve e francezëve, ishin edhe shtatë mijë ushtarë australianë e nga Zelanda e Re, vende këto që sapo kishin fituar njëfarë pavarësia nga Britania e Madhe.

Në dokumente, në tri burime relevante thuhet se u vranë mbi 70 mijë ushtarë turq dhe 120 mijë britanikë, francez, italian e grek.

Mbi të gjitha, mbetet enigmë se si ndodhi që ushtria osmane të mbyllë me sukses grykën e Dardaneleve dhe aty të fundoset thuaja gjithë flota e Aleatëve që aso kohe ishte flota më e madhe e luftës në botë. Ndërsa, luftën për çlirim e fiton tek në vitin 1923.

Beteja e Çanakalasë jo që nuk ishte bërë e njohur nëpër botë, e më së paku në vendet ballkanike, por as në vetë Turqinë e re nuk ju kishte dhënë publiciteti meritor deri vonë. Ishin penguar ushtritë pushtuese të kalojnë Dardanelet, por humbjet e ushtrisë osmane ishte zor të plotësoheshin në frontet tjera.

Sulltani kishte mbetur peng në pallat dhe kishte nënshkruar dorëzimin e armëve. Armatimi i ushtrisë osmane ishte vendosur nëpër depo pranë kazermave dhe ato i ruanin ushtarët e huaj, e jo ushtarët turq.

Muftafa Kemali, i cili kishte udhëhequr betejën e Çanakalasë, u kishte dhënë udhëzime përkrahësve të tij që mbesin në Çanakala dhe vet ishte larguar fshehtas drejt Anadollit.

Në një rast, ai duke njohur popullin e tij thotë: më të gatshëm për të vdekur për atdhe se anadollasit nuk ka, andaj po shkoj atje për të filluar organizimin e luftës çlirimtare.

Ai herët kishte nisur të themelonte celulat e Republikës së Turqisë, e cila do ta vuloste fundin e sulltanatit dhe hilafetit osman.

Pasi në Çanakala, me direktivë të Ataturkut, ishte sjellë shumë armatim dhe numër i madh ushtarësh turq, me hyrjen e ushtrisë Aleate në Stamboll ata nuk mund të transferoheshin lehtë në frontet tjera, pa armë.

Mustafa Kemali organizon më shumë herë grabitjen e armëve me forcë nga kazermat ku ishin vendosur rojet e pushtuesve.

Njëra ndër fortifikimet më të mëdha në Çanakala nuk bie në dorë të pushtuesve asnjëherë.

Në një betejë fyt për fyt, humbin jetën aq shumë ushtarë saqë forcat e huaja dhe sulltani pajtohen të nënshkruajnë njëfarë armëpushimi, por atë nuk kishte kush e kontrollon sa po respektohet.

Kështu ishte krijuar një gjendje kaotike saqë përpos Mustafa Kemalit me shokë, askush tjetër nuk mund të pretendonte se ka në dorë pak autoritet në terren. Madje jo një herë, qeveria kukull e Stambollit luftoi kundër njësive të Kemalit. Vriten mes veti edhe shumë ushtarë turq.

Mustafa Kemali këtë vëllavrasje e përjetoi më rëndë sesa armikun që i rri mbi kokë. Madje, Aleatët kërkojnë nga Sulltani që të urdhëroi ata pak ushtarë që i kishin mbetur besnik sulltanatit, ta arrestojnë Ataturkun apo edhe ta vrasin.

Lufta e Mustafa Kemalit me ushtrinë e tij kundër forcave të huaja dhe tradhtarëve të vendit, ka zgjatur deri në vitin 1923.

Suksesi i Kemalit pati jehonë të madhe në botë. Ai u bë idhull i shumë popujve të shtypur që luftojnë për çlirim nga kolonizatorët. Pas çlirimit ai beri reforma aq të mëdha sa edhe nga distanca e sotme duken krejt të pabesueshme.

Citate nga fjalimi i madh i Ataturkut:

Me 19 të muajit maj të vitit 1919 arrita në Samsun. Situata e përgjithshme ishte kjo; koalicioni ushtarak të cilit i qe bashkangjitur shteti osman gjatë Luftës së Parë Botërore kishte dal humbës. Ushtria osmane ishte thyer në të gjitha frontet dhe osmanët ishin detyruar të nënshkruanin një armëpushim me kushte shumë të rënda.

Duke qenë për shumë vite në luftëra të mëdha, edhe popullsia ishte lodhur e varfëruar tepër. Ata që e kishin futur vendin në luftën botërore, i përfshiu ankthi i shpëtimit të vetvetes dhe u arratisën nga vendi.

Trashëgimtari i fronit të sulltanit, Vahideddini i cili mbante të zaptuar institucionin e sulltanatit e të hilafetit, ishte i mbushur plot dyshime dhe po përpiqej të gjente mënyra për të siguruar veten dhe fronin e tij.

Kabineti qeveritar në krye me Damat Ferit pashën ishte i pafuqishëm, i pandershëm, frikacak, dhe varej vetëm nga vullneti i padishahut dhe ishte i gatshëm të pranonte çdo situatë, vetëm me kushtin që ta shpëtonte veten sikur sulltani. Ushtrisë osmane, ja kishin marr armatimin dhe municionet, dhe kjo situatë përshkallëzohej përditë pa ndalur.

Shtetet aleate që dolën fituese nuk e shihnin aspak të nevojshme të respektonin kushtet e marrëveshjes dhe të armëpushimit. Me arsyetime e justifikime të ndryshme, flota dhe trupat e ushtrive aleate ishin të pranishme në Stamboll.

Vilajeti i Adanasë gjendej i zaptuar nga francezet, ndërsa vilajetet Urfa, Marashi dhe Antepi prej anglezëve. Në Antalia e Konja gjendeshin trupat italiane, ndërsa në Merzifon dhe Samsun lëviznin ushtarët anglez.

Në çdo anë kishte xhandarë, nëpunës e përfaqësues të huaj. (Katër ditë përpara se të fillonte marshimi i armatës së Mustafa Kemalit në luftime direkte, me 15 maj 1919, me aprovimin e shteteve aleate edhe ushtria greke kishte zbarkuar në Izmir.)

Kongresi i Erzurumit nuk qe i plotë, pa atë të Sivasit

Kongresi themelues në Sivas u mbajt më 4 shtator 1919 nën kërcënime nga të gjitha anët, edhe nga autoriteti mbretëror me detyrim edhe nga forcat aleate.

Në ketë kontekst, përpara se të hyja ne sallë, në korridor rastisa Rauf beun, të cilit i thash;

– Kë do ta caktojmë kryetar?

– Rauf beu mu përgjigj me zë të lartë e të prerë, sikur të ishte përgatitur prej kohesh për ta thënë këtë ; Ti nuk duhet të jesh kryetar kurrsesi!

– Nëse një popull do t’i kryej të gjitha veprimet e nevojshme për të fituar pavarësinë dhe ekzistencën e vet, atëherë ai do të ketë sukses. Të hamendësohesh sikur një popull nuk do të ketë sukses, do të thotë të dalësh në përfundimin se ai popull ka vdekur. Prandaj, për sa kohë një popull të ekzistojë dhe të vijojë përpjekjet dhe sakrificat e tij, suksesi nuk vihet në diskutim.

Kanë rëndësi telegramet që i arrinin nga të gjitha anët; Mustafa Kemali i lexon ato gjatë fjalimit sa herë i duhet për të dokumentuar situatën në të cilën gjendet vendi.

Telegram për z. Mustafa Kemal: Situata politike ka arritur në piken kritike, shkruan Halide Edip nga Stambolli. Forcat aleate po bëjnë pazare për ndarjen dhe copëtimin tonë. Megjithatë, unë kam shpresë në vendosmërinë tuaj dhe të gjithë atyre atdhetarëve që janë të gatshëm të vdesin për lirinë e atdheut. Me respekt nga Halide Edip.

Këso telegramesh i arrijnë me qindra Mustafa Kemalit që po mbante kongresin në Sivas.

Nuk mungojnë as telegramet që dërgon Mustafa Kemali. Ai në këtë rast i shkruan Shevket Beut, komandant i Pikës së fortifikuar të Çanakalasë: Veçanërisht në Stamboll ka shumë persona të cilët dëshirojnë të ndiqet në mënyrë të përpiktë çështja e vrasjes së kapitenit Jahja dhe të jepet llogari për këtë ngjarje. Kërkohet me shpejtësi të bëhen me dije se cilat ishin veprat e këqija që ka kryer ai, të cilat qenkan bërë shkak për ndjekjen e lartpërmendurit!

Mustafa Kemal shton për këtë ngjarje: Qeveria tradhtare e Stambollit, është fajtore për vrasjen e kapitenit Jahja, anëtar i lëvizjes sonë.

Telegrami që i vjen Komandantit të trupave nacionaliste, siç e quanin Mustafa Kemalin, nga Shefkete Hanëmeja dëshmon gjithçka: Bashkëshortin tim, kapitenin Jahja e vranë pikërisht pse ishte njeri i juaj besnik i kauzës kombëtare, dhe marrëdhënieve të ngushta që kishte me ju. Megjithëse ishte dorëzuar, ata e vranë mizorisht. E vrau kapiteni i xhandarmerisë së Gebzesë, Nail Beu.

Mustafa Kemali lexon edhe me qindra telegrame që synojnë ta pengojnë mbajtjen e Kongresit.

Çështja e kombit dhe shtetit nuk kërkon mëshirë. Nuk ekziston një parim i të kërkuarit mëshirë, shkruan Mustafa Kemal.

Gjatë punës së kongresit arrin edhe një telegram në të cilin përshkruhet situata në Stambollin e pushtuar.

Telegram: Ushtarët anglezë kanë zaptuar zyrat e Ministrisë se Luftës në Stamboll. Ngjarjet janë tragjike. Në përleshjet e ushtarëve tanë me armikun, u vranë gjashtë e u plagosen 16 ushtarë. Mbetemi në pritje të urdhrave tuaj. Shkruan Hamdi efendiu.

Pas këtij telegrami, qendra e telegrafit ishte pushtuar. Mos të ishte Hamdi Efendiu, nuk do të kuptonim deri ku ka arritur pushtimi i Stambollit.

Dita e 28 tetorit të vitit 1923, shpallet Dita e Pavarësisë së Republikës së Turqisë, me kryeqytet Ankaranë.

Disa nga vendimet më të rëndësishme që miratoi Kuvendi i Madh Kombëtar i Republikës së Turqisë ishin: Suprimimi dhe largimi i sulltanit dhe sulltanatit përtej kufijve të rinj të Republikës së Turqisë; largimi i halifes dhe hilafetit nga te gjitha institucionet publike (fesë-religjionit); përligjja e alfabetit latin në të gjitha institucionet publike dhe hiqet nga përdorimi alfabeti arab-osman shumë shekullor; arsimi bëhet publik dhe unik në gjithë Turqinë.

Gazi Mustafa Kemal, reformat e duhura, nuk do t’i ndal deri në vdekje. Hiqen me ligj nga veshja e njerëzve, çallma, ferexheja, shamia, dhe çdo lloj maske në institucionet publike.

You Might Also Like

Rritet çmimi i dizelit, ulet i benzinës në Maqedoni
Shqipëria shpall si “të padëshiruar” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut
LSDM: Mucunski po zhvillon negociata sekrete për të ardhmen e Maqedonisë dhe po kërkon imunitet, por nuk ka rezultate
D+ kërkon anulimin e tenderit 743 mijë euro të Ministrisë së Kulturës për angazhimin e 26 ‘konsulentëve’
Zajkova: Në çdo komunë të hapen qendra familjare për dhunën ndaj bashkëmoshatarëve

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Edhe këtë ditëlindje pa të birin pranë, nëna e Thaçit mbush 89 vjet
TOP Momenti

Edhe këtë ditëlindje pa të birin pranë, nëna e Thaçit mbush 89 vjet

August 4, 2026
I kërkuar për vjedhje të rëndë, ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar
TOP Momenti

I kërkuar për vjedhje të rëndë, ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar

August 4, 2026
Arrestohet Egzon Reshani, i kërkuar për tentim-vrasje dhe fajde
TOP Momenti

Arrestohet Egzon Reshani, i kërkuar për tentim-vrasje dhe fajde

August 4, 2026
Vaj palme e përbërës të padeklaruar në etiketë – gjetjet kryesore të prezantuara nga AUV-i pas kontrollit në sektorin e qumështit
TOP Momenti

Vaj palme e përbërës të padeklaruar në etiketë – gjetjet kryesore të prezantuara nga AUV-i pas kontrollit në sektorin e qumështit

August 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?