By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arrestohet Egzon Reshani, i kërkuar për tentim-vrasje dhe fajde
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arrestohet Egzon Reshani, i kërkuar për tentim-vrasje dhe fajde
TOP Momenti

Arrestohet Egzon Reshani, i kërkuar për tentim-vrasje dhe fajde

Momenti
Published: August 4, 2026

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për disa vepra të rënda penale, pasi i njëjti u identifikua gjatë patrullimit në zonën kufitare në Karaqevë të Poshtme.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 3 gusht, pak pas orës 22:00, kur zyrtarët e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në SPMK-Muqivërcë, kanë identifikuar një automjet të dyshimtë që po lëvizte nga drejtimi i Breznicës në Serbi në drejtim të territorit të Kosovës.

Automjeti është ndaluar në fshatin Novosellë. Gjatë kontrollit, pasagjeri i identifikuar si Egzon Reshani ka tentuar t’u shmanget zyrtarëve policorë duke ikur në këmbë drejt vijës kufitare, në drejtim të Breznicës.

Your browser does not support the video tag.

Policia kërkon bashkëpunimin me qytetarë për të dyshuarin për vrasje në tentativë – Egzon Reshani

Megjithatë, zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë dhe arrestojnë atë në afërsi të vijës kufitare, duke parandaluar largimin e tij nga territori i Kosovës.

Sipas Policisë, ndaj të dyshuarit kishte urdhërarrest aktiv, pasi kërkohej nga organet e drejtësisë për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Fajde”, “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Detyrim”.

Në kërkim për fajde, nëse i shihni lajmëroni Policinë

Gjatë kontrollit të të arrestuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një thikë. Për këtë rast është njoftuar prokurori kompetent dhe, sipas udhëzimeve të tij, është iniciuar rast për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Pas përfundimit të procedurave nga Policia Kufitare, i dyshuari i është dorëzuar njësive kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, për procedura të mëtejme lidhur me urdhërarrestin dhe rastet për të cilat kërkohej. /Telegrafi/

You Might Also Like

Bajrami i kërkon BE-së të sigurojë zbatimin e obligimeve nga Serbia për personat e zhdukur
Një tjetër rast i dyshuar me ethet e Nilit Perëndimor në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup
Sllaveski: Paga minimale bruto në Maqedoni ka fuqi blerëse më të lartë se në shtatë vende të BE-së
“I padëshiruar në Shqipëri”, flet Bela
LSDM: 100 denarë për litër naftë, një rritje e re pasi Mickoski njoftoi ulje çmimesh

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

SHBA miratoi huan 302 milionë dollarësh për mbrojtjen shqiptare, Ambasada amerikane në Tiranë: Mbështetje për modernizimin e Forcave të Armatosura
TOP Momenti

SHBA miratoi huan 302 milionë dollarësh për mbrojtjen shqiptare, Ambasada amerikane në Tiranë: Mbështetje për modernizimin e Forcave të Armatosura

August 4, 2026
MSH: Situata në Gostivar po monitorohet, është ulur numri i përgjithshëm i kontrolleve
TOP Momenti

MSH: Situata në Gostivar po monitorohet, është ulur numri i përgjithshëm i kontrolleve

August 4, 2026
U shpall ICT Women of the Year në mesin e 180 të nominuarave, Marmullaku: Privilegj për mua dhe për vendin
TOP Momenti

U shpall ICT Women of the Year në mesin e 180 të nominuarave, Marmullaku: Privilegj për mua dhe për vendin

August 4, 2026
Aksident trafiku në rrugën lokale Gostivar-Gradec, lënodhen tre persona
TOP Momenti

Aksident trafiku në rrugën lokale Gostivar-Gradec, lënodhen tre persona

August 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?