By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Nuk do të ndalet kthimi i qytetarëve në veri”, Fitore Pacolli dënon sulmin ndaj familjes Berisha në Zveçan
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Nuk do të ndalet kthimi i qytetarëve në veri”, Fitore Pacolli dënon sulmin ndaj familjes Berisha në Zveçan
TOP Momenti

“Nuk do të ndalet kthimi i qytetarëve në veri”, Fitore Pacolli dënon sulmin ndaj familjes Berisha në Zveçan

Momenti
Published: August 3, 2026

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka dënuar sulmin ndaj shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan, duke thënë se asnjë akt barbar nuk do ta ndalë kthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre në veri të Kosovës.

Përmes një reagimi në Facebook, Pacolli ka thënë se sulmi është një akt i papranueshëm që synon të krijojë frikë dhe pasiguri te familjet shqiptare që po rikthehen në pronat e tyre.

Your browser does not support the video tag.

“Dënoj ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan. Ky është një akt i papranueshëm që synon të krijojë frikë dhe pasiguri te familjet shqiptare që po rikthehen në pronat e tyre”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka bërë të ditur se familja Berisha është përfituese e projektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive.

“Këto sulme qyqare nuk do të ndalin as kthimin e familjeve dhe as zbatimin e projektit. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdojë me përkushtim realizimin e këtij programi, në çdo pjesë të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ministrja Pacolli.

Sipas saj, sulme të tilla kanë për qëllim pengimin e politikave shtetërore që garantojnë të drejtën e qytetarëve për t’u kthyer dhe për të jetuar në pronat e tyre.

Pacolli ka kërkuar nga organet kompetente që rasti të zbardhet sa më parë dhe autorët e sulmit të përballen me drejtësinë.

You Might Also Like

LDK-VV në bisedime, por pa ndarje postesh, Lushaku-Sadriu: Jemi në fazën fillestare
Aksident tragjik në Ksamil: Humb jetën i riu, drejtues i një furgoni
Dzeko rinovon me Schalke edhe për një sezon
Zbulohet arsyeja se përse Callum Turner nuk erdhi në Sunny Hill Festival këtë vit
Po bënin përgatitjet për tu rikthyer në shtëpinë që jetuan para 28 vite – detaje nga sulmi mbi shtëpinë e familjes Berisha në Zveçan

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Edhe këtë ditëlindje pa të birin pranë, nëna e Thaqit mbush 89 vjet
TOP Momenti

Edhe këtë ditëlindje pa të birin pranë, nëna e Thaqit mbush 89 vjet

August 3, 2026
Reagon Rama: Kjo është ç’njerëzore
TOP Momenti

Reagon Rama: Kjo është ç’njerëzore

August 3, 2026
Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë–Klinë
TOP Momenti

Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë–Klinë

August 3, 2026
LDK në takim, PDK e AAK zgjodhën të qëndrojnë jashtë tryeze – Kurti kërkon marrëveshje para 6 gushtit
TOP Momenti

LDK në takim, PDK e AAK zgjodhën të qëndrojnë jashtë tryeze – Kurti kërkon marrëveshje para 6 gushtit

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?