Një aksident me vdekje ka ndodhur në Ksamil, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”.
Top Channel raporton se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën rrugës për në spital drejtuesi i një furgoni, shtetasi Antonio Mateli rreth 20 vjeç, banues në Ksamil.
Forca të shumta policie në vendin e ngjarjes për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.

