By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Po bënin përgatitjet për tu rikthyer në shtëpinë që jetuan para 28 vite – detaje nga sulmi mbi shtëpinë e familjes Berisha në Zveçan
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Po bënin përgatitjet për tu rikthyer në shtëpinë që jetuan para 28 vite – detaje nga sulmi mbi shtëpinë e familjes Berisha në Zveçan
TOP Momenti

Po bënin përgatitjet për tu rikthyer në shtëpinë që jetuan para 28 vite – detaje nga sulmi mbi shtëpinë e familjes Berisha në Zveçan

Momenti
Published: August 3, 2026

Përgatitjet për tu zhvendosur i kishin nisur tash e disa muaj.

Për këtë, nga muaji shkurt, familja Berisha filluan ta pastrojnë shtëpinë e tyre në komunën e Zveçanit.

Kjo pronë në veriun e Kosovës, kësaj familjeje, iu rikthye pas plot 28-vjetësh.

Your browser does not support the video tag.

Por në komunën e banuar me shumicë serbe, këtë fakt duket se nuk e pritën mirë të gjithë.

Kjo meqë në orët e para të mëngjesit të së hënës, kësaj shtëpie dikush ia vuri flakën.

E si ndodhi e gjithë ngjarja ka treguar Zana Berisha e cila një pjesë të fëmijërisë së saj e kishte kaluar në hapësirat e kësaj shtëpie.

“Sulmi ka ndodhë rreth orës 01:00 pas mesnate, natën e kaluar diku  deri në orën 8:30 familja kemi qenë këtu, pastaj sot në mëngjese më kanë kontaktu prej Policisë që shtëpia është djegë një pjesë dhe fatmirësisht pjesa më e madhe ka shpëtuar. Por një pjesë është dëmtua goxha. Momentalisht Policia është duke i kryer të gjitha hetimet të shohim”, u shpreh Berisha.

E kjo ngjarje, sipas Zanës, nuk do ta ndal kthimin e familjes në pronën e tyre.

“Meqë historia jonë është bërë publike, meqë thirrja jem është bërë publike lidhje me kthimin e shqiptarëve në këtë pjesë veriore dikujt kjo nuk i konvenon. Po kjo nuk do të thotë se ne kemi më u zbrazë. Ky sulm na forcon bindjen që në jemi në rrugën e drejt. Nuk po kërkojmë më shumë se aq sa na takon. Jemi kthy në shtëpinë tonë, në pronën tonë. Ky sulm qyqar neve nuk na ndalon”, u shpreh tutje Berisha.

Për fatin e mirë, zjarri nuk e përfshiu edhe pjesën tjetër të shtëpisë.

Ndërsa në vendngjarje dolën menjëherë edhe organet e rendit.

“Mbrëmë pas mesnate e kemi pranuar një informacion që një shtëpi në Zveçan është duke u djegur. Kemi dal në vend të ngjarjes dhe kemi parë që një pjesë e kulmit është dëmtuar dhe një dhome i ishte vëne zjarri. Shenja të zjarrvënës kemi parë. Dëmtimet nuk mund të jenë shumë të mëdha pasi shtëpia është e pabanuar. Sidoqoftë Policia është duke u marrë më këtë rast”, ka thwnw Elshani.

Ndryshe, sipas policisë për momentin nuk ka ndonjë person të dyshuar për këtë rast.

source

You Might Also Like

LDK-VV në bisedime, por pa ndarje postesh, Lushaku-Sadriu: Jemi në fazën fillestare
Aksident tragjik në Ksamil: Humb jetën i riu, drejtues i një furgoni
Dzeko rinovon me Schalke edhe për një sezon
Zbulohet arsyeja se përse Callum Turner nuk erdhi në Sunny Hill Festival këtë vit
Edhe këtë ditëlindje pa të birin pranë, nëna e Thaqit mbush 89 vjet

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Reagon Rama: Kjo është ç’njerëzore
TOP Momenti

Reagon Rama: Kjo është ç’njerëzore

August 3, 2026
Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë–Klinë
TOP Momenti

Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë–Klinë

August 3, 2026
LDK në takim, PDK e AAK zgjodhën të qëndrojnë jashtë tryeze – Kurti kërkon marrëveshje para 6 gushtit
TOP Momenti

LDK në takim, PDK e AAK zgjodhën të qëndrojnë jashtë tryeze – Kurti kërkon marrëveshje para 6 gushtit

August 3, 2026
Shtatë të lënduar në aksidentin ku janë përfshirë dy vetura në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë
TOP Momenti

Shtatë të lënduar në aksidentin ku janë përfshirë dy vetura në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?