By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Shqipëria dhe Gjermania nënshkruajnë tri marrëveshje në vlerë 114 milionë euro, për energji dhe infrastrukturë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Shqipëria dhe Gjermania nënshkruajnë tri marrëveshje në vlerë 114 milionë euro, për energji dhe infrastrukturë
TOP Momenti

​Shqipëria dhe Gjermania nënshkruajnë tri marrëveshje në vlerë 114 milionë euro, për energji dhe infrastrukturë

Momenti
Published: August 3, 2026

Shqipëria dhe Gjermania kanë nënshkruar tre marrëveshje të rëndësishme financimi, që parashikojnë një mbështetje prej 114 milionë eurosh për projekte në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës.

Marrëveshjet u firmosën nga ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë, Enea Karakaçi, dhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, ministri Karakaçi bëri të ditur se paketa përfshin 90 milionë euro hua dhe 24 milionë euro grante, të cilat do të përdoren për modernizimin e sistemit energjetik dhe përmirësimin e infrastrukturës publike, shkruan KP.

“Ditën e sotme kemi nënshkruar tre marrëveshje të rëndësishme me qeverinë gjermane, të cilat përfshijnë një financim prej 90 milionë eurosh hua dhe 24 milionë euro grante. Këto investime do të mbështesin projekte strategjike në sektorin e energjisë dhe të infrastrukturës, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit”, deklaroi Karakaçi.

Sipas ministrit, marrëveshja e parë synon rritjen e eficiencës së sistemit të transmetimit të energjisë elektrike përmes dixhitalizimit të plotë të tij, duke krijuar mundësi për automatizimin e proceseve të operimit dhe të ndërlidhjes së nënstacioneve.

“Marrëveshja e parë lidhet me rritjen e eficiencës së sistemit të transmetimit dhe me dixhitalizimin e të gjithë sistemit. Ajo do të na japë mundësinë të automatizojmë proceset që lidhen me ndërlidhjen e nënstacioneve dhe operimin energjetik, duke rritur sigurinë dhe performancën e rrjetit”, u shpreh ai.

Një tjetër marrëveshje ka në fokus rehabilitimin e Hidrocentralit të Vaut të Dejës, një nga asetet më të rëndësishme të prodhimit të energjisë elektrike në vend.

“Marrëveshja e dytë lidhet me vijimin e rehabilitimit të Hidrocentralit të Vaut të Dejës, një nga veprat tona energjetike më të rëndësishme. Ky investim do të kontribuojë në rritjen e jetëgjatësisë dhe eficiencës së këtij objekti strategjik”, tha ministri.

Ndërsa marrëveshja e tretë parashikon investime në godinat e Qytetit Studenti, me synim përmirësimin e eficiencës energjetike të konvikteve, falë një granti prej 24 milionë eurosh të financuar nga qeveria gjermane përmes bankës zhvillimore KfW, raporton RTSH.

“Marrëveshja e fundit lidhet me Qytetin Studenti dhe rehabilitimin e konvikteve në kuadër të rritjes së eficiencës së energjisë. Bëhet fjalë për një grant prej 24 milionë eurosh nga qeveria gjermane, përmes KfW-së. Këto investime janë në të mirë të studentëve dhe të interesit publik, pasi do të ofrojnë kushte më të mira jetese, një proces më cilësor mësimor dhe një kursim të konsiderueshëm të energjisë falë standardeve të reja të eficiencës energjetike”, deklaroi Karakaçi.

You Might Also Like

LDK-VV në bisedime, por pa ndarje postesh, Lushaku-Sadriu: Jemi në fazën fillestare
Aksident tragjik në Ksamil: Humb jetën i riu, drejtues i një furgoni
Dzeko rinovon me Schalke edhe për një sezon
Zbulohet arsyeja se përse Callum Turner nuk erdhi në Sunny Hill Festival këtë vit
Po bënin përgatitjet për tu rikthyer në shtëpinë që jetuan para 28 vite – detaje nga sulmi mbi shtëpinë e familjes Berisha në Zveçan

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Edhe këtë ditëlindje pa të birin pranë, nëna e Thaqit mbush 89 vjet
TOP Momenti

Edhe këtë ditëlindje pa të birin pranë, nëna e Thaqit mbush 89 vjet

August 3, 2026
Reagon Rama: Kjo është ç’njerëzore
TOP Momenti

Reagon Rama: Kjo është ç’njerëzore

August 3, 2026
Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë–Klinë
TOP Momenti

Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë–Klinë

August 3, 2026
LDK në takim, PDK e AAK zgjodhën të qëndrojnë jashtë tryeze – Kurti kërkon marrëveshje para 6 gushtit
TOP Momenti

LDK në takim, PDK e AAK zgjodhën të qëndrojnë jashtë tryeze – Kurti kërkon marrëveshje para 6 gushtit

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?