By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “S’ka rrezik të arratiset, por mbetet në paraburgim” – si e arsyetoi Specialja vendimin ndaj ish-presidentit Thaçi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“S’ka rrezik të arratiset, por mbetet në paraburgim” – si e arsyetoi Specialja vendimin ndaj ish-presidentit Thaçi
Lajme

“S’ka rrezik të arratiset, por mbetet në paraburgim” – si e arsyetoi Specialja vendimin ndaj ish-presidentit Thaçi

Momenti
Published: August 3, 2026

Gjykata Speciale ka vendosur për zgjatjen e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit në rastin ndaj tij dhe të tjerëv e në çështjen gjyqësore kundër administrimit të drejtësisë, me arsyetimin se kjo masë “vazhdon të jetë e arsyeshme dhe proporcionale në këtë moment”.

Specialja vendosi që ish-presidenti i Kosovës të mbetet në paraburgim, ndonëse konstatoi se ai nuk paraqet rrezik arratisjeje.

Your browser does not support the video tag.

Vendimi u mor pas rishikimit periodik të masës së paraburgimit.

Në arsyetim, gjyqtari Christopher Gosnell vlerëson se Thaçi ka lidhje të forta familjare dhe shoqërore me Kosovën, se dorëzimi i tij vullnetar në Hagë në vitin 2020 tregon se ai nuk ka prirje të arratiset dhe se garancia financiare prej 50 mijë eurosh e ofruar nga familjarët e tij përbën një faktor shtesë kundër një rreziku të tillë.

“Së dyti, garancia financiare prej 50.000 eurosh e ofruar nga familjarët dhe miqtë, e cila do të konfiskohej në rast të mosparaqitjes në procedurë, e zvogëlon më tej një rrezik të tillë. Gjyqtari i Vetëm i Trupit Gjykues është i bindur se kjo është një shumë e konsiderueshme, e ofruar nga persona mjaftueshëm të afërt me z. Thaçi, për të përbërë një faktor të rëndësishëm dekurajues kundër arratisjes”, thuhet ndër tjerash në vendim.

Megjithatë, gjykatësi vlerëson se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqe reale që Thaçi mund ta pengojë zhvillimin e procedurave gjyqësore ose të kryejë vepra të tjera penale që lidhen me administrimin e drejtësisë.

Prokuroria dhe Mbrojtja e Thaçit kanë argumentuar në lidhje me rrezikun e pengimit në procesin e drejtësisë dhe kryerjen e veprave të tjera penale.

Gjykata vlerëson se “ekziston një rrezik real” që Thaçi të kryejë “vepra të tjera penale”.

“Gjyqtari i Vetëm i Trupit Gjykues kujton se arsyet që mbështesin konstatimin se ekziston një rrezik real i pengimit të procedurave mbështesin po ashtu edhe konstatimin se ekziston një rrezik real që vepra të tjera penale të pretenduara të kryhen për këtë qëllim”, thuhet në vendim.

Gjykatësi tha se është “i bindur për ekzistencën e rreziqeve”, sipas disa neneve, të cilat tha se “justifikojnë vendimin e paraburgimit të z. Thaçi”.

Gjykatësi tha se “nuk është i bindur se ndonjë kusht i zbatueshëm lirimi që është aktualisht në dispozicion do të mund të zbutte në mënyrë të kënaqshme rrezikun që z. Thaçi të pengojë zhvillimin e procedurave para Dhomave të Specializuara ose të kryejë vepra të tjera penale”.

Për këto arsye, gjykatësi urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Thaçit dhe i dha atij leje që, nëse dëshiron, “të dorëzojë parashtresa lidhur me rishikimin e ardhshëm të paraburgimit deri të hënën, më 7 shtator 2026, në orën 16:00, ndërsa përgjigjja dhe kundërpërgjigjja të paraqiten sipas afatit të përcaktuar në Rregullën 76 të Rregullores”.

The post “S’ka rrezik të arratiset, por mbetet në paraburgim” – si e arsyetoi Specialja vendimin ndaj ish-presidentit Thaçi appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Blerim Latifi: Kurti nuk ka nevojë për votat e LDK-së për Qeverinë, me gjasë e formon të enjten
Dhjetë të lënduar, 2 vetura bëhen llom, dalin pamjet e aksidentit në rrugën Gjakovë -Klinë
“Bone një ofertë qe s’ka qare pa e refuzu”, Ilir Mirena e sheh si ofenduese letrën e Kurtit
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët
Aksidenti në fshatin Mrasor, Spitali i Gjakovës: 10 persona janë pranuar në Emergjencë, 2 janë transferuar në QKUK

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Stuhi të fuqishme godasin Zvicrën, disa rajone në alarm të kuq
Lajme

Stuhi të fuqishme godasin Zvicrën, disa rajone në alarm të kuq

August 3, 2026
Ismajli: Qeveria në këto 5 vjet ka funksionuar pa opozitë
Lajme

Ismajli: Qeveria në këto 5 vjet ka funksionuar pa opozitë

August 3, 2026
Pritjet e gjata në kufirin me Kroacinë, Konjufca telefonon ministrin kroat dhe kërkon zgjidhje
Lajme

Pritjet e gjata në kufirin me Kroacinë, Konjufca telefonon ministrin kroat dhe kërkon zgjidhje

August 3, 2026
Nga nesër ndryshon regjimi i qarkullimit në rrugën “Tirana” në lagjen Lakërishtë
Lajme

Nga nesër ndryshon regjimi i qarkullimit në rrugën “Tirana” në lagjen Lakërishtë

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?