By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Fetoshi: Serbia mund të tentojë destabilizim dhe ndërhyrje në zgjedhjet e 7 qershorit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Fetoshi: Serbia mund të tentojë destabilizim dhe ndërhyrje në zgjedhjet e 7 qershorit
Lajme

Fetoshi: Serbia mund të tentojë destabilizim dhe ndërhyrje në zgjedhjet e 7 qershorit

Momenti
SHARE

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, ka paralajmëruar se Serbia mund të tentojë të ndërhyjë në integritetin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, duke përfshirë sulme kibernetike, presione dhe incidente destabilizuese.

Fetoshi tha se Serbia në vazhdimësi ka tentuar të ndikojë në proceset zgjedhore në Kosovë dhe se institucionet e sigurisë duhet të jenë në gatishmëri të shtuar para zgjedhjeve të 7 qershorit 2026.

“Absolutisht, ne në kuadër të institutit ‘Octopus’ në vazhdimësi e kemi theksuar dhe kemi gjetur përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë që të ndërhyjë në kuptim të cenimit të integritetit të procesit zgjedhor në vendin tonë, në këtë kuadër normalisht që Serbia do të përpiqet edhe një herë që jo vetëm ta instrumentalizojë përfaqësimin politik të serbëve të Kosovës nëpërmjet Listës Serbe, por edhe duhet të kihet parasysh që mund të priten veprime konkrete destabilizuese”, tha ai për EO.

Ai theksoi se institucionet duhet të tregojnë kujdes të shtuar ndaj sulmeve eventuale kibernetike dhe provokimeve të tjera që mund të synojnë destabilizimin e situatës në vend.

“Prandaj institucionet e sigurisë në veçanti do të duhej të kishin vëmendje të shtuar edhe sa i përket aktiviteteve me sulme eventuale kibernetike në infrastrukturën e vendit tonë, por edhe me provokime dhe incidente të tjera të cilat do të kishin për qëllim që të shkaktojnë tension dhe destabilizim të situatës së brendshme, në këtë kuptim institucionet do të duhej të tregojnë vëmendje sa i përket metodave që Serbia në vazhdimësi ka përdorur në proceset zgjedhore në Kosovë, siç është blerja e votave, shantazhi, ndërhyrjet eventuale të presioneve të ndryshme, kërcënimeve të ndryshme e kështu me radhë”, tha ai.

Sipas tij, ndërhyrjet eventuale të Serbisë në procesin zgjedhor mbeten të pritshme edhe në këto zgjedhje.

“Pra, edhe në këto zgjedhje pa diskutim që ne presim që Serbia do të përpiqet të ndërhyjë në integritetin e procesit zgjedhor prandaj është shumë e rëndësishme që institucionet e sigurisë të shtojnë vëmendjen e tyre për të mbrojtur procesin dhe për të mbrojtur sa më mirë që është e mundur përfaqësimin politik të vullnetit të qytetarëve të vendit tonë me 7 shkurt”, tha ai.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë caktuar të mbahen më 7 qershor 2026.

Shkuarja në zgjedhje erdhi pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë presidentin/en e ri brenda afateve kushtetuese.

Pas skadimit të afatit të 28 prillit 2026 pa marrëveshje ndërmjet partive politike për kreun e shtetit, Kuvendi u shpërnda automatikisht.

source

You Might Also Like

Policia gjen armë me fishekë në një veturë në Pejë
Lionel Messi magjik, thyen një tjetër rekord në MLS
Gentiani drejt shërimit, Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle mbulojnë operimin në Turqi
Lushtaku e pret Hamzën në Skenderaj
Skandal juridik në Ballkan: Bosnja liron pas ekstradimit një të dyshuar për krim të organizuar
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
MISS PRISHTINA 2026- ARGJENDA BERBATOVCI, FLET PA DOREZA
Lajme

MISS PRISHTINA 2026- ARGJENDA BERBATOVCI, FLET PA DOREZA

Momenti
Momenti
May 10, 2026
Gjini: AAK po dëshmon se është forca e vetme që bashkon qytetarët
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Tre arinj futen në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit, u vërsulen disa banorëve që i incizonin
E rëndë në Durrës, 19-vjeçarja i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?