By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Një ftesë e Kurtit për takim mbërrin edhe në PDK
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Një ftesë e Kurtit për takim mbërrin edhe në PDK
Lajme

Një ftesë e Kurtit për takim mbërrin edhe në PDK

Momenti
Published: August 3, 2026

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar ftesë për takim edhe Partisë Demokratike e Kosovës, merr vesh Gazeta Express.

Nuk dihet se çfarë vendimi ka marrë PDK-ja lidhur me takimin në të cilin është ftuar.

Your browser does not support the video tag.

Aleanca konfirmoi më herët se kanë pranuar nga Kurti ftesë për takim.

Kjo parti nuk do të shkojë në këtë takim. Aleanca e refuzoi ftesën e Kurtit, sikurse herën e parë, merr vesh Gazeta Express.

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës ishin të paqasshëm për t’iu përgjigjur interesimit të gazetës për këtë çështje.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca paralajmëroi sot më herët negociata “më të thelluara” me LDK-në këtë javë.

Ai tha për T7 se pritet të ketë takime për formimin e institucioneve para seancës konsituive të Kuvendit, e cila do të mbahet të enjten.

“Unë pres që në ditët në vijim, bile edhe para mbajtjes së seancës, të ketë edhe takime të tjera të nivelit politik mes partive politike, krejt me qëllimin që të zgjidhet kjo situatë në të cilën ndodhemi dhe t’i jepet mundësia krijimit të institucioneve të reja”, tha ai.

Në ditët në vijim, Konjufca tha se pret që LVV-ja t’i dërgojë ftesë LDK-së për bisedime.

“Kjo është arsyeja pse 6 gushti u caktua, siç e keni parë, dhe pres që në ditët në vijim edhe t’i dëgohet ftesa Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të kemi bisedime sa i përket kësaj mundësie”, tha ai.

I pyetur nëse pas konstituimit të Kuvendit pret që institucionet e tjera të formohen shpejt, Konjufca tha se është shumë optimist që me LDK-në do ta arrijnë një marrëveshje “për të gjitha pozitat e larta”.

“Po, edhe për Presidentin ka shpresa. Ne do të hyjmë në negociata më të thelluara me Lidhjen Demokratike të Kosovës, qysh e ka shpjegu edhe vetë kryeministri, edhe pastaj të shohim se çfarë epilogu po sjell ky proces”, tha ai.

“Qëllimi ka qenë, edhe prej anës së LDK-së, është shpjeguar prej Kryesisë së kësaj partie që do të jenë të gatshëm të bisedojnë me Lëvizjen Vetëvendosje. Pas kësaj, atëherë, jam shumë optimist që do të kemi një marrëveshje për të gjitha pozitat e larta në Republikën e Kosovës. Do të kemi një zgjidhje besoj”, shtoi Konjufca.

The post Një ftesë e Kurtit për takim mbërrin edhe në PDK appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

SHBA nënshkruan marrëveshje miliarda dollarëshe për rritjen e prodhimit të raketave Patriot dhe THAAD
Përparim Rama: Kjo nuk është më politikë, ku në shënjestër nuk jam më vetëm unë, por dhe bashkëshortja ime
Aksident tragjik në Ksamil, humb jetën i riu
“A po takohemi? Veni dihet.” – Një histori që rritet bashkë me familjet tona
Karburant cilësor dhe shumë më tepër!

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Politikani rus kundër luftës thotë se është larguar nga vendi pasi Kremlini e shpallli “agjent të huaj”
Lajme

Politikani rus kundër luftës thotë se është larguar nga vendi pasi Kremlini e shpallli “agjent të huaj”

August 3, 2026
Sveçla: Në varrezën masive në Jabukë janë gjetur të paktën katër trupa
Lajme

Sveçla: Në varrezën masive në Jabukë janë gjetur të paktën katër trupa

August 3, 2026
Rrjedhat e Renit arrijnë nivele rekord të ulëta, ndërsa thatësira i shkakton presion lumenjve të Evropës
Lajme

Rrjedhat e Renit arrijnë nivele rekord të ulëta, ndërsa thatësira i shkakton presion lumenjve të Evropës

August 3, 2026
Tmerr në Tiranë: Burri mbajti peng dhe e ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin, arrestohet
Lajme

Tmerr në Tiranë: Burri mbajti peng dhe e ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin, arrestohet

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?