By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rusia fajëson Ukrainën për sulmin me bombë në Moskë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rusia fajëson Ukrainën për sulmin me bombë në Moskë
Lajme

Rusia fajëson Ukrainën për sulmin me bombë në Moskë

Momenti
Published: August 3, 2026

Rusia ka fajësuar Ukrainën për një shpërthim në një restorant në qendër të Moskës, i cili ka lënë të vdekur pesë persona, ndërsa shtohen dyshimet se shënjestra e planifikuar ishte një komandant i lartë ushtarak rus.

Shpërthimi ka ndodhur të shtunën në mbrëmje pranë hyrjes së një restoranti luksoz italian, të vendosur në një nga shtatë rrokaqiejt e epokës së Stalinit në Sheshin Kudrinskaya.

Your browser does not support the video tag.

Prokurorët rusë kanë deklaruar se një grua e paidentifikuar, që mbante një mjet shpërthyes të improvizuar, ishte përpjekur të hynte në restorant, por ishte ndaluar nga një roje sigurie.

Mjeti ka shpërthyer pak çaste më vonë, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur 19 të tjerë.

Në një deklaratë të së dielës, ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar Kievin për kryerjen e sulmit, duke thënë: “Tentakulat e përgjakshme të bandës terroriste të Zelenskyt kanë arritur deri te restoranti italian ‘Balzi Rossi’ në Moskë”.

Autoritetet ruse nuk e kanë identifikuar shënjestrën e planifikuar dhe as nuk i kanë bërë publike emrat e viktimave.

Megjithatë, blogerë ushtarakë pro-Kremlinit dhe disa media të pavarura ruse kanë raportuar se sulmi mund të kishte pasur si shënjestër kolonel-gjeneralin Aleksandr Chayko, komandantin e forcave ajrore-hapësinore të Rusisë, i cili thuhet se po merrte pjesë në një banket privat në restorant për të festuar ditëlindjen e tij të 55-të.

Fotografitë dhe videot që u shfaqën në internet pak pas shpërthimit, të cilat pretendohet se janë nga eventi privat, tregonin një skenë ku në sfond shfaqeshin fjalët “Aleksandr 55”.

Chayko është një nga komandantët kryesorë ushtarakë të Rusisë i cili ka udhëhequr sulmin e dështuar ndaj Kievit në fillim të vitit 2022, përpara se të promovohej më vonë në krye të forcave ajrore ruse.

Kanali në Telegram “VChK-OGPU”, i njohur për publikimin e informacioneve të rrjedhura nga shërbimet e sigurisë ruse, ka raportuar se Chayko ka shpëtuar pa lëndime. Sipas kanalit, vajza e tij, Maria, është plagosur rëndë nga shpërthimi, ndërsa bashkëshorti i saj, Daniil Peredriy, ka mbetur i vrarë. Ata ndodheshin jashtë, në tarracën e restorantit, kur ndodhi shpërthimi.

Një gazetë ruse ka raportuar se hetuesit besojnë se gruaja që mbante mjetin shpërthyes mund të mos ketë qenë në dijeni se po transportonte një bombë, duke sugjeruar se ajo u shpërthye nga distanca prej një personi tjetër, gjë që shkaktoi edhe vdekjen e saj.

Mes viktimave të tjera të raportuara ishte edhe një pjesëtar i Shërbimit Federal të Mbrojtjes (FSO), një njësi elitare ruse

Kyivi ende nuk ka komentuar mbi incidentin.

Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë, agjencitë e inteligjencës së Ukrainës kanë vënë në shënjestër dhjetëra oficerë të lartë ushtarakë rusë dhe zyrtarë të instaluar nga Rusia, duke i akuzuar ata për përfshirje në krime lufte.

Shërbimet ukrainase të inteligjencës kanë përdorur më parë një sërë taktikash, duke u mbështetur si te sabotatorët vullnetarë, ashtu edhe te civilët që nuk ishin në dijeni të qëllimit, për të kryer sulme me bomba.

Ato kanë arritur të vrasin të paktën katër gjeneralë rusë dhe disa figura të tjera të larta ushtarake, si dhe aktivistë pro-luftës thellë brenda territorit rus, ndonëse disa operacione nuk kanë arritur të godasin objektivat e synuara.

Në vitin 2022, një makinë-bombë ka lënë të vdekur Darya Duginën, vajzën e ideologut ultra-nacionalist rus Aleksandr Dugin, në një sulm që besohet gjerësisht se kishte për qëllim babanë e saj.

The post Rusia fajëson Ukrainën për sulmin me bombë në Moskë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Aksident tragjik në Ksamil, humb jetën i riu
“A po takohemi? Veni dihet.” – Një histori që rritet bashkë me familjet tona
Karburant cilësor dhe shumë më tepër!
Politikani rus kundër luftës thotë se është larguar nga vendi pasi Kremlini e shpallli “agjent të huaj”
Sveçla: Në varrezën masive në Jabukë janë gjetur të paktën katër trupa

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Rrjedhat e Renit arrijnë nivele rekord të ulëta, ndërsa thatësira i shkakton presion lumenjve të Evropës
Lajme

Rrjedhat e Renit arrijnë nivele rekord të ulëta, ndërsa thatësira i shkakton presion lumenjve të Evropës

August 3, 2026
Tmerr në Tiranë: Burri mbajti peng dhe e ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin, arrestohet
Lajme

Tmerr në Tiranë: Burri mbajti peng dhe e ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin, arrestohet

August 3, 2026
Lushaku-Sadriu: LDK ka qëndrim të qartë të kontribuojë në formimin e institucioneve
Lajme

Lushaku-Sadriu: LDK ka qëndrim të qartë të kontribuojë në formimin e institucioneve

August 3, 2026
1 muaj paraburgim ndaj të pandehurit J.R. për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile
Lajme

1 muaj paraburgim ndaj të pandehurit J.R. për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?