By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BE-ja mbledh ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në fokus dialogu Kosovë–Serbi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BE-ja mbledh ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në fokus dialogu Kosovë–Serbi
Lajme

BE-ja mbledh ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në fokus dialogu Kosovë–Serbi

Momenti
Published: May 10, 2026

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të zhvillojnë më 11 maj një takim të përbashkët me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor.

Diskutimi mes 27 shefave të diplomacisë evropiane dhe gjashtë ministrave të Jashtëm të vendeve të rajonit do të shërbejë si nxitje për vazhdimin e diskutimeve mbi situatën në rajon, të cilat do të mbahen po atë ditë, vetëm në nivel të ministrave evropianë.

Your browser does not support the video tag.

Pritet që ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ndër të tjera, të diskutojnë për përgatitjet për samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në qershor në Tivat të Malit të Zi.

Diplomatë evropianë të përfshirë në përgatitjet e takimit kanë paralajmëruar se fokusi i diskutimit mes ministrave evropianë dhe homologëve të tyre nga rajoni do të jetë forcimi i bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe vendeve të rajonit, rritja e qëndrueshmërisë së shteteve të Ballkanit Perëndimor ndaj ndikimeve të jashtme negative, harmonizimi me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë edhe sanksionet, si dhe marrëdhëniet ndërmjet vetë vendeve të rajonit.

Your browser does not support the video tag.

Në këtë drejtim, zyrtarë të njohur me përgatitjet e takimit kanë theksuar se ndër temat që Brukseli dëshiron t’i mbajë në fokus do të jetë edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këto burime paralajmërojnë se zyrtarët e Brukselit nuk janë të kënaqur me dinamikën e procesit.

“Megjithëse në muajt e fundit ka pasur disa rezultate, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ende nuk ka dinamikën që do të dëshironim të shihnim. Presim që gjatë diskutimit të jepet një shtysë shtesë për ta avancuar procesin”, tha një diplomat evropian që dëshironte të mbetej anonim.

Ky zyrtar konfirmoi gatishmërinë e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, që, siç tha ai, “ta luajë rolin e saj” në këtë proces.

Megjithatë, diplomatët në Bruksel paralajmërojnë se, pavarësisht gatishmërisë së saj për të thirrur një rund të ri dialogu në nivel liderësh, situata e brendshme në Kosovë e vështirëson realizimin e këtij qëllimi për shkak të cikleve të vazhdueshme zgjedhore në vend, gjë që reflektohet drejtpërdrejt edhe në vetë procesin e dialogut.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë janë takuar për herë të fundit në kuadër të dialogut në shtator të vitit 2023. Kaja Kallas mori detyrën e përfaqësueses së lartë të BE-së në dhjetor të vitit 2024 dhe deri më tani nuk ka pasur rast të jetë nikoqire e dialogut në nivelin më të lartë politik.

Gjatë vitit 2025, arsyetimi për mungesën e takimeve në kuadër të dialogut kanë qenë rrethanat e pafavorshme të brendshme politike, si në Serbi ashtu edhe në Kosovë, megjithëse të natyrës së ndryshme.

Në Serbi, që nga nëntori i vitit 2024 po mbahen protesta pas shembjes së strehës mbi hyrjen e stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 qytetarë.

Kosova, në anën tjetër, gjatë gjithë vitit të kaluar është përballur me krizë institucionale për shkak të mungesës së marrëveshjes politike për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve.

Në Kosovë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur në shkurt dhe dhjetor të vitit 2025, ndërsa zgjedhjet e reja janë caktuar për 7 qershor.

source

You Might Also Like

Temperaturat ekstreme përshpejtojnë shkrirjen e akullnajave në Alpet Zvicerane
Lamallari: Mund të shpallen persona të tjerë “non grata”
Rrëmbeu një 6-vjeçare në Spanjë, arrestohet në Kosovë shtetasi gjerman
Shpërthimi i dengës në Sri Lanka arrin nivel epidemie, mbi 50 mijë raste të regjistruara
Foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat në Venezuelë

You Might Also Like

Deputeti i Aleancës Shqiptare nga Mali i Zi: Mandiq po e paraqet padrejtësisht një vendim institucional si “provokim të Kurtit”
Lajme

Deputeti i Aleancës Shqiptare nga Mali i Zi: Mandiq po e paraqet padrejtësisht një vendim institucional si “provokim të Kurtit”

June 27, 2026
Nis zyrtarisht pranimi i mbeturinave nga qytetarët në katër deponi sanitare të KMDK-së
Lajme

Nis zyrtarisht pranimi i mbeturinave nga qytetarët në katër deponi sanitare të KMDK-së

June 27, 2026
Rezultatet përfundimtare hapin rrugën për ankesat, KQZ tregon afatin
Lajme

Rezultatet përfundimtare hapin rrugën për ankesat, KQZ tregon afatin

June 27, 2026
Lamallari paralajmëron shpallje të tjera “non grata”
Lajme

Lamallari paralajmëron shpallje të tjera “non grata”

June 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?