Negociatat mes Iranit dhe SHBA-së mund të rifillojnë sot, sipas presidentit amerikan Donald Trump, i cili njoftoi gjatë fundjavës se e anuloi një “sulm masiv” ndaj Iranit pas kërkesave nga aleatë si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari, si dhe nga vetë Irani.
Megjithatë, Ministria e Jashtme e Iranit tha se aktualisht nuk është në negociata me SHBA-në.
CNN shkruan për zhvillimet më të fundit:
Çmimet globale të naftës ranë sot pasi Trump deklaroi gjatë fundjavës se e anuloi sulmin ndaj Iranit dhe se bisedimet për paqe do të rifillojnë sot.
Irani aktualisht është në bisedime me Omanin për ta krijuar një korridor të sigurt, “të përkohshëm”, për anijet që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei. Irani e mbylli për herë të fundit ngushticën në korrik për shkak të “ndërhyrjes së jashtme nga fuqitë e huaja” lidhur me këtë rrugë ujore, sipas Gardës Revolucionare Islamike të vendit.
Deri në pesë milionë fuçi naftë bruto po transportohen nga Gjiri Persik përmes korsisë jugore të ngushticës, pranë bregdetit të Omanit, sipas burimeve të transportit detar, pavarësisht sulmeve sporadike me dronë të Iranit ndaj anijeve.
The post Irani mohon se është në negociata me SHBA-në, pasi Trump tha se i anuloi sulmet – zhvillimet e fundit appeared first on Gazeta Express.

