By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Maroku: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt Ceutës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Maroku: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt Ceutës
Lajme

Maroku: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt Ceutës

Momenti
Published: August 3, 2026

Qeveria e Marokut është shprehur për herë të parë lidhur me zhvillimet në Ceuta. Ishin informatat e rreme shkak për migrimin e papritur të dhjetëra mijëra njerëzve, sipas saj.

Qeveria marokene i konsideron dezinformatat në rrjetet sociale dhe aktivitetet e kontrabandistëve të njerëzve si shkakun kryesor që, gjatë ditëve të fundit, dhjetëra mijëra persona u përpoqën të kalonin nga Maroku në enklavën spanjolle të Afrikës Veriore, Ceuta. Gjithashtu, sipas Ministrisë së Brendshme të Marokut, vendimi i një gjykate spanjolle që ndalon kthimin e menjëhershëm të migrantëve të kapur në det është keqinterpretuar.

Your browser does not support the video tag.

Sipas autoriteteve marokene, fluksi i migrantëve nuk ishte i organizuar, por ndodhi spontanisht. Kjo është deklarata e parë zyrtare e shtetit afrikano-verior lidhur me këto ngjarje. Po këto arsye kishte përmendur më herët edhe qeveria spanjolle. Në deklaratën marokene u ritheksua se vendi mbetet i përkushtuar në luftën kundër migracionit të paligjshëm. Njëkohësisht, Maroku kërkoi një ndarje më të drejtë të barrës dhe përgjegjësive.

Gjatë ditëve të fundit, mediat spanjolle kanë raportuar se qeveria marokene mund ta ketë nxitur qëllimisht ose të paktën ta ketë toleruar fluksin drejt Ceutës për të ushtruar presion ndaj Spanjës. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, disa migrantë kanë deklaruar në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri se nuk u penguan nga autoritetet, por përkundrazi u inkurajuan të kalonin kufirin.

Maroku flet për 11 viktima

Autoritetet marokene vlerësojnë se rreth 40.000 migrantë u përpoqën të hynin në Ceuta. Spanja, ndërkaq, ka raportuar për më shumë se 50.000 persona. Edhe më të mëdha janë dallimet sa i përket numrit të viktimave. Sipas Marokut, 11 migrantë kanë humbur jetën, shumica prej tyre të mbytur. Autoritetet marokene bëjnë të ditur se raportimet për viktima në anën spanjolle të kufirit po verifikohen ende.

Policia spanjolle, nga ana tjetër, flet për mbi 70 të vdekur. Sipas saj, disa migrantë u mbytën, ndërsa të tjerë u shtypën nga turma teksa përpiqeshin të kalonin digën mbrojtëse dhe gardhin kufitar. Mbi 1.000 persona morën ndihmë mjekësore në Ceuta, sipas autoriteteve. Pothuajse të gjithë migrantët që arritën në enklavën spanjolle të enjten janë kthyer tashmë në Marok, sipas të dhënave zyrtare spanjolle. /DW

The post Maroku: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt Ceutës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gjini i thotë Kurtit se ska “fare arsye” që të takohen, letra e plotë që ia ktheu liderit të VV’së
Një ftesë e Kurtit për takim mbërrin edhe në PDK
Aleanca refuzon takimin me Kurtin, kjo është ftesa që iu dërgua Ardian Gjinit
Kurti nis “përpjekjen” e re për t’i bërë institucionet, Aleanca thotë se mori ftesë për takim
Kryeprokurori i Shtetit: Zbulimi i varrezave masive në Zubin Potok, detyrim ndaj viktimave dhe familjeve të tyre

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Një shtetas i Kosovës ndalohet në Maqedoni, drejtone automjetin me 220 km/h
Lajme

Një shtetas i Kosovës ndalohet në Maqedoni, drejtone automjetin me 220 km/h

August 3, 2026
Hoti: Analizat e ADN-së vonohen minimalisht gjastë muaj, dërgohen në laborator në Hagë
Lajme

Hoti: Analizat e ADN-së vonohen minimalisht gjastë muaj, dërgohen në laborator në Hagë

August 3, 2026
Ekstradohet nga Roma në Shqipëri 42-vjeçari i dënuar për trafikim të qënieve njerëzore
Lajme

Ekstradohet nga Roma në Shqipëri 42-vjeçari i dënuar për trafikim të qënieve njerëzore

August 3, 2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
Lajme

Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?