By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ndalet pranë Italisë cisterna e dyshuar ruse, zbardhen detajet e operacionit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ndalet pranë Italisë cisterna e dyshuar ruse, zbardhen detajet e operacionit
Lajme

Ndalet pranë Italisë cisterna e dyshuar ruse, zbardhen detajet e operacionit

Momenti
Published: August 3, 2026

Marina italiane ka kryer një kontroll ndaj një cisterne nafte ruse në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit Pantelleria, mes Siçilisë dhe Tunizisë. Operacioni u zhvillua në kuadër të misionit europian EUNAVFOR MED IRINI, i cili monitoron trafikun e armëve dhe naftës në Mesdhe.

Anija italiane “Thaon di Revel” ka hipur në bordin e cisternës “Toa Payoh”, e cila është nën sanksione të Bashkimit Europian dhe konsiderohet pjesë e të ashtuquajturës “flotë fantazmë” ruse.

Your browser does not support the video tag.

Kontrolli kishte si qëllim verifikimin e kombësisë së anijes, e cila përcaktohet nga flamuri që ajo lejohet të mbajë. Sipas të dhënave, “Toa Payoh” lundron nën flamurin e Kamerunit.

Cisterna ishte nisur më 16 korrik nga porti i Kotonusë në Benin, me destinacion Stambollin, por u ndalua në perëndim të Pantellerias. Sipas autoriteteve italiane, kapiteni i anijes fillimisht nuk ofroi bashkëpunimin e kërkuar gjatë kontrollit.

Më pas, një ekip ushtarak italian mbërriti në bord me helikopter nga anija “Thaon di Revel” dhe kreu verifikimet e nevojshme.

Operacioni, i mbështetur edhe nga një anije greke dhe një avion patrullimi detar polak, zgjati rreth dy orë dhe përfundoi pa incidente. Ministria italiane e Mbrojtjes bëri të ditur se kontrolli u krye në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS).

Aktualisht, autoritetet italiane po shqyrtojnë informacionet dhe dokumentet e mbledhura gjatë inspektimit.

The post Ndalet pranë Italisë cisterna e dyshuar ruse, zbardhen detajet e operacionit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Përmbytjet në Indi, 14 të vdekur dhe mijëra të evakuuar
Shqipëria, ndër më të shtrenjtat në botë për të blerë shtëpi, ndaj të ardhurave – e dyta në Europë
Fundjavë e përgjakur mes Rusisë dhe Ukrainës – Sulme me raketa në Kiev, goditen rafineri dhe anije në Detin e Zi
Konjufca për T7: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
Konjufca për T7: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LVV-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

​Vuçiq e etiketon drejtësinë si “terror” sa herë që hetohen krimet e luftës
Lajme

​Vuçiq e etiketon drejtësinë si “terror” sa herë që hetohen krimet e luftës

August 3, 2026
Rregullohet rruga drejt vendit ku u zbulua varreza masive në Kalludër
Lajme

Rregullohet rruga drejt vendit ku u zbulua varreza masive në Kalludër

August 3, 2026
Raportohet se Thaçit i është refuzuar dorëzania prej 50 mijë eurosh, i vazhdohet paraburgimi
Lajme

Raportohet se Thaçit i është refuzuar dorëzania prej 50 mijë eurosh, i vazhdohet paraburgimi

August 3, 2026
E rikthyer pas 28 vjetësh në Zveçan, digjet një pjesë e shtëpisë së familjes Berisha
Lajme

E rikthyer pas 28 vjetësh në Zveçan, digjet një pjesë e shtëpisë së familjes Berisha

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?