By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Komuna e Studeniçanit formon komision për vlerësimin e dëmeve nga stuhia
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Komuna e Studeniçanit formon komision për vlerësimin e dëmeve nga stuhia
TOP Momenti

Komuna e Studeniçanit formon komision për vlerësimin e dëmeve nga stuhia

Momenti
Published: August 2, 2026

Stuhia e fuqishme që përfshiu Shkupin ka shkaktuar dëme në disa komuna të qytetit. Erërat e forta kanë lënë pas dëme të mëdha matriale, duke rrëzuar pemë, dëmtuar çati të shtëpive dhe shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.

Në Komunën e Studeniçanit, pasojat janë vërejtur kryesisht në bujqësi, ku dëme kanë pësuar serrat dhe kultura të ndryshme bujqësore, ndërsa janë evidentuar edhe raste të dëmtimeve në disa shtëpi, veçanërisht në çatitë e tyre.

Your browser does not support the video tag.

“Për fat të mirë, stuhia e cila ndodhi nuk ka shkaktuar ndonjë dëm të madh në Komunën e Studeniçanit, përveç disa rasteve të cilat kanë kontaktuar shërbimet komunale dhe i kanë paraqitur dëmet. Ka dëme edhe në kulturat bujqësore, por edhe në shtëpi, siç janë çatitë. Disa dëme janë shkaktuar nëpër shtëpi, por më së shumti dëme janë bërë në kulturat bujqësore, sidomos në serrat që i kanë bujqit. Ka dëme edhe në këtë aspekt, por edhe në objekte banimi”, deklaroi kryetari i komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi.

Komuna e Studeniçanit ka nisur procedurën për evidentimin e dëmeve në terren. Për shkak të kapaciteteve të kufizuara financiare, komuna nuk mund të mbulojë të gjitha dëmet, por do të shqyrtojë mundësitë që ka nga buxheti komunal për të ndihmuar qytetarët e prekur.

Pjesa tjetër e kërkesave pritet t’u drejtohet institucioneve qendrore dhe ministrive përkatëse. Komisione të ngjashme në komuna të tjera janë paraparë për evidentimin dhe raportimin e dëmeve pas stuhisë.

“Ne si komunë kemi formuar një komision, i cili do të dalë në terren dhe do t’i konstatojë me procesverbal të gjitha dëmet e shkaktuara. Më pas, ato do t’ua përcjellim ministrive përkatëse. Në bazë të buxhetit që kemi, ende jemi në fazën e shqyrtimit për të parë cilat janë mundësitë nga buxheti komunal për t’i dëmshpërblyer qytetarët. Kjo do të varet edhe nga kërkesat e paraqitura dhe niveli i dëmeve të shkaktuara. Pjesën më të madhe të kërkesave do ta drejtojmë te ministritë përkatëse”, u shpreh Abazi.

Pas përfundimit të vlerësimit në terren, pritet të krijohet një pasqyrë më e qartë për dëmet e shkaktuara dhe nevojat për ndihmë. Autoritetet lokale do të përcjellin raportet tek institucionet kompetente, ndërsa qytetarët presin mbështetje për tejkalimin e pasojave të stuhisë.

You Might Also Like

LDK-VV në bisedime, por pa ndarje postesh, Lushaku-Sadriu: Jemi në fazën fillestare
Aksident tragjik në Ksamil: Humb jetën i riu, drejtues i një furgoni
Dzeko rinovon me Schalke edhe për një sezon
Zbulohet arsyeja se përse Callum Turner nuk erdhi në Sunny Hill Festival këtë vit
Po bënin përgatitjet për tu rikthyer në shtëpinë që jetuan para 28 vite – detaje nga sulmi mbi shtëpinë e familjes Berisha në Zveçan

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Edhe këtë ditëlindje pa të birin pranë, nëna e Thaqit mbush 89 vjet
TOP Momenti

Edhe këtë ditëlindje pa të birin pranë, nëna e Thaqit mbush 89 vjet

August 3, 2026
Reagon Rama: Kjo është ç’njerëzore
TOP Momenti

Reagon Rama: Kjo është ç’njerëzore

August 3, 2026
Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë–Klinë
TOP Momenti

Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë–Klinë

August 3, 2026
LDK në takim, PDK e AAK zgjodhën të qëndrojnë jashtë tryeze – Kurti kërkon marrëveshje para 6 gushtit
TOP Momenti

LDK në takim, PDK e AAK zgjodhën të qëndrojnë jashtë tryeze – Kurti kërkon marrëveshje para 6 gushtit

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?