By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Festivali i Filmit në Kanë fillon të martën – paralajmëron një numër premierash dhe filmash që mund të shënojnë vitin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Festivali i Filmit në Kanë fillon të martën – paralajmëron një numër premierash dhe filmash që mund të shënojnë vitin
Lajme

Festivali i Filmit në Kanë fillon të martën – paralajmëron një numër premierash dhe filmash që mund të shënojnë vitin

Momenti
Published: May 10, 2026

Festivali i Filmit në Kanë fillon të martën dhe gjatë 12 ditëve, do të sjellë së bashku disa nga arritjet më të pritura të vitit, me premiera, një qilim të kuq dhe ndarjen e çmimeve nderi.

Edicioni i këtij viti vjen në një kohë kur studiot e Hollywoodit janë kryesisht në prapavijë, por Kana mbetet ende një nga vendet kryesore për prezantimin e titujve më të rëndësishëm të filmave.

Your browser does not support the video tag.

Vitet e fundit, në Cote d’Azur u lansuan filma të tillë si “Parasite” dhe “Anora”, të cilët më vonë fituan çmimin ‘Oscar’ për ‘filmin më të mirë’.

Festivali i Filmit në Kanë

Your browser does not support the video tag.

Juria që vendos për Palmën e Artë këtë vit kryesohet nga regjisori koreano-jugor Park Chan-wook.

Në ceremoninë e hapjes, ‘Palma e Artë’ nderi do t’i jepet Peter Jackson, ndërsa Barbra Streisand do të marrë të njëjtin çmim më vonë.

Seriali “The White Lotus” ka mbërritur gjithashtu në Kanë, ku sezoni i katërt do të xhirohet në shëtitoren e famshme Croisette të qytetit.

Ndër titujt që tërheqin vëmendje të veçantë janë filmat e rinj nga Na Hong-jin, James Gray, Cristian Mungiu, Jane Schoenbrun, Pawel Pawlikowski, Ryusuke Hamaguchi dhe Hirokazu Kore-eda.

Programet konkurruese dhe mbështetëse përfshijnë gjithashtu vepra nga Ira Sachs, Arthur Harari, Andrey Zvyagintsev, Pedro Almodovar dhe dokumentari i Steven Soderbergh për intervistën e fundit të John Lennon.

Festivali i Filmit në Kanë

Veçanërisht i pritur është filmi triller fantastiko-shkencor i Na Hong-jin, për të cilin drejtori artistik i Kanës, Thierry Fremaux, tha se “po ndryshon vazhdimisht zhanre”.

Në kast përfshihen Hwang Jung-min, Zo In-sung, Jung Ho-yeon, Michael Fassbender, Alicia Vikander dhe Taylor Russell.

James Gray sjell në Kanë një dramë të zhvilluar në ‘Queens’ rreth dy vëllezërve që përfshihen me mafian ruse së bashku me Adam Driver, Miles Teller dhe Scarlett Johansson.

Pedro Almodovar do të prezantojë “Bitter Christmas”, një melodramë rreth filmit, zisë dhe plakjes, ndërsa Ryusuke Hamaguchi do të prezantojë filmin e tij të parë në gjuhën frënge. /Telegrafi/

source

You Might Also Like

Temperaturat ekstreme përshpejtojnë shkrirjen e akullnajave në Alpet Zvicerane
Lamallari: Mund të shpallen persona të tjerë “non grata”
Rrëmbeu një 6-vjeçare në Spanjë, arrestohet në Kosovë shtetasi gjerman
Shpërthimi i dengës në Sri Lanka arrin nivel epidemie, mbi 50 mijë raste të regjistruara
Foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat në Venezuelë

You Might Also Like

Deputeti i Aleancës Shqiptare nga Mali i Zi: Mandiq po e paraqet padrejtësisht një vendim institucional si “provokim të Kurtit”
Lajme

Deputeti i Aleancës Shqiptare nga Mali i Zi: Mandiq po e paraqet padrejtësisht një vendim institucional si “provokim të Kurtit”

June 27, 2026
Nis zyrtarisht pranimi i mbeturinave nga qytetarët në katër deponi sanitare të KMDK-së
Lajme

Nis zyrtarisht pranimi i mbeturinave nga qytetarët në katër deponi sanitare të KMDK-së

June 27, 2026
Rezultatet përfundimtare hapin rrugën për ankesat, KQZ tregon afatin
Lajme

Rezultatet përfundimtare hapin rrugën për ankesat, KQZ tregon afatin

June 27, 2026
Lamallari paralajmëron shpallje të tjera “non grata”
Lajme

Lamallari paralajmëron shpallje të tjera “non grata”

June 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?