By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lehonia si shkak i diskriminimi në tregun e punës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lehonia si shkak i diskriminimi në tregun e punës
Lajme

Lehonia si shkak i diskriminimi në tregun e punës

Momenti
Published: July 31, 2026

Një grua që punon në një agjenci private të marketingut ka raportuar në platformën IdeoNgritja se është përballur me diskriminim në vendin e punës pas kthimit nga pushimi i lehonisë.

Blerta  e cila prej katër vitesh është e angazhuar si specialiste e marketingut, thotë se pas rikthimit në punë iu ndryshuan detyrat dhe iu kufizuan mundësitë për zhvillim profesional, vetëm për shkak se ishte bërë nënë.

Your browser does not support the video tag.

“Kur u ktheva nga pushimi i lehonisë, nuk më rikthyen në përgjegjësitë që kisha më parë. M’u morën projektet kryesore dhe më caktuan detyra shumë më të thjeshta, pa asnjë vlerësim profesional për punën që kisha bërë ndër vite”, ka deklaruar Blerta përmes raportimit në platformën IdeoNgritja.

Sipas saj, kur kërkoi shpjegime nga drejtuesi i saj, iu tha se duhej të ishte “më fleksibile”, pasi tashmë kishte një fëmijë të vogël dhe kompania nuk mund të mbështetej tek ajo në të njëjtën mënyrë si më parë.

“Të qenit nënë nuk duhet të përdoret si arsye për të më kufizuar në karrierë. Kam të njëjtin profesionalizëm dhe përkushtim si para lehonisë, por u ndjeva e paragjykuar vetëm për shkak të statusit tim si nënë e re”, ka theksuar ajo.

Blerta pretendon gjithashtu se është lënë jashtë projekteve të rëndësishme dhe se nuk është përzgjedhur për një pozitë menaxheriale, ndonëse plotësonte kriteret, ndërsa arsyeja e përmendur jozyrtarisht lidhej me shqetësimin se angazhimet familjare mund të ndikonin në performancën e saj.

Ndyrshimet strukturore në kompani kishin nisur pasi ajo kishte shkuar në pushimin e lehonisë. Ajo thotë se rastin do e paraqesë edhe në Inspektoratin e Punës.

Problemi nuk është i izoluar

Rasti i Blertës nuk është i izoluar. Hulumtime të ndryshme tregojnë se pushimi i lehonisë vazhdon të jetë një nga faktorët që lidhet me diskriminimin e grave në tregun e punës në Kosovë.

Sipas një hulumtimi të Institutit Riinvest, 92 për qind e grave janë kthyer në punë pas pushimit të lehonisë, ndërsa 94 për qind janë rikthyer në të njëjtën pozitë me të njëjtat përgjegjësi dhe pagë. Megjithatë, raporti evidenton se 60 për qind e grave që kanë përjetuar ndryshime në kushtet e punës pas lehonisë kanë pësuar edhe ulje të pagës, duke treguar se një pjesë e punëtoreve përballen me pasoja profesionale pas rikthimit në vendin e punës.

Edhe Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) e identifikon pushimin e lehonisë si një ndër arsyet që lidhen me diskriminimin e grave në punësim.

Sipas këtij raporti, rreth 60 për qind e të anketuarve besojnë se gratë përballen me diskriminim në procesin e punësimit, ndërsa 26 për qind e tyre e konsiderojnë pikërisht pushimin e lehonisë si një nga shkaqet kryesore të këtij diskriminimi, krahas shoqërisë patriarkale.

Ndërkohë, të dhënat e Institutit të Kosovës për Studime (IKS) tregojnë se rreth 90 për qind e grave raportojnë se punëdhënësit ua paguajnë pushimin e lehonisë sipas parashikimeve ligjore. Megjithatë, respektimi i detyrimit për pagesën e pushimit nuk nënkupton domosdoshmërisht mungesë të diskriminimit pas rikthimit në punë, pasi rastet e ndryshimit të përgjegjësive, kufizimit të mundësive për avancim apo trajtimit të pabarabartë vazhdojnë të raportohen.

Sindikata: Gratë lehona po diskriminohen

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se diskriminimi ndaj grave shtatzëna dhe lehona mbetet një dukuri e përhapur në sektorin privat, pavarësisht mbrojtjes që u garantohet me ligj.

“Në momentin kur pronari i kompanisë private e merr vesh që një grua është shtatzënë, nuk zgjedh mjete për ta larguar, për të mos i rënë ‘barrë’ kompanisë. Në shumicën e rasteve nuk respektohet ligji. Edhe në rastet më të mira merren vesh me pronarin e kompanisë që të rrinë veç 2-3 muaj në pushim të lindjes për të mos e humbur vendin e punës”, deklaroi Azemi.

Sipas tij, pasiguria për vendin e punës po ndikon edhe në vendimet personale të grave. “Shumë gra, duke i ikur largimit nga puna, po i ikin edhe shtatzënisë”, shprehet ai.

Hoxha: Duhet të ndryshojë mënyra si rregullohet pushimi i lehonisë

Brikenë Hoxha nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) vlerëson se mënyra se si është rregulluar pushimi i lehonisë ndikon drejtpërdrejt në pozitën e grave në tregun e punës.

“Ligji i Punës, sidomos pjesa që rregullon lehoninë të cilën ne si organizata të grave e quajmë leje e lehonisë, sepse vetëm pushim nuk është  është një nga arsyet kryesore pse gratë nuk janë pjesë e tregut të punës”, thotë Hoxha.

Sipas saj, barra financiare nuk duhet të mbetet kryesisht mbi bizneset.

“Me një strukturë ku 80 deri në 85 për qind e bizneseve janë të vogla dhe të mesme, nuk mund t’ua lësh atyre barrën financiare të lehonisë. Nëse një biznes i vogël detyrohet ta paguajë 70 për qind të pagës së një gruaje gjatë lehonisë, ai duhet ta zëvendësojë atë me një punëtore tjetër dhe kjo krijon vështirësi të mëdha”, thekson ajo.

Hoxha shton se një zgjidhje afatgjatë do të ishte funksionalizimi i fondit të sigurimeve sociale.

“Në të gjithë botën ekziston një fond i sigurimeve sociale që mbulon lehoninë, papunësinë dhe aksidentet në punë. Edhe Kosova e ka pasur një fond të tillë para luftës, por është hequr. Kjo barrë duhet të mbulohet nga sistemi i sigurimeve sociale dhe jo vetëm nga punëdhënësit”, deklaron ajo.

Ajo thekson gjithashtu se nevojitet edhe zgjerimi i të drejtave për baballarët.

“Kur lind fëmija, babait i takojnë vetëm dy ditë pushim. Ne kemi avokuar që të ketë edhe pushim të atësisë, në mënyrë që edhe babai të jetë pjesë e kujdesit dhe rritjes së fëmijës”, përfundon Hoxha.

Mustafa: Ligji i Punës po krijon diskrepancë mes burrave dhe grave

Sexhide Mustafa nga Instituti Riinvest, vlerëson se mënyra se si është rregulluar pushimi i lehonisë vazhdon të ndikojë në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës.

“Është identifikuar që Ligji i Punës është një prej faktorëve që po ndikon në pjesëmarrjen e ulët të grave në tregun e punës, pasi ka krijuar një disbalancë ndërmjet burrave dhe grave. Qeveria duhet ta ketë ndër prioritetet e para ndryshimin e këtij ligji për t’i eliminuar barrierat që gratë hasin në vendin e punës”, thotë Mustafa.

Sipas saj, një nga problemet kryesore është mënyra e financimit të pushimit të lehonisë.

“Sot barra kryesore i ka rënë sektorit privat, i cili paguan 70 për qind të pagës bazë për gjashtë muajt e parë të pushimit të lehonisë. Analizat tona kanë treguar se mbulimi i kësaj kostoje nga shteti do të kushtonte rreth 10 milionë euro në vitin 2021, një shumë e përballueshme që do të kishte ndikim pozitiv në rritjen e punësimit të grave dhe në uljen e informalitetit”, deklaron ajo.

Mustafa thekson se nevojiten politika më gjithëpërfshirëse për familjen dhe prindërimin.

 “Është emergjente të përmirësohen politikat në tregun e punës. Këto duhet të përfshijnë Ligjin e Punës, pushimin e lehonisë, pushimin prindëror, pushimin e atësisë dhe zbatimin e të drejtës për gjidhënie, e cila në shumë raste nuk respektohet as në sektorin privat e as në atë publik”, përfundon ajo.

IdeoNgritja mbështetet përmes skemës së granteve Digital Spark, në kuadër të projektit Regional Support Mechanism EECA, i zbatuar nga Metamorphosis Foundation dhe TechSoup, në partneritet me CIVICUS dhe në kuadër të iniciativës Digital Democracy Initiative (DDI), e cila mbulon vendet e Jugut Global.

The post Lehonia si shkak i diskriminimi në tregun e punës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Melania Trump zbulon çfarë adhuronte si vajzë gjatë fëmijërisë në Slloveni
Ali Ahmeti rrëfen prapaskenat e organizimit të UÇK-së: Nga kontaktet me Rugovën e Jasharin te mbledhja në Arau
E hëna tragjike – Tri vdekje që tronditën Kosovën brenda një dite
Shitësi i dytë më i madh online në Rusi, shënjestër e sulmeve në Ukrainë
Izraeli paralajmëron për përgjigje ‘të fuqishme’ ndaj balonave të dërguara nga Gaza

LEXO GJITHASHTU

Mot i nxehtë, temperaturat deri në 35 gradë
Mot i nxehtë, temperaturat deri në 35 gradë
TOP Momenti
KRU Gjakova apelon për kursim të ujit
KRU Gjakova apelon për kursim të ujit
TOP Momenti
Cucurella prezantohet te Real Madridi: Pas këtij transferimi qëndron shumë punë dhe sakrificë
Cucurella prezantohet te Real Madridi: Pas këtij transferimi qëndron shumë punë dhe sakrificë
TOP Momenti
Goditet një këmbësor në rrugën Prishtinë-Podujevë, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes
Goditet një këmbësor në rrugën Prishtinë-Podujevë, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes
TOP Momenti
Vetëaksidenti në Suharekë, Policia jep detaje
Vetëaksidenti në Suharekë, Policia jep detaje
TOP Momenti

You Might Also Like

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me teshlicë, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje
Lajme

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me teshlicë, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje
Lajme

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Sekretari i Thesarit i SHBA-së thotë se Irani përballet me ‘ofensivën më të madhe financiare ndonjëherë’
Lajme

Sekretari i Thesarit i SHBA-së thotë se Irani përballet me ‘ofensivën më të madhe financiare ndonjëherë’

August 24, 2026
“Murati ka shprehur dëshirën që të zhvarroset familja Jashari”, Arsim Gërxhaliu: Puthja e kafkës së Adem Jasharit ka qenë emocion i madh për mua
Lajme

“Murati ka shprehur dëshirën që të zhvarroset familja Jashari”, Arsim Gërxhaliu: Puthja e kafkës së Adem Jasharit ka qenë emocion i madh për mua

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?